A e pe Isë, kur e shalon atin pa kontroll, ai jo që të rrëzon por të jep edhe shkollë

Opinione

A e pe Isë, kur e shalon atin pa kontroll, ai jo që të rrëzon por të jep edhe shkollë

Nga: Dedë Preqi Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 09:31
Dedë Preqi

Në Zgjedhjet Lokale në rastin e fundit në Podujevë, nuk do të thotë se fitoi vetëm LVV, por fitoi edhe populli i Podujevës, dhe strategjia e këtij subjekti politik ishte që ta shpëtojë popullatën e këtij vendi dhe të zbulohet fytyra e vërtetë pushtetare, që pushtetin e shfrytëzojnë për nevoja përsonale dhe partiake, duke lënë anash nevojat dhe interesin e popullit, ku nënkuptohet se tani më janë të çarta ndjenjat, vullneti dhe emocionet e këtij populli, të cilët në një mënyrë janë lodhur me pushtetët e tilla pasive në këtë vend dhe gjetiu nëpër Kosovë, duke u konsideruar si bastione të një partie.

LDK, në krye me presidentin historik dr.Ibrahim Rugova, ishte nyja që përmbante indin kryesor të zhvillimit demokratik përmes së cilës u hapën dyert e demokracisë së parë në Kosovë, duke rezistuar dhe luftuar me një argument shumë të fuqishëm të kohës moniste dhe sistemit pushtues, e sidomos kur populli shqiptarë ishte viktimë e vazhdueshme e një brutaliteti totalitar, aq edhe mizor nga një fashizëm i egër që e prodhoi regjimi serbo-sllav.

LDK, pas shkuarjes në amshim të presidentit Ibrahim Rugova, thuase ndryshoi rrënjësisht qëndrimin e saj në parimet që kishte dikur, në rend të parë si parti e unitetit dhe sakrificës, si dhe trajtimit të drejtë të anëtarësisë së vet dhe çështjeve organizative brenda dhe jashta saj, që cilësoheshin me një besim të theksuar e optimist, duke ruajtur dhe mbrojtur të drejtat e fenomenit njerëzor dhe shoqëror pa dallim, duke mos lënë anash në asnjë moment çështjen kombëtare.

Dikush do të thoshte se, LDK, e sotme, a duhet të reformohet dhe të ridizajnohet prej fillimit, që të bëhët si dikur e fuqishme, sikur në kohën e presidentit historik dr.Ibrahim Rugova, që i madh e i vogël i tërë populli i Kosovës e brohoriste fuqishëm, që të krijohen kushte të favorshme dhe të nxisë simpatizuesit e saj edhe sot, që të kthehën edhe njëherë në rrënjët dhe vizionin e saj që favorizojnë jo vetëm adhuruesit e saj, por gjithë popullin paqdashës dhe liridashës të këtij vendi.

LDK, në këto momente e ka rrolin dhe bart përgjegjësinë e udhëheqjes së vendit së bashku në koalicion me AAK, dhe të tjerë, a mos vallë është kaq naiv ky popull dhe nuk e kupton vizionin e vet, ndonse për hir të emrit të presidentit Rugova, duhet të mbetët besnik në një mënyrë dhe të durojë laberinthët e liderit Isa Mustafa, i cili defektet e krijuara dhe plasaritjet në këtë parti nuk i evitoi ashtu si duhet me urtësi dhe unitet, por në të kundërtën ato i tërheqi në urrejtëje dhe në disfavor të LDK-së, brenda përbrenda dhe jashta saj në mërgatë.

Megjithatë, me përshtypjen se LDK, me udhëheqjen e lodhur e të molisur të Isa Mustafës, i cili thoshte edhe në zgjedhjet e kaluara se Prishtinën, do e fitonte me duar në xhepa, dhe tani Podujevën e fitoi me duar bosh, çka do të thotë nesër për qendrat tjera, apo çëllimi i tij është vetëm për të përmbushë ambiciet e veta përsonale dhe klanore, duke lënë shumë pak hapësirë gjeneratave të reja, si edhe duke i larguar nga aktivitetet politike brenda saj, e cila gjeneratë kishte me vepruar më mirë me kapacitetët e veta intelektuale e profesionale për ta rikthyer LDK, si dikur në kohën e Ibrahim Rugovës, që ishte gardiane dhe modele për gjitha partitë tjera në Kosovë dhe më gjërë në rajon.

Dhe sikur me tërë këtë ngarkim që ka sot popullata e Kosovës, duke u përballur me armikun e përgjithshëm me kovidin 19-të, a mund të paramendojmë ose të kemi të paktën një vizion të çartë për kompleksitetin e këtij populli, i cili përveq tjerash me kushte të dobëta ekonomike dhe sociale, në këto momente me tërë këtë bagazh i shtohen edhe politikat e pa përshtatshme nga pushtetet e dobëta, me fjalë të tjera, brumi i këtyre rrethanave është i gatuar keq dhe pa shije me një përshtypje të idhët nga pushtetët e korruptuara të partive të cilat qëndruan gjatë në pushtet.

LDK, në një vorbull brenda vetës dhe në një udhëkryq të pa përshtatshëm, sikur edhe qeverisjen me pushtetin e saj po e dikton dhe instalon në një mënyrë të tillë, duke u dëshmuar e pafuqishme dhe e lodhur me kapacitetët e saj që ka në Kuvend, e cila mbijeton me votën një deputeti të denuar për korrupsion, që nuk është në gjendje për të marrë ndonjë vendim sa do të vogël dhe të rëndësishëm në Parlament. Pikërisht kjo gjendje e katandisur dhe jo e mirë, që e pasqyron jetën politike të këtij vendi me shumë defekte dhe gjendjen e varfër ekonomike, duke e përcaktuar edhe rrugëtimin e pa frytshëm të kësaj qeverie dhe të izoluar brenda mureve të veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat