Lider i popullit dhe për popullin

Opinione

Lider i popullit dhe për popullin

Nga: Fehmi Rama Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 17:35
Fehmi Rama

Lideri në kuptimin e plotë të fjalës është vizionari, strategu, largpamësi, intelektuali, guximtari, inkurajuesi, karizmatiku, më fjalë të tjera ai që arrin të përcaktojë atë çka e ndjen dhe e don populli.

Puna dhe pjekuria politike, dashuria për popullin, përjetimi i dhimbjës dhe gëzimit më popullin, janë atribute të liderit që vjen nga populli dhe jeton e punon për popullin.

Lideri i formësuar intelektualisht, më parime dhe besim të vetja dhe ekipa e tij, përkon më liderin e sukseseve.

Vlera, vizioni, parimi dhe qëllimet e liderit janë reflektim progresiv nacional.

Lideri duhet të jetë njeri i argumenteve dhe burim i sigurisë dhe frymëzimit.

Qëndrimi stoik dhe i paepur i liderit, që nuk dorëzohet pavarsisht goditjeve, humbjëve dhe arrin të shohë prap dritë në fund të tunelit, përbëjnë qëndrime inspiruese për ekipen e tij dhe popullin.

Historia e suksesit të liderit shkruhet në betejat e fituara nga vetë ai dhe ekipa e tij.

Lideri tejet brilant nuk është dominues, sepse aftësitë dhe dija janë të pambarimshme. “Lidershipi dhe të mësuarit janë të pandashëm nga njeri-tjetri” thuhet në fjalimin e përgatitur nga J.F. Kennedy me 22 Nëntor 1963, të cilin nuk mundi të lexojë fatkeqësisht.

Lideri progresiv hap derën për tu bërë pjesë e ekipes gjithë atyre që kanë qëllime pozitive.

Ekipa e liderit duhet të jetë si një trup i njeriut, dhe të qëndrojë larg mashtrimeve dhe gënjeshtrave.

Sukseset e ekipes janë suksese të liderit.

Lideri duhet ta dojë të vertetën, gënjeshtra të shpije në errësirë kurse e verteta e çan errësiren.

E verteta mund të rrëzohet, mund të mbytet por nuk mund të vritet. 

Një lider i kapur në litarin e së vertetës, është lider që më angazhimin e tij dhe ekipës është i kapur në litarin e suksesit.

Kur rrethanat janë të përshtatshme në kohë dhe hapsirë, kur je burim frymëzimi dhe më karakter të fortë, kur posedon ide brilante dhe je i formësuar intelektualisht, atëherë është koha e të qënurit lider.

Politika është art në vete, sa do që mundohemi të parashikojmë në sajë të rrethanave prap mund të përballemi më të papritura. Sa do që të kemi përvojë dhe të jemi të formësuar si intelektual, prap nevojitet të menaxhohen situata të paparashikueshme.

Justifikimet, ndjesitë, reagimet e shpejta e të pamatura nuk janë tipare për liderin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat