LDK e PDK po e rritin LVV gjithandej në vend

Opinione

LDK e PDK po e rritin LVV gjithandej në vend

Nga: Hysni Gashi Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 18:00
Hysni Gashi

Pandemia COVID-19 filloi në Kinë dhe u zhvillua me një dinamikë të shpejtë ne gjithë globin edhe ne Kosovë.

Ndërkohë, në anën tjetër të gjitha qeveritë e botës dhe partitë e tyre politike i ulen flamujt partiak për ta luftuar ketë armik të panjohur më parë, në Kosovë ndodhi e kundërta.

Ndodhi e kundërta pasi që një kryeminister dhe qeveri e shumicës u rrezua dhe u votua një kryeministër dhe qeveri e pakicës pa u kthyer të votuesi dhe pa partinë fituese ku në praktika të tilla nuk kemi parë një gjë të tillë edhe ne ato shtete me demokraci të brishtë.

Mëgjithatë, ndodhi siç ndodhi u formua ashtu e pakicës ku tashmë asnjë ligj nuk mund ta kalojë në Kuvend kryeministri Hoti pa votën e opozitës. Ndonëse shtetet për rreth kanë ndarë ka disa pako të rimëkëmbjes për qytetarin dhe bizneset.

Mirëpo, hipokrizia e këtij kryeministri nuk mbaron me kaq, në vend se të dorëhiqet që mos ta bllokojë vendin e qytetarin, fajëson opozitën në anën tjetër që nuk ja voton ligjet për t’ju bërë bisht i tij për të qëndru edhe disa ditë në pushtet ne dëm të vendit dhe qytetarit.

Ndërkaq për kryeministrin Hoti nuk është fakt i panjohur se opozita fajësohet vetëm atëherë kur kërkohen dy të tretat e Kuvendit, por jo edhe shumica e thjeshtë si rasti i pakos se rimëkëmbjes. Pasi që roli opozitës në çdo shtet edhe të ne është për ta korrigju dhe rrëzuar qeverinë në çdo moment dhe jo me ja zgjatë jetën si PDK-ja në këtë rast.

Vetëm paramendoni për një çast ne rrethanë të njëjtë të ishte Albin Kurti kryeministër dhe jo Avdullah Hoti çka do të bënin këto parti...brenda 24 orëve e kishin kërkuar dorëheqjen e tij duke thënë se e ke bllokuar vendin e qytetarin dhe assesi ndihmuar atë si puna e PDK-së, Avdullah Hotin.

Prandaj, kjo qasje për një kryeminister të një partie shqiponjë dhe për tjetrin lepuj dhe bisht i tij është zhgënjimi dhe dëshprimi më i madh qytetar dhe në anën tjetër fuqizimi më i mirë që i bëhet LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat