Periudhat e degradimit të sistemit të arsimit në Kosovë!

Opinione

Periudhat e degradimit të sistemit të arsimit në Kosovë!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 18:40
Ismail Muçiqi

Që nga viti 1990 kur Serbia i okupojë objektet shkollore duke aplikuar segregacionin në sistemin okupues për mes masave të dhunshme, arsimin në Kosovë ende nuk arriti të shërohet nga pasojat e politikës shoviniste të politikës Serbe.

Kjo periudhë e okupimit duke i larguar nxënësit shqiptar nga objektet shkollore liderët politikë të asaj kohe përkatësisht këshilli koordinues i partive politike të cilat ishin themeluar, u dakorduan që shkollimi i nxënësve shqiptarë të organizohet në mënyrë paralele nëpër shtëpitë private kudo që ekziston mundësia.

Kjo formë e organizimit të procesit arsimorë i bëri rezistencë paralele pushtetit okupues serbë i cili përpiqej që planë programet mësimore të Republikës së Serbisë të ia imponojë - obligojë nxënësve dhe punëtorët e arsimit përmes ligjeve diskriminuese të Shtetit Serbë.

Kjo periudhë e organizimit të arsimit nëpër shtëpi dhe objekte private kishte karakter  politikë për të kundërshtua segregacionin dhe masat e dhunshme të Shtetit Serbë.

Mjerisht që nga ajo kohë sistemi i Arsimit në Kosovë pati batica dhe zbatica, në ngritjen e cilësisë në drejtim  të arsimimit dhe edukimit të gjeneratave të asaj kohe.

Mungesa e kushteve elementare, të hapësirave shkollore, mungesa e kabineteve dhe e infraskurturës përkatëse la pasoja në mungesën e ngritjes dhe avancimin e nivelit të sistemit arsimore në Republikën e Kosovës.

Për fat të keq edhe pas çlirimit të Kosovës që nga Administrata e UNMIK-ut e deri më tani sistemi i arsimit nuk arriti të konsolidohet dhe të ecë me trendet, dhe dinamikën të cilën e kërkojë koha.

Kështu të gjitha qeveritë përkatësisht Ministrit e Arsimit nuk arritën që më në fund ta shërojnë sistemin e arsimit përmes ngritjes të kapaciteteve, të kolikulave dhe plan programeve arsimore të harmonizuara me nevojat dhe kushtet adekuate të cilat i kërkoj koha.

Mjerisht  asnjë qeveri që nga pas lufta nuk arriti ta qojë përpara sistemin arsimorë.

Në këtë lami kapitale të burimit njerëzorë të gjeneratave të reja më shumë u bënë eksperimente duke aplikua kulikula të ndryshme të cilat më shumë shkaktuan huti dhe paqartësi se sa që e ngritën nivelin dhe cilësinë në lëmin e arsimit në përgjithësi.

Sistemin e arsimit në Kosovë e dëmtuan edhe ndërhyrjet politike të cilat në periudhat e caktuara më shumë i polarizuan të rinjët duke i ndarë në parti politike se sa që e ndihmuan arsimin në përgatitjen e kuadrave të eksperteve dhe të profesionisteve të cilat ju nevojiten Kosovës si asnjëherë më parë.

Gjatë kësaj periudhe që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës dëmin më të madh  sistemit të arsimit në përgjithësi ja shkaktuan partitë politike të cilat instaluan rryma dhe militantë partiakë që nga arsimi fillorë e deri tek ai universitarë.

Paradoksi edhe më i madh ndodhi atëherë kur qeveria në detyrë pa ndonjë studim  të mirëfilltë të fizibilitetit dhe gjendjes përkatëse fillojë ti hapë universitetet e reja gjithandej Kosovës.

Kjo politikë e ndërtuar dhe e aplikuar në arsimin dhe edukimin jo që e ngriti cilësinë dhe vlerat në përgatitjen e kuadrave profesionale por më shumë krijojë analfabet me diploma.

Mjerisht rrymat e ndryshme partiake përmes politikës kadrovike arritën që militantët partiakë ti shkollojnë përmes formave më të ndryshme me qëllim  që të pajisen me certifikata dhe diploma universitare papërgatitje të mirëfilltë arsimore, shkencore apo profesionale.

Kjo dukuri fillojë të behet normë në sistemin arsimorë në të cilën brenda natës shumë individë përmes formave dhe improvizimeve arritën të marrinë tituj shkencorë, magjistra e doktorë shkencash.

Këta individë pa ndonjë bagazh paraprak në lëmin  e arsimit u punsuan nëpër katedrat e universiteteve publike dhe ato private.

Kjo bëri që sistemi i arsimit në vend që të ngritët dhe të ec në trendët e kohës ai po degradohet gjithnjë e më shumë.

Këto dukuri me vetëdije të politikës dhe të institucioneve të cilat qeverisën që nga pas lufta i shkaktuan dëmin më të madh  sistemit arsimorë në përgjithësi.

Këtë e vërtetojë edhe raporti “Pisa” për nivelin e cilësisë në sistemin arsimorë të Republikës të Kosovës.

Arsimit po i shkakton dëme tani edhe epidemia e Koronavirusit, e cila e q'rregulloj në tërsi rregullativën e punës nepër bankat shkollore. Mësimi i improvizuar nepërmes metodave "Online", është vetëm një yvertyr e cila nuk garanton cilësi apo përmbajtje premtuese në realizimin e planprogramve shkollore. Në Kosovë qdo gjë është komercializuar në interes material kjo dukuri ka depërtuar edhe në entet e botimeve e teksteve arsimore në të cilat politika ka depërtuar thellë duke i realizuar interesat klanore përmes financimeve të planprogramve nga buxheti i taksa pagusëve të shtetit.

Një Pedagog me famë Botërore "Komenski" "thotë se: “Shkolla pa disiplinë është si mulliri pa ujë" .

Në fund po theksojmë se shteti pa arsim dhe edukim të zhvilluar vështirë se mundë të ecë me kërkesat dhe nevojat e kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat