Bujqësia e Rilindjes, ose “modeli cannabis”!

Opinione

Bujqësia e Rilindjes, ose “modeli cannabis”!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 08:30
Qamil Gjyrezi

Bujqësia ka një rëndësi të vecantë për rritjen ekonomike për Shqipërinë. Bujqësia është e lidhur me traditën, ekologjinë, klimën, kulturën, ekonominë tonë dhe në vite ka mbështetur ekzistencën tonë në momente të vështira.

Bujqësia në Shqipëri duhet të marri vendin që i takon, për më tepër për një vend që aspiron integrimin e vendit në BE.

Një mik i imi akademik specialist bujqësie, ishte gjithmonë i shqetësuar për gjëndjen e bujqësisë në vendin tonë në vite dhe sidomos në këta 7 vite të qeverisë së Rilindjes.

Kur kultivimin e produkteve të rëndësishme bujqësore e zevendëson kultivimi i kanabisit dhe i bimëve narkotike është fundi i bujqësisë dhe “kartelet e drogës” marrin vendime edhe për kultivimin, importin dhe eksportin e produkteve bujqësore.

Bujqësia në BE.

Toka bujqësore luan një rol të rëndësishëm në modelet e përdorimit të tokës në të gjithë BE-në. Kullotat dhe sipërfaqja tokësore së bashku përbëjnë 39% të mbulesës së tokës në Evropë (EEA, 2017). Sektori i bujqësisë është një përdorues kryesor i burimeve natyrore dhe ka një marrëdhënie komplekse me mjedisin (OECD, 2017).

Franca është eksportuesi i dytë më i madh i produkteve në Shtetet e Bashkuara dhe prodhuesi më i madh bujqësor në Evropë.

Bujqësia në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Situata bujqësore është përmirësuar gradualisht në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por mbeten shumë hapa në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky është mesazhi kryesor i raportit aktual "Bujqësia në vendet e Ballkanit Perëndimor", i cili përqendrohet në vendet kandidate për në BE, (Kroacia) dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, si dhe vendet potenciale kandidate si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

Pas shëmbjes së socializmit dhe konflikteve të dhunshme midis shteteve të krijuara, rajoni i “Ballkanit perëndimor” është në një fazë të konsolidimit dhe

rritja e përgjithshme ekonomike e disa shteteve ka “tejkaluar” në disa vite, atë të anëtarëve të shteteve të BE-së

Zhvillimi i përgjithshëm ekonomik shkoi “dorë për dorë” me rritjen e produktivitetit të bujqësisë. Sidoqoftë, kjo nuk nënkupton rritjen e konkurrencës karshi tregjeve evropiane të eksportit, pasi çmimet dhe prodhuesit shpesh mbështeten nga shteti. Shumica e vendeve në rajon janë aktualisht importues të produkteve agro-ushqimore, me një deficit tregtar në rritje.

Në mesin e dobësive kryesore të sektorëve përkatës bujqësorë të vendeve janë:

-Shkalla e vogël e fermave,

-Integrimi i munguar i tregut

-Mungesa e standardeve të prodhimit dhe forcës së ushqimit të zbatuar në mënyrë të përshtatshme.

Politikat kombëtare që përgjigjet ndaj këtyre sfidave kanë qenë të ndryshme dhe jo gjithmonë kanë ndjekur një strategji të qartë.

Për më tepër, politikëbërja është diktuar shpesh nga konsideratat “ad-hoc të rajonit” dhe i ka munguar orientimi drejt “Politikës së përbashkët bujqësore të BE-së”.

Tejkalimi i këtyre dobësive dhe vendosja kushteve për një qasje gjithnjë e më të harmonizuar të politikës do të jenë thelbësore për të vendet për t'iu afruar pranimit në BE. Ndër hapat e nevojshëm drejt këtij qëllimi është modernizimi i administrimit të politikës bujqësore dhe zbatimi i sistemeve të duhura të monitorimit dhe vlerësimit të politikave bujqësore.

Lulzim Basha takon fermerët.

Në statusin e tij në F.B. Zoti Basha shkruan me shqetësim:

-Bujqësia shqiptare është në krizë të thellë.

-Fermerët nuk po marrin subvencione nga qeveria.

-Produktet po u kalben pa u shitur.

-Kosova dhe Maqedonia japin 100 milionë euro subvencione për bujqësinë çdo vit. -Edhe në këtë pandemi të COVID-19, Shqipëria ka ofruar paketën më të vogël të ndihmës në Ballkan.

-Vendet e rajonit po shpërndajnë paketën e katërt të ndihmës për biznesin dhe qytetarët, ndërsa

-Qeveria e Edi Ramës nuk ka dhënë asnjë qindarkë që prej muajit maj.

-Prodhuesit e patateve dhe blegtorët e Shishtavecit dhe Novosejt vuajnë pasojat e politikave të mbrapshta ekonomike të Edi Ramës në 7 vite.

-Politikat e mbrapshta të Ramës, kanë rrënuar prodhimin vendas dhe kanë favorizuar padrejtësisht monopolet e importit të ushqimeve.

-Fermerët po shkurajohen nga kultivimi i tokës dhe mbarështimi i bagëtive.

-Premtoi 300 mijë vende të reja pune, por shpopulloi vendin duke përzënë 500 mijë shqiptarë - kryesisht të rinj - në sportelet e azilit në Europë.

Fermerët shqiptarë meritojnë më shumë. Meritojnë një qeveri që kujdeset për ta, jo për vete.

Këta të dhëna zyrtare të opozitës për situatën e bujqësisë në këta 7 vite e obligojnë Liderin e opozitës Lulzim Basha mbas datës 25 Prill 2021, për të prezantuar dhe zhvilluar një projekt për daljen ga kriza ku e la qeveria e Edi Ramës sektorin e bujqësisë. Mbas daljes nga kriza aktuale, bujqësia duhet të plotësojë kriteret e BE-së mbasi jemi vend kandidat për celjen e negociatave.

Si përfundim po citoj dy proverba për punën dhe bujqësinë: “Mbollën të tjerët hëngra unë, do mbjell unë që të hanë të tjerët”, dhe shprehjen shumë aktuale të filozofit të madh Sami Frashëri (1850 – 1904): “Toka mund t’i ushqejë njerëzit fare mirë; vetëm pse shumica e pasurisë shpenzohet pa vend, e shumica e njerëzve mbeten të uritur.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat