Pse shqiptarët besojnë tek ambasadorja e SHBA dhe precedenti Ilir Meta!

Opinione

Pse shqiptarët besojnë tek ambasadorja e SHBA dhe precedenti Ilir Meta!

Nga: Spartak Ngjela Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 17:53
Spartak Ngjela

Shqiptarët po kanë adhurim për ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim. Se ajo po ju jep shpresë për të dalë nga kjo gjendje ferri, ku i ka futur korrupsioni i lartë politik.

Gjendja është e rëndë. Pandemia mendohet se do të vijojë gjatë. Pandemia kërcënon me vdekje masive dhe kërkon para, kurse paratë e shtetit shqiptar dhe të vetë shqiptarëve i ka grabitur korrupsioni banditesk shtetëror. Janë nëpër banka, kudo nëpër botë; janë nëpër banka ofshore dhe bodrume. Të fshehura nga hajdutët. Por pandemia kërkon para, dhe shërbimet në ndihmë të Shqipërisë, ua kanë gjetur të gjitha. Ashtu siç ua kanë identifikuar të gjitha pronat e mëdha të fshehura nën emëra fiktivë.

l.Kjo është arsyeja që sytë e shqiptarëve sot janë kthyer nga ambasadorja Yuri Kim. Është intuita shqiprare që e ka kapur, se askush veç politikës amerikane nuk ka forcë që të likuidojë bandën e madhe të korrupsionit në Shqipëri. Po kjo tani nuk është më vetëm intuitë popullore, por edhe një fakt real që po spikat përditë.

Autoriteti është vetia themelore në vendimmarrjen politike ndërkombëtare. Vetë historia e solli që uzurpimin e jetës shoqërore në Shqipëri nga korrupsioni i lartë, ta zhbënte, por me sistem të rregullt ligjor, politika amerikane. Çështja Llalla ishte fakti i parë ku, padrejtësinë e nisur në favor të korrupsionit, e bllokoi ambasadorja Yuri Kim.

Në Tiranë, tani e më tej, derisa të fillojë punë Byroja Kombëtare e Hetimit, duhet të spikasë hapur autoriteti i ambasadores amerikane. Ajo dhe sot foli sërish hapur, njëlloj sikurse foli në rastin Llalla, dhe e zgjidhi me sukses atë. Sot u kërkua prej saj, me afat, ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Ajo hapur u shpreh që politika nuk duhet të fusë duart dhe vullnetin e saj në këtë Gjykatë.

Pse e tha këtë?

ll.Ad by Valueimpression
Sepse vetë shërbimet kanë të dhëna që të gjithë trazirën ne procedurln e kësaj gjykate e sjell Meta. Ai ka frikë mos shkarkohet si president për korrupsion apo shkelje të kushtetutës, dhe kërkon që, këtë Gjykatë kompetente për shkarkimin e tij, ta këtë të vetën.

Pikërisht për këtë është në luftë me politikën amerikane. Sepse dallon se është i paaftë të kuptojë që nuk ka më të ardhme në këtë vend: duhet të dorëzojë të gjitha pronat e paligjshme, sido që i ka shkruar dhe kudo ku i ka dhënë. Mendja e ngushtë, gjithmonë sheh interesin e vet: kur është në qeverisje, ajo vjedh, dhe kur është nën akuzë, çmendet.

lll.Është e kuptuar tani që jemi në metrat e fundit të maratonës së reformës në drejtësi dhe fillimit të reformës antikorruopsion. Pikërisht në këtë kohë duhet autoriteti i politikës amerikane. Kjo sepse, organet e hetimit dhe të gjykimit do të jenë nën trysninë e politikës së lartë, dhe sidomos të presidentit të Republikës Ilir Meta. Prandaj është i domosdoshëm roli i drejtpërdrejtë dhe jo diplomatik i ambasadores Yuri Kim.

Rasti Llalla e dha provën e parë. Kurse ngrirja e Gjykatës Kushtetuese brenda dhjetorit të këtij viti, si kërkesë e drejtpërdrejtë e ambasadores, sigurisht që është rasti i dytë konkret brenda një muaji.

Po ngrirja e Byrosë Kombëtate të Hetimit? Sigurisht, edhe kjo duhet të jetë në axhendën e ambasadores Yuri Kim.

Shqiptarët po presin likuidimin e klasës së korruptuar por pa këtë Byro nuk mund të fillojë hetimi ligjor dhe procedural…

Kurse jemi të sigurt kur themi se këtë klasë politike, të korruptuar dhe vjedhësve, nuk e lejon ligji aktual të konkurrojë në zgjedhjet e vitit 2021.

Po politika amerikane antikorrupsion në Tirane, a e di këtë? Sigurisht që e di.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat