30 Vjet nga Lëvizja Studentore - 46 vjet diktaurë dhe 30 vjet demokraci në Shqipëri

Opinione

30 Vjet nga Lëvizja Studentore - 46 vjet diktaurë dhe 30 vjet demokraci në Shqipëri

Nga: Nga Beqir SINA, New York Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 18:52
Foto Ilustrim

Nëse do të bënim paralelizmin e dy fakteve sot, kemi një shans kohor i cili nuk na humbet asnjëher, dhe që besojë se mbetet më identikë, dhe kurrsesi nuk do të ketë në botë.

 Sepse, ballafaqime origjinale të tilla rrallë herë ndodhin në histori dhe rrallë herë gjenë. Gjithë bota mësojë dhe u çuditë, kur pa se çfarë, diktature kishte bërë kolonel Muamar Gadafi, në 42 vjet diktaturë, dhe se ku kishte jetuar ai.

 Por, ja që shumë shpejt shqiptarët e bota “harroi” ose nuk u kujtua ndokush se  çfarë ishte diktatura në Shqipëri, dhe ku dhe si kishte jetuar edhe diktatori tjetër më jet gjatë, Enver Hoxha, i cili sundoi Shqipërinë, për 41 vjet me radhë.

Mbas, shëmbjes së këtyre rregjimeve ndërsa, shtypi dhe politika merrej çdo ditë me Tripolin- Gadafin, ose më pas me Sadam Hyseinin, dhe diktatorët e tjer, komunist në Europën lindore që lanë trashëgmninë e keqe kësaj bote, për në Shqipërinë, e cila kaloi një nga diktaturat më të egra në botë, u tha shumë pak, ose aspak për rregjimin e Enver Hoxhës, e diktaurën komuniste.

Nesër, është 8 Dhjetori, që na kujtojn edhe Dhjetorin e studentve, në Tiranë, që u bën “shkëndia” që i vuri “zjarrin” diktaturës.

Dhe, megjithëse kanë kaluar 30 vjet nga koha kur ai regjim u rrëzua, fatkeqësisht, ende ne shqiptarët, nuk jemi në Europë, ashtu si edhe ëndrronin, aspironin dhe shpresonin me të madhe të gjithë shqiptarët.

Shqiptarët, gjithomnë të fundit! Mbasi jemi ende ata që nuk e kemi mësuar të vërtetën se çfarë ishte diktatura, çfarë jete bënte, ai që kishte qenë komandanti i forcave të përgjithshme dhe sekretari i përgjithshëm, Enver Hoxha, dhe familja e tij në atë kohë, së bashku me bashkëpuntorët e tij, kur një popull i tërë, vuajti nga mjerimi dhe skamja e tjeskajshme.

 Shqipërisë, i kanë mbetur ende relike, të ish kohës së diktaturës, ashtu si dhjetra e qindra simbole të tjera, të komunizmit, asaj “lavdisë” dhe mburrjes me “lulëzimin” e Shqipërisë.

Dhe pikërisht, tani kur treni i lirisë së botës arabe, që ishte diktatura më e fundit që po rrëzohej, në botë, pas diktaturave disa dekadashe në vendet ish komuniste të Europës juglindore, ku bënte pjes edhe Shqipëria, ajo qëndroi dhe "udhëtarët" zbritën për të parë kryeqytetin, e Shqipërisë, mbi Dhe, e nën Dhe.

Kuptohet, për aq sa u lejua dhe u tregua  në këto 30 vjet, u prezantuan edhe me një botë, plot mistere dhe të frikshme, e cila kishte qëndruar aq gjatë e fshehtë dhe me atë “shkëlqimin” propogandistik të jashtëm, që të mbulonte krimet e tmerrshme deri të nën/dheshme, për popullin Shqiptar për 46 vjet.

Nga ajo që e kishim parë, për të mos shkuar më larg, deri në Tripoli apo Bagdad, dhe ish vendet komuniste në Europë, i ngjante një tabloje më se origjinale të asaj që ka pasur Shqipëria, e Enver Hoxhës, në mes të Tiranës, e cila edhe sot, është për të treguar, se kush ishte Enver Hoxha, dhe bashkëpuntorët e tij, të Bllokut, dhe sa larg dhe sa e dhimbshme ka qenë jeta e një populli të tërë, në të gjithë Shqipërinë.

 Pyetja, sot për çdo shqiptarët, që nuk e kan jetuar komunizmin në Shqipëri, natyrisht, është : “a ishte "aq e thjeshtë" dhe e pa “mistershme” sa propaganda e tyre, në atë kohë”.

 Dhe, pse populli shqiptar ishte aq i varfër dhe i sunduar egërsisht nga diktaura komuniste, si asnjë vend tjetër të paktën në Europën Lindore!

Në një kohë që tjetër a ishte propoganda, dhe krejt tjetër ishte koha kur shqiptarët jetonin dhe e mbanin veten gjallë, edhe në qytet që ishte pak më ndryshe nga fshati, me tallonin e famshëm.

Pra e mbanin me atë sibolin e mjerimit dhe të fukarallëkut të pa imagjinuar, që vitet e fundit të diktaturës, ja “nxiu” pothuajse jetën të gjithë shqiptarve, aq sa diktura e ëger dhe izolimi total, duke ua bër të padurueshme jetën çdo shqiptari, i ngriti ata kundra rregjimit.

Ndërkohë, mirë për së gjalli se e kishin bër “mitin” e tyre, rregjimin e Enver Hoxhës, me komunistët dhe sigurimasit e bashkëpuntorët e tyre, por ka edhe një pyetje a nuk u ngopën ndonjëher këta njerëz të korruptuar, duke e vjedhur e shkatërruar Shqipërinë. 

Vetëm propogandë ashtu si në kohën kur vdiq diktatori,  që e “kallaisin” sundimin e tij, për gjatë dhe pas vdekjes së tij, qeverisn Shqipërin edhe sot.

Pra janë po ata që edhe vetë Enver Hoxha, dhe familja e tij, kishte menduar shumë për vetveten, dhe aspak për popullin e saj të varfër dhe të rraskapitur.

Tani kan diçka për të treguar, diçka të mbetur nga ajo se çfarë ishte diktatura, dhe kan "zbuluar" një të këtillë atë që është sot, edhe quhet “Shtëpia me Gjethe”, e cila gjendet në mes të Tiranës,.

Dhe, është e lidhur me “Bunker Art” me atë godinë e Ministrisë famëkeqe të Punëve të Brendshme, : Përkujtimi i dhunës psikologjike të regjimit komunist, e i kontrollit të tërsishëm të të gjithë qytetarëve shqiptar dhe të huaj përmes përgjimeve nga ish- Sigurimi, dëshmi, këto të lëna nga vet ata që dirigjuan dhe i ideuan torturat të tmerrshme, që janë kryer aty mbi edhe në Dhe, në Shqipëri.

"Kjo është ajo ku Ministria e Brendshme dhe Sigurimi i epokës komuniste policisë sekrete, do të kryente në atë kohë, tortura dhe dhunë fizike e psikologjike, ndaj të gjithë atyre, që shpalleshin armiq të popullit, ose të dyshimit", ka shpjeguar një ish zyrtari i ministrisë brendshme  të asaj kohe për  AFP, kur Ministër i Punëve të Brendshëm, ishte Gramoz Ruçi – sot Kreytar i Kuvendit të Shqipërisë .

Këto janë pra  disa nga ato të cilat ende mbeten mister, i atij rregjimi të tregojnë se çfarë fshihet mbi Dhe, dhe  nën Dhe në 46 vjet diktature.

 Një "exusse" dhe ajo prevelenca e madhe  , pse po e “mbrojnë” me kaq forcë dhe me kaq këmbëngulje, ish bijt e bijat e familjeve të bllokmenëve, dhe bijtë e bijat e Partisë Socilaiste, trashgimtarët, Partsisë së Punës, deputetet socialist dhe qeveritarët socialist, që të gjithë me në krye me Kryeministrin, Edi Rama, ish “fëmija -rrebel” I Bllokut, është se janë të korruptuar dhe po pasurohen duke vjedhur Shqipërinë dhe popullin e saj..

Ata që qeverisn sot, mbas 30 vjet demokraci janë pothuajse të gjithë  të lidhur me familjen e diktatorit Enver Hoxha, bijë e bija, nipa dhe mbesa të anëtarëve të kësaj familje, dhe njerezve kryesorë të asaj kohe të Kapos, Myftiut, Koleka, Shehut, Ballukut, e tjer.

Dëshmitë e Tiranës, thonë se janë të mbushur me objekte të kohës së komunizmit me "lëvdata" dhe "heroizma" me Librat me udhëzime teknike, materiale jugosllave, sovjetike,  kineze – të gjitha kujtimet e së katër dekadave e gjysmë. 

Atë të pas aleancës fillestare me Jugosllavinë, dhe lidhjeve “vëllazorore” komuniste, me Bashkimin Sovjetik, dhe Kinës, së fundi, Shqipërin e Enver Hoxhës, duke ndjekur një  linjën e vetëm  të politikës së diktaturës së egër staliniste. 

Ky veprim ishte ai që e ktheu Shqipërinë në një bastion të izoluar i stalinizmit, në të gjithë botën. 

Që nga 1945-1985, dhe deri 1990, kur Shqipëria, vendi më i izoluar në Evropë, pothuajse e izoluar nga bota, 30 vjet më parë, me grevën e studentve e hoqi emrin e Enver Hoxhës, nga Universiteti i Tiranës, në Dhjetor 1990, çka shënoi dhe rrëzimin e më tejshëm të sundimit të Enver Hoxhës.

Mirëpo, sot, në pyetje është : se a është e drejtë e çdonjërit që të gjykojë, sipas një mënyre të caktuar për të mbrojtur  atë periudhë? A ka mundësi, që ta gjykojë atë rregjim, Edi Rama, Taulant Balla, Erjon Veliaj, dhe ish- bijtë e Bllokut, në qeverinë e Edi Ramës, që udhëheqin edhe pas 30 vjetëve një rregjim, që thuhet se ra në një shtet monopartiak siç është Shqipëria sot.

30 vjet liri demokraci, Shqipëria ka një parlament super socialist(PS), i lidhur gati me çdo deputet të saj me familjen e diktatorit Enver Hoxha, bijë e bija, nipa dhe mbesa të anëtarve të kësaj familje, dhe ish familjeve të ish Byrosë e KQPPSH.

Me një pushtet lokal 100% të një partie Partisë Socialiste, pra nga një parti moniste.

Sot, në Shqipëri, me 30 vjet demokraci  në krye të saj është një Kryeministër, si Edi Rama, që është i biri i një ish-pjesëtari i udhëheqjes së lartë komuniste, deri në vitet 1990-të, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Nën/kryetar I Frontit Demokratik me kryetare Nexhmije Hoxhë, dhe e ëma e tij endjera Aneta Rama (Koleka), është e mbesë e Spiro Kolekës, ish-anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjatë periudhës së diktaturës komuniste.

Mirëpo, historia, është ajo që ka treguar se sistemet zëvendësojnë njëri-tjetrin, për të mbijetuar. Sepse, ato  dhe kan frymëzuar më pastaj njerëzit e tyre, duke i mbajtur gjallë me shpresën e rikthimit të tyre një ditë. 

Nëse do të bëjmë paralelizma në kuptimin e plotë të këtyre rasteve që janë mëse aktuale sot, me atë çfarë po shohim në Tiranë dhe, lufta për t’i mbrojtur Enver Hoxhën, dhe trashëgmninë e tij, nga bijtë e Bllokut, është shumë e ashpër, edhe sot në 30 vjet demokraci.

Koha po tregon se çdo eksperiencë, ka veçorinë e saj – por duhen pasur gjithnjë parasysh se gjithmonë ngjarje, ashtu si në Murin e Berlinit, dhe ngjarjet e Dhjetorit në Shqipëri që shënojnë rënjen e komunizmit. 

Që bota të  di se çfarë fshihet dhe kush fshihet poshtë tyre. Të gjithë ne e gjykojmë nga ajo çfarë shohim nga jashtë, por nuk e dimë se çfarë fshihet brenda tyre dhe çfarë fshehin njerëzit që dalin sot e mbrojnë ato me kaq ashpërsi. 

Shqipëria, në përballjen me dikturën komuniste dhe ideologjinë komuniste, ka shembull unikal dhe ai është Dhjetori i Studentave, në Shqipëri. 

Ai është një përzgjedhje nga ajo pjesë e histrorisë së lëvizjes studentore të 8 dhjetorit 1990, që të gjithë shqiptarët jo vetëm të kujtojnë, por edhe si të reflektojnë, në se duhet edhe disa nga politikanët kryesorë në Shqipëri.

Pikërisht, ata që udhëheqin demokracinë sot e 30 vjet.

Mbasi sot Shqipërisë, në politikë, në udhëheqje, po mongon një nga shtyllat kryesore, bazamenti i lirisë dhe demokracisë, patriotizmi dhe e djathta e vërtet.

Shqipërisë, po i mungojnë për 30 vjet të djathtët real të përndjekurit, ish pronarët e vërtet, pra një njerëz që janë ose vijnë nga e djathtë e vërtet.

 Pikërisht ajo që motivojë ose e nxiti sado pak me vepërën e tyre, me atë vujatjen dhe përndjekjen e diktaturës, edhe  lëvizjen studentore më 8 Dhjetor 1990.

Sepse, nuk janë pak 30 vjet, që ai rregjim u rrëzua, dhe për të treguar se çfarë u bë në këto 30 vite, me të dy partitë më të madha në vend. Që në  30 vjet kan qenë në pushtet, her njëra e her tjetra, ( hip e zbrit), dhe poulli e saj nuk janë si kan qenë, por nuk janë si duhet të ishin.

Pyetja, sot është a duhet që Partia Socialiste - PS,ja,  ish trashgmitarja e saj PPSH, të pastrohet nga mëkatarët e diktaturës dhe eksponetët e saj. A duhen larguar ish - spiunët e sigurimit të shtetit dhe të korruptuarit. Ata që e rropën në diktaturë, dhe po e rrjepin edhe sot në demokraci Shqipërinë.

Kur dihet se aspirata e të gjithë Shqiptarve për Liri dhe Demokraci dhe e Duam Shqipërinë si gjithë Eurpoa, ishte shumë e fortë më 8 Dhjetor, aq sa sot duhet të jetë festë në “Sheshin Demokracia”, njësojë se në 8 Dhjetorin e largët e të zjarrtë të 1990-tës.

Sigurisht, që  ti tregohet popullit shqiptar dhe mbarë botës perendimore, se çfarë ishte diktatura komuniste në Shqipëri, e cila kishte bërë gjamën jo vetëm duke persekutur, iterrnuar, dëbuar dhe burgosur mijëra shqiptare, por duke përndjekur, mbajtur nën presion intelektual, artistë dhe një kombë të tërë të izoluar dhe në varfëri ekstreme.

Fundja ky është dashtë të jet 30 vjetori -  refleksioneve të Dhjetroit 1990.

Gjithsesi, përsëri parë në një farë këndi është një brez që ka përgjegjësi për të reflektuar për gjithçka si në diktaturë, 46 vjet por edhe në liri e demokraci 30 vjet, pra diktatur  dhe post-diktaur, për të ndërtuar një Shqipëri si gjithë Eropa, një sllogan, një ëndërr , një shpres e lindur që na e solli rinia studentore atherë më 8 Dhjetor 1990.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat