Sulltanati Turk në Ballkan

Opinione

Sulltanati Turk në Ballkan

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:16
Mr. Sc Shpend Salihu

Derisa mallrat Turq kanë vërshuar Ballkanin, dhe një pjesë shumë e madhe e kapitalit të aksionarëve dhe kalifëve të Rexhep TaipErdoganit dhe biznesmenëve të tij Turq, janë futur në tregun Ballkanik, përditë e më shumë po vërehet prezenca e sentimentit Pro-Turk në Ballkan. Për fat të keq Turqia dhe sulltanët biznesmena Turq që e kanë vërshuar Ballkanin, por edhe ndikimi i Turqisë, në sistemet politike të Ballkanit dhe në gllabërimin ekonomik e të mineraleve të shteteve Ballkanike, përditë e më shumë po rritet.

Në vendbanime ku jetojnë Shqiptarët, shumë familje po mburren me mbiemrat e tyre Turk, dhe me kushërinjtë e tyre Turq në Turqi, e po harrojnë se Turku edhe në të kaluarën e skllavërojë Ballkanin e nëse e lejomë edhe sot e kësaj dite do e bëj një gjë të tillë. Sistemi bankar nëpër shtete Ballkanike, pjesa dërmuese e tregtisë dhe e industrisë, është monopolizuar nga biznesmenët dhe aksionarët Turq. Në Kosovë, një pjesë dërmuese siç kam shkruar edhe më parë, është nën monopolin e biznesmenëve Turq dhe Shqiptarëve lojal të tyre.

Është mëse evidente se pretendimet e Turqisë për shtrirjen e ndikimit në hemisferën Ballkanike, e më pas shtrirjen e ndikimit të tyre në Evropë, gjithmonë kanë qenë prezentë, edhe në kohërat e mesjetës gjatë sundimit otoman, kur Turqia kishte beteja me Prusë dhe Bavarezë në Ballkan si dhe konflikte të mëdha me Perandorinë e Habsburgëve në Austri.

Për momentin eksplorimet e marinës Turke në vijën bregdetare të Greqisë, si dhe fluksi i refugjatëve Sirian nga Turqia në Greqi, ishte tendencë e Turqëve që ta destabilizojnë Greqinë, të marrin pjesën e Qipros Jugore, e më pas të shkatërrojnë ekonomin dhe turizmin Grek, këto tendenca ekspansioniste të Turqisë, pas këtyre veprimeve të ndërmarra kishin për qëllim që të okupojnë pjesën dërmuese të Ballkanit, pasiqë siç dihet investimet e mëdha Turke në Serbi, ku ndikimi i Turqve është shumë i madh, dhe faktikisht roli i tyre është shumë vendimtar në politikë bërjen e shtetit Serb, shtrirja e madhe ekonomike dhe ndikimi politik në Maqedoni, tek pjesa e minoritetit Turk, Boshnjak dhe goran, si dhe tek pjesa e Shqiptarëve të Maqedonisë Veriore, e rrit ndikimin e faktorit Turk atje, e gjithashtu, investimet në Shqipëri arritën Turqinë ta ngrisin në aspekt ekonomik dhe ndikim të madh politik në hemisferën Ballkanike, gjersa në Kosovë, pos investimeve Turke dhe Shqiptaro-Turke, për fat të keq Turqia po investon në shkolla fetare siç është ORA si dhe në xhami e mejtepe, për ta shtrirë ndikimin e vet në këto troje.

Tendencat e Turqisë janë që jo vetëm ta monopolizojnë skenën politike dhe ekonomike në Ballkan, por gradualisht të shtrijnë ndikimin në Evropë, së pari përmes refugjatëve të Lindjes së mesme, që janë në ekspansion në Evropë, si dhe përmes minoritetit Turk nëpër shtete të ndryshme Evropiane. Nëse SHBA dhe komuniteti Evropian nuk do reagojnë me kohë shumë shpejt Turqia do e shtrijë hegjemonin e saj në tërë Ballkanin përfshirë edhe Kroacinë e ndoshta Sllovenin e do arrijë të shantazhoj Evropën. Ekspansionizmi dhe hegjemonia Turke duhet ndalur tani?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat