Vetëdeklasohet Ramush Haradinaj!

Opinione

Vetëdeklasohet Ramush Haradinaj!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 8 dhjetor 2020 Në ora: 16:37
Ramush Haradinaj

Deklaratat e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj të bëra gjatë një interviste, po iu kthehen bumerang.

Ish-kryeministri i Kosovës, i cili me një përqindje të votave që ka në tërë Republikën e Kosovës, ka rritur apetitet e tij për poste shtetërore.

Së fundmi ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka shprehur haptas dëshirën e tij të madhe për t’u bër President i Republikës së Kosovës.

Mirëpo, Haradinaj i cili në një intervistë bëri deklarata të papritura, dhe të pamatura, si duket e deklasoi vetën.

Tashmë, asnjë prej partive politike nuk do ta përkrahin atë, edhe pse nuk është pritur të bëhet President.

Haradinaj, i shtini “pykat” edhe me Partinë Demokratike të Kosovës, ku i quajti hajna të klanit pronto, ka ngjallur reagime të ashpra nga akterë politikë në vend.

Nga Partia Demokratike kanë thënë se Haradinaj më nuk do të ketë asnjë votë prej tyre.

Madje ata thanë që Haradinaj me AAK-në në zgjedhjet e ardhshme as që do të kaloj pragun zgjedhor.

Si AAK-ja edhe Nisma dhe PDK-ja janë parti të formuara nga njerëzit e luftës, nga komandantë të UÇK-së, ushtarë dhe liderë të asaj kohe të ushtrisë.

Këto parti, si shpeshherë edhe pse kanë të njëjtën frymë, nuk është që për njëra tjetrën kanë simpati.

Dihet që Nisma është dalë nga PDK-ja pas disa pakënaqësive që kishin në këtë parti.

Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, si dy shokë të pandashëm të lideri të asaj kohe të PDK-së, Hashim Thaçi, u shkëputën prej ti, për të formuar një parti të re, por që nuk është që kanë pasur edhe sukses.

Suksesi më i madh i Nismës ishte futja në Qeveri dhe kalimi i pragut me shumë parregullsi.

Megjithatë, edhe AAK-ja, po pritet që i ka ditët e zeza të saj.

Ajo në zgjedhjet e ardhshme sipas PDK-së nuk do te kaloj pragun zgjedhor.

Por, nuk është që edhe PDK-ja i ka ditët më të mira, pasi që lideri shpirtëror i tyre, Hashim Thaçi dhe kryetari i saj, Kadri Veseli tashmë gjenden në Hagë, ku do të gjykohen nga Specialja për krime të luftës dhe krime të tjera e ndër to edhe vrasjen e kundështarëve politik.

Aktakuzën për këtë krime e ka publikuar Gjykata Speciale, megjithatë për PDK-në do të ketë një epilog jo të mirë.

Nëse shkohet në zgjedhje, dhe nuk është këtu Kadri Veseli e Hashim Thaçi, atëherë rezultati zgjedhor për ta do të jetë zhgënjyes.

Përndryshe nga AAK-ja që e ka liderin këtu, por që me deklaratat dhe punët e tij, jo të favorshme të bëra ndër vite për Kosovën, do ta kenë fatin e njëjtë.

Pra tri partitë politike të dala nga lufta e UÇK-së, PDK, AAK dhe Nisma, do të përballen me votuesin i cili ka ndërruar qëndrim, më nuk do të përkrahen ato si në kohët e mëparshme.

Në këtë etapë, siç edhe u pa në Podujevë, LVV-ja ka filluar një ngritje të madhe që zor kush mund ta ndalë.

E për ta “tronditur” LVV-në mundet vetëm LDK-ja.

Në LDK nëse bëhen reformat në këtë parti, dhe ndryshojnë disa pozita të rëndësishme në këtë parti, pra nëse ndërrohet kreu i LDK-së dhe vendosen disa emra të rinj, atëherë do të jenë në garë me LVV-në për vendin e parë.

E se a do të ndodh një gjë e tillë, mbetët të shihet, ose më mirë këtë e dinë brenda LDK-së.

Nëse duan fitore atëherë ndryshimi në këtë parti do duhej të fillonte menjëherë.

Anash kësaj, LDK-në e cila e udhëheq Qeverinë e pret edhe një punë tepër e rëndësishme. E ajo është se kë do ta përkrahë për President.

Nëse vendos të bashkëpunoj në këtë drejtim me partitë si PDK, e në veçanti me AAK dhe Nisman, atëherë votuesi vetëm se do të rris zhgënjimin, por nëse ndodh e kundërta që së bashku me LVV-në t’i përafrojnë qëndrimet për Presidentin, atëherë në zgjedhjet që pritet të mbahen në pranverë, do të dalin triumfues.

Haradinaj, me deklaratat e tij, i humbi shpresat për President. Njëjtë do t’i humbasin edhe disa të tjerë, që po synojnë të përfitojnë në këtë kohë.

Presidenti duhet të zgjidhet në bashkëpunim të ndërsjellë të dy partive të mëdha në Kosovë.

Presidentin duhet ta zgjedhin LDK-ja me LVV-në.

Çfarë zgjedhje tjetër, do të ishte fatale për Kosovën dhe për vetë partitë që do e zgjedhin atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat