7 vitet e “ferrit” rilindas. Edi Rama boll më!

Opinione

7 vitet e “ferrit” rilindas. Edi Rama boll më!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 10:01
Qamil Gjyrezi

Rilindja në vitin 2013 premtoi parajsën ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri. Por si përfundim i solli të gjithë shqiptarëve “ferrin ekonomik dhe social”!

7 vitet e ekonomisë në grahmat e fundit, “drejt ferrit”!

7 vitet e “shëndetësisë falas” në grahmat e fundit, “drejt ferrit”!

7 vitet e arësimit në grahmat e fundit, “drejt ferrit”!

7 vitet e bujqësisë në grahmat e fundit, “drejt ferrit”!

7 vitet e kulturës në grahmat e fundit, “drejt ferrit”!

7 vitet vitet e “diplomacisë antishqiptare” në grahmat e fundit, “drejt ferrit”!

7 vitet e shpopullimit të Shqipërisë në grahmat e fundit, “drejt ferrit”!

7 vitet e papunësisë në grahmat e fundit, “drejt ferrit”!

7 vitet e shkatërrimit social dhe psikologjik në grahmat e fundit, crregullim psikologjik, “drejt ferrit”!

7 vitet e shkatërrimit të biznesit në grahmat e fundit, “drejt ferrit”!

7 vitet e shkatërrimit të ambientit dhe hapsirës publike në grahamat e fundit, “drejt ferrit”!

7 vitet të pasigurisë publike, vrasje nga policia të njerëzve të pafajshëm dhe krimi bën ligjin, “drejt ferrit”!

7 vitet e “kanabizimit dhe të mariuanzimit të hapsirës”, (fushave dhe kufijve) publike me drogë, “drejt ferrit”!

Cdo gjë, aktivitet politik, shoqëror, mendor ka një fund, prandaj të gjithë shqiptarët duhet të thërrasin me të madhe BOLL MË!

Edi Rama mos i provoko më shumë emocionalisht dhe shpirtërisht njerëzit!

Provokimi me mandatin e 3-të, që do të jetë  “ferri i të gjithëve” nuk është as politik as njerëzor!

BE të kërcënon, me mos celjen e negociatave, që do të thotë “ferr politik, izolim” për shqiptarët! Raporteri për Shqipërinë në PE: “Rama s’na bën dot për budallenj. Kushtet, kushtet, kushtet”!

SH.B.A. Zonja Kim të kërcënon me korrupsionin galopant 7 vjecar!

Yuri Kim: “Korrupsioni,mal problemesh në Shqipëri”!

Edi Rama dëgjoje opozitën dhe shiptarët që kërkojnë largimin tënd pwr shpwtimin sa më parë nga “Ferri 7 vjecar qeverisës”!

Zoti Lulzim Basha të drejtohet me thirrjen “Boll më” dhe me premtimin për 2 mandate qeverisëse!

Nëse nuk dëgjon Edi Rama, fundi yt do të jetë i turpshëm!

Po citoj edhe njëherë një shprehje popullore vlonjate: “Ku ka zjarr do të dali tym”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat