Para zgjedhjeve të pashmangshme duhet ndryshuar ligjin mbi zgjedhjet në mënyrë që të vjen në shprehje

Opinione

Para zgjedhjeve të pashmangshme duhet ndryshuar ligjin mbi zgjedhjet në mënyrë që të vjen në shprehje

Nga: Luz Tomaj Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 07:05
Luz Tomaj

Po e vejë anash atë se çka po ndodhë në dhe rreth Gjykatës speciale. Fjala e moçme thotë: vet e lype vet e gjete.

Dy temat më aktuale, për momentin janë - zgjedhja e presidentit dhe, për shkak të mospajtimeve të subjekteve politike,  shkuarja në zgjedhje të parakohshme. Është momenti që, për hirë të interesit të popullit, për hir të asaj që populli, në formë të drejtpërdrejtë, të shprehë vullnetin e vet, të cilit, sipas të gjitha normave pozitive I takon apo duhet ti takoj, të bëhet një intervenim në legjislacion.

Deri sa zgjedhja e Presidentit është e rregulluar me dispozitat e Kushtetutës, zgjedhjet tjera janë të rregulluara me Ligj të veçantë.

Që nga shpallja e shtetit, vitet kalojnë, ndërsa shtresat politike, nuk treguan as profesionalizëm, madje as ndërgjegje në rrumbullaksimin e formimit të shtetit, mbajtjes dhe zhvillimit të shtetit, nuk e kuptojnë fare se janë në shërbim të popullit. Nëse këto dhe dobësi tjera ndodhin, patjeter rezulton se, në shprehje vjen kapja e shtetit, stagnimi apo dobësimi I shtetit, të cilat edhe e mbyllin rrugën e inkuadrimit në institucionet ndërkombëtare. Po e përsëriti për të satën herë se mu kapja e shtetit, niveli I ultë I kualitetit të legjislacionit dhe krimi I organizuar – korrupsioni e pengojnë ndodhjen e liberalizimit të vizave, të cilën, vite me radhë, politikanët e premtojnë, popullin e gënjejnë.

Presidenti

Kushtetuta e Kosovës përmban mungesa të shumta. Së pari, Kosova e ka të proklamuar sistemin parlamentar. Po ky sistem figuron edhe në evidencën oficiale të OKB. A mund të mirret me mend se, ndryshimin eventual të Kushtetutës e pengon vota e përfaqësuesve të komunitetit serb – neni 65 pika 2. Në anën tjetër, kompetencat e Presidentit, sipas dispozitave të Kushtetutës janë më të gjëra se kompetencat e presidentit të shteteve presidenciale, ku presidentin e zgjedh populli drejtpërdrejt. Kjo është vetëm një nga shumë dobësi tjera, për shkak te të cilave, çdo lëvizje politike përfundon në Gjykatën kushtetuese

Në se procedura eventuale, për ndryshimin e Kushtetutës,  kërkon kohë të gjatë dhe angazhim profesional maksimal, disa gjëra, mund të zgjidhen edhe me amendamente adekuate, te iniciuara nga vet Presidenti apo Qeveria, zgjidhje kjo e cila nuk kërkon kohë të gjatë. Në se pretendohet që të qëndrojnë kompetencat ekzistuese të Presidentit, pa asnjë dilemë, zgjedhja duhet të bëhet nga populli dhe jo nga liderët e subjekteve politike. Diskutimet dhe pretendimet për postin e Presidentit, jo vetëm tani, po bëhen tejet joserioze, me fjalë tjera qesharake.

Zgjedhjet e përfaqësuesve

Ditë më parë e dëgjova njw deputete, e cila mburrej, se në përbërje të Parlamentit është zgjedhë  gjashtë herë. Jam I sigurt se nuk është e vetmja. Gjinden aty shumë deputet të cilët thuaja se janë të parapaguar në atë post. Pse ndodhin këto gjëra? Ndodhin nga se kandidatët për deputet I propozojnë liderët e subjekteve politike me klanet e ngushta.

Është koha, është më se e nevojshme, e kërkon interesi dhe e drejta e popullit që, deputetët të zgjedhën nga njësit lokale politike – komunat e shtetit të Kosovës. Brenda këtyre njësive, çdo qytetar ka të drejtë të pretendon në postin e deputetit, në çdo njisi politike lokale veprojnë edhe njësitë e subjekteve politike, të cilat mund ti prezantojnë pretendetët për deputet dhe fundja, populli, brenda njësisë politike – komunës i zgjedhë përfaqësuesit e vet. Me Ligjin mbi zgjedhjet, mbetet, të përcaktohet numri I përfaqësuesve - deputetëve, në proporcion me numrin e banorëve, të secilës njësi lokale.

A mund të flitet edhe për mërgatë

Mërgatën shqiptare e përbëjnë shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare. Në se shtetet shqiptare, nuk okupohen shumë, nuk heqin keq, madje edhe nuk angazhohen shumë në çështjen e bashkimit kombëtar, kultivimit të kulturës dhe traditës së shenjt, mërgimtarët, pa dallim se nga cilat troje janë, jo vetëm se përpiqen maksimalisht me iu kontribuar trojeve shqiptare por maksimalisht përpiqen, përmes organizimit dhe formave tjera, për kultivimin e kulturës kombëtare.

Në kohen e fundit, vërej se veprohet në organizimin e Mërgatës gjithëshqiptare në SHBA, Europë dhe  gjetiu, me pretendim të ruajtjes së kulturës kombëtare dhe si e till, ti ofron ndihmë trevave shqiptare, të komunikoi dhe vepron në arenën ndërkombëtare për interesat e shteteve shqiptare dhe, çka e konsideron primare dhe më se të rëndësishme të vepron në sferën e bashkimit kombëtar. Një numër veprimtarësh këtu në SHBA dhe shtete të Evropës janë në lidhje permanente. Mërgimtarët gjinden në mërgim por trevat e veta nuk I harrojnë. Këtë e ka argumentuar lufta në Kosovë, tërmeti në Shqipëri dhe format tjera të kontributeve.

Në anën tjetër, shtetet shqiptare ose, më mirë me thënë, shtresat pushtetare, nuk i japin rëndësi të mjaftueshme mërgatës. Bazuar, në numër të mërgimtarëve, nuk kishte me qenë e tepërt që, mërgata të zgjedh ndonjë përfaqësues në parlamentet shqiptare dhe institucione tjera dhe të funksionoi një lidhje vërtetë efikase në mes mërgatës mjaft masovike dhe trevave shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat