Kryetari i shtetit të zgjedhët pa zhibla

Opinione

Kryetari i shtetit të zgjedhët pa zhibla

Nga: Dedë Preqi Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 12:03
Dedë Preqi

Zgjedhja e presidentit të shtetit të Kosovës, na krijohet përshtypja se, gjithnjë e më shumë po vazhdon natyra e këtij pozicioni të ekspozohet më shumë ndaj predentimeve gllabëruese të pushtetit dhe pazarëve politike, se sa ndaj një pushteti unik, që përthëkon dhe trajton tërësinë e popullit të vet pa dallim.

Kosova ka nevojë për ndryshimin e Kushtetutës së vendit në lidhje me zgjedhjen e presidentit, duke zgjedhë formën më të përshtatshme, e cila zgjedhjen e presidentit do e realizonte drejtë përsëdrejti përmes votës së popullit.

Një formë e tillë e zgjedhjes së presidentit do të ishte edhe shumë demokratike, sepse do të hapën edhe mundësi të tjera nga kandidatët tjerë të pavarur dhe jo partiak, e cila praktikë depërton edhe te shtetet tjera demokratike të botës, si formë e arritjes demokratike, që mbronë më mirë vullnetin dhe votën e qytetarëve të vet.

Në vazhdën e këtij prioriteti, duke qenë largë pazarëve partiake e klanore, me funksionin e një praktike të vazhdueshme në shtetin tonë, duke bërë lojëra të nyta politike dhe pazare të bezdishme, të cilat, jo vetëm që e dëmtojnë demokracinë e shtetit, por konceptet dhe çëllimet e tilla, na drejtojnë në format primitive që shërbejnë si praktika të errëta shoqërore, dhe ky popull është ngopur me këto avantura dhe «pazare» politike, imazhet e të cilave ia kanë humbur kuptimin dhe rrolin e shtetit në tërësi.

Madje, Kosovës nuk i përshtatët edhe një president i zgjedhur nga fryma fetare, apo njerëz të religjionëve, sikur dëgjohen disa zëra dhe predentime të tilla. Kosovës nuk i përshtatët edhe një president i zgjedhur, që ka dhjetëra akuza penale dhe përmbajtje të tilla në Gjykatën e Hagës, apo zgjedhjen e atyre, që shpeshherë i përmendet Bazeni i Radoniqit, dhe tjetrit i përmendet vjedhja e 3%, të diasporës shqiptare.

Athua se ky vend duhet të mvarët dhe kushtëzohet vetëm nga njerëz e protagonistë të tillë, që diktojnë në partitë e tyre përmes ndjesive dhe dëshirave, që të udhëhiqet edhe shteti përmes formulave të tyre, të cilat na kanë lënë mbrapa, që mbas vdekjes së presidentit historik dr.Ibrahim Rugova, duke i lënë pas dore plot të rinjë intelektual dhe me duar të pastra që i ka plot Kosova.

Dhe tjetra, nuk është e përcaktuar në ligj dhe në Kushtetutën e Kosovës, që kryetari i shtetit, apo kryeministri gjithherë të nominohet vetëm me emrin Hashim, Edvin, Ramush, Mustafë, Kadri dhe të tjerë, pse jo të racionalizohen edhe emra tjerë, si psh, Gjergj, Murat, Serembe, Veton, Anton, dhe emra tjerë të komunitetëve, pa dallim religjioni dhe nacioni, të cilët edhe këta janë qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe mund ta japin kontributin e tyre për këtë vend.

Sistemi i organizimit të zgjedhjes së kuadrove të shtetit, gjegjësisht në këtë rast të zgjedhjes së presidentit të shtetit të Kosovës, të përllogaritet përmes vullnetit qytetar dhe të shkëputët nga ndërvartësia partiake e klanore, forma e sëcilës kishte me qenë ajo që do ta rregullonte dhe drejtonte timonin shtetëror, makineritë e sëcilës do të lidhën me njera-tjetrën, duke e vu në lëvizje funksionin e shtetit në tërësi ashtu si duhet.

Kosova dhe popullata e këtij vendi, në asnjë rrethanë nuk duhet të harroj gjatë historisë së vet dhe me një konsideratë të veqantë të shprehur ndaj SHBA-ve, dhe aleatëve të saj në Evropë e botë, dhe në praktikat e kohës sonë edhe në elementet zgjedhore, duhet të kujtojmë gjithmonë rëndësinë e tyre ndaj këtyre miqëve, por edhe të kërkojmë këshillat e tyre, sepse këta e kishin çelësin dhe e hapën portën e parajsës demokratike për popullin e Kosovës, dhe e mundësuan krijimin e shtetit të pavarur e sovran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat