Paradigma e ndryshimeve gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor

Opinione

Paradigma e ndryshimeve gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor

Ruzhdi Peçani Nga Ruzhdi Peçani Më 12 dhjetor 2020 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Sintagma e Ballkanit Perëndimor u referohet shteteve që ende nuk janë të integruara në BE, pra ish republikat e RSFJ dhe Shqipëria. Përderisa antare në NATO u bënë vetëm Shqipëria (2006), Mali i Zi (2017)dhe Republika Veriore e Maqedonisë (2019).

Në rrethanat e tanishme Kosova,Serbija dhe Bosnja dhe Hercegovina trajtohen si shtete ende të pakonsoliduara të cilat akoma nuk janë të integruara në BE dhe NATO, duke funksionuar në mënyrë përmanente me një gjendje jostabiliteti politik, ekonomik dhe të sigurisë. Po, cila është perspektiva e politikës së jashme të këtyre shteteve dhe si ndikon tek këto dinamika politike e brendëshme? Si qëndron Kosova dhe këto dy shtete të Balkanit Perëndimor,ku gjenden të pozicionura në gjeopolitikën të atyre që ndikojnë dhe cilat do ishin pasojat në rrugën e një tranzicioni të zgjatur dhe të vështirë,janë pyetje në të cilat kjo analizë do bëjë përpjekje të u përgjigjet.

Faktorët që ndikojnë në përspektivën e ardhëshme të Ballkanit perëndimor do ishin;

Ndryshimet rrethanore të politikës së jashtme

Shtetet e Ballkanit Perëndimor të cilat nuk janë të integruara në BE dhe NATO si, Kosova, Srbija B&H dhe Shqipëria e Maqedonia dhe Mali i Zi edhepse janë antare në NATO,gjenden në rrethana të reja ndërkombëtare,të cilat tani për tani nuk janë të dëshiruara për t'u pranuar në Unionin Evropian. Arsyeja kryesore qëndron në krizën e Unionit,ajo finaciare, ekonomike, refugjatëve, politike dhe ndryshimi i kufijëve (Brexit), që kanë ndikuar në atë që termi “zgjerim” është bërë jo popullorë dhe proçesi është lënë në plan të dytë,pavarsisht asaj se në Deklaratën e Selanikut shtetet e Unionit u zotuan se shteteve të Balkanit Perëndimor do u ofrojnë një perspektivë të qartë evropiane.

Faktor i dytë është kriza që përfshiu kontinentin evropian pas aneksimit të Krimes nga Rusija si dhe luftës hibride në lindje të Ukrainës. Duhët thënë se kriza në Ukrainë ndau Evropën dhe distancimi i Rusisë nga projektet perëndimore,kështu që nga 2014 është një gjendje e nderë ngjajshëm,me atë të luftës së ftohtë.

Mund të thuhet se,në Evropën e Mesme, kemi të bëjmë me një erozion të demokracisë me një zhvillim të regjimeve nacionaliste dhe populiste si në Hungari,Poloni e Sllovaki.Kjo tek shtetet antare të BE ka rritur vigjilencën për pranimin e tjera shteteve në Union.

Pavarsisht të shumë problemeve, në BE dhe Ballkanin Perëndimor,diskursi publik nuk ka ndryshuar dhe qëndron i drejtuar drejtë integrimit të regjionit në BE. Po nëse Brukseli heq dorë nga këto synime dhe në një kohë të gjatë do i lente në ad akta, kjo do destabilizonte tërë regjionin e Ballkanit Perëndimor.

Problemi i dinamikës së brendshme politike

Mund të thuhet se shtete që nuk janë të integruar në BE dhe NATO,tani për tani merren si shtete të pambaruara.Të gjitha kanë problem me sundimin e ligjit,korrupcionin,lirinë e medieve si dhe me qeverisje të dobëta në nivelin nacional. Këtu do ndalemi në atë se ku qëndron Kosova dhe Serbia,që kemi problem në definimin e kufirit,Kushtetutën e Serbisë si problem permanent përderisa Kosova qëndron në preambulën e kushtetuës së Serbisë.Kosova akoma ka institucione mjaftë të brishta,si në Mal të Zi,Maqedoni dhe Serbi në të gjitha këto kemi efektin e rritjes së nacionalizmit që mund të shkaktoj dhe në rritjen tensioneve ndëretnike në Kosovë.

Tek të gjitha këto shtete që analizuam kishin konflikt të armatosur të cilat dhe sot nuk tregojnë gatishmërinë të përballen me të kaluarën si që është Serbija.

Serbija dhe në ditët e fundit shifet se ka intensifikuar politikën e saj ndaj Kosovës.Pra këthimi në PE,po tani me protagonist tjerë,me eurodeputetin francez Thierry Marian se “Kosova është shtet mafioz dhe është pjesë e Serbisë” dhe eurodeputetin austriak Harold Vilinsky “Kosova është një shtet i dështuar dhe mafioz”. Dhe nga Qeveria e Kosovës dhe MPJ asnjë reagim i vetëm?! Kjo qeveri e cila nuk kryen detyrat e veta në rolin që ka po preokupim ka zgjedhjen e Presidentit,anakronike kjo! Dhe një MPJ anemike që ishte më tej e traumatizuar prej vitesh nga ç'njohjet që ndodhën dhe tani kjo e kollabuar.Përderisa Qeveria serbe së fundi do shpërndante në të gjitha përfaqësitë e saja diplomatike dhe institucioneve më kredibile në gjithë shtete e botës librin “Albanski genocid nad srbima u XX veku”(Gjenocidi shqiptar ndaj serbeve në shekullin e XX”,ne shpërndajmë, me DHL, flamuj të UÇK,që për këtë as Qeveria dhe MPJ nuk ka dijeni? Pra ne bëjmë folklor.

Faktori Rusi

Në situatën gjeopolitike në regjion ndikon edhe këthimi i Rusisë në Balkan, e cila për ndryshim nga periudha pas rënies së komunizmit tani në mënyrë më intensive vepron në Ballkanin Perëndimor. Rusia tani është prezente,diku më pak e diku më shumë në shtetet e analizuara me veçanti në Serbi,Republikën Serbe dhe në Kosovë.Kështu modeli i ndikimit të Moskës është neutraliteti që nënkupton të ndaloj zgjerimin e NATO.

Rusia nuk kishte sukses të ndikoj në situatën politike në Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut,ngase Rusia nuk u ofroj aranzhman konkret gjeopolitik,antarsim ekonomik dhe ushtarak në aleancat e saja. Megjithat,në rastin e Serbisë,Rusia me ndihmën e “forcës së butë” po ushqen nacionalizmin dhe revizionizmin serb.Kjo në veçanti po ushqen ndiesinë e viktimizimit duke mbështetur dhe dhënë guxim ekstremizmit serb kur është fjala për revidimin e kufijëve dhe apologjinë e luftërave që ndodhën viteve të nëntëdhjëta. Përvoja në Ukrainë dëshmon atë se Rusia qëllim ka të krijoj zonën e ndikimit në Jug të Evropës.Rusia dhe tani ka tentativë në krijimin e ndarjeve të reja në regjion,të cilat mund të reflektojnë në përspektivën euroatlantike të Serbisë,Kosovës dhe B&H.

Serbia duke marrë pjesë në manovrat ushtarake në NATO dhe Rusi, kjo, jo vetëm që nuk i takon asnjërit bllok gjeoplitik,po humb në politikën e saj të jashtme. Kjo formë e neutralitetit të Serbisë më tepër është bërë pjesë e strategjisë për sigurinë në Evropë,kjo si një arqitekturë e re e sigurisë për të penguar zgjerimin e NATO, dhe kjo largon Serbinë nga BE.Serbia dhe nga ana tjetër ofrohet edhe më shumë drejt Rusisë, dhe duke blerë armatim të sofistikuar,Organizatës kolektive të sigurisë si ODKB (rus. Организация договора о коллективной безопасности, ОДКБ) është organizatë e që në vete ka ish antaret e ish BRSS, e udhëhequr nga Rusia. Organizatë kjo për mbrojtje kolektive e emërtuar edhe si”NATO Lindor”, antarë e së cilës janë: Rusija, Bjellorusia, Jermenia, Kazakistani, Tagjikistani dhe Kirgistani. Srebia,në Kuvendin parlamentar të ODKB,u pranua si vëzhguese më 15 tetor 2017.

BE dhe paradigama e re e integrimit

Nga shkaku i ngecjeve të zgjerimit të BE, një ofertë për antarsim në NATO mund të jetë si substituim për shtetet në tranzicion për të ju ofruar perëndimit.

Kjo njëherit do nënkuptonte edhe distancimin nga Rusia. Por analizat tregojnë se vetëm në Kosovë qëndron koncenzusi politik dhe shoqëror për hyrje në Aleancë.Hyrja e Maqedonisë Veriore në NATO tani më është një faktor i stabilizimit në fushën e sigurisë.Proceduralisht,hyrja në NATO nuk paraqet kusht për shtetet që synojnë integrimin në BE.Megjithatë praktika ka treguar se të gjitha shtetet postsocialiste kanë kaluar përmes këtij transformimi politik të sigurisqë.Kështu duke u bërë njëherë pjesë e Aleancës NATO dhe pastaj në BE.Në rrethana të reja të ndarjeve në Evropë,hyrja në NATO mund të jetë edhe si kusht politik.

Perspektiva e integrimeve në BE, për Serbinë dhe Kosovën është motiv për demokratizimin dhe reformat. Megjithatë me paraqitjen e stbilokracisë dëshmohet se shtetet e BE zbatonin standarde të dyfishta, në vlerësimin e demokratizimit të shteteve të Balkanit Perëndimor dhe nuk do reagojnë njejtë në inkurajimin e demokracisë.Shtetet e perëndimit nuk duhët lejuar përsëritjen e situatave si në vitet e 90'ta.Po mbyllin sytë ndaj populizmit që shfrytzon retorikën nacionaliste radikale në regjion,Ballkani Perëndimor do shënoj vetëm regres.BE shumë hera ka deklaruar se nuk duan më,si në rastin e Qipros, që në Union të fusin shtete me problem ndarjeje ndëretnike.Ky është sinjal se shtetet me qasje secioniste do mbeten jasht BE.Rasti i Katalonisë çimentoi orientimin e Unionit se brenda do pranojnë vetëm shtete që problemet teritoriale i kanë të zgjidhura. Kjo i përket dhe i drejtohet B&H dhe R.Serbe,po dhe Serbisë dhe veriut të Kosovës.

Mitrovica e Veriut

Po erdhi te shmangëja nga orientimi evropian,elitat politike nacionaliste do u ketheheshin caqeve të viteve 90'ta.Serbija do motivoj secesionizmin në R.Serbe dhe në veri të Kosovës.Për këtë do kishte mbështetjen nga Rusia. Bllokimi i tejzgjatur ndaj shtetësisë së Kosovës,Kosovën do ta motivonte të kërkoj ofrim dhe mbështetje nga Shqipëria.Sado që kjo duket paradoksale Serbija dhe Rusia do i jepnin shtytje kësaj po edhe të një bashkimi të Kosovës me Shqipërinë,përgjigjëja le të kuptohet! Kështu Brukseli duhët të reagoj me vendosmëri.Për një pajtim me marrëveshtje nuk mjaftojnë vetëm projektet pragmatike integruese,po dhe mos anashkalimi me përballjen me të kaluarën.

Varianti më i keq do ishte, nëse Ballkani Perëndimor mbetet jasht BE,ngase atëherë në regjion do kishim një zhvillim të regjimeve jodemokratike që mund të qonin regjionin në ngjarjet e viteve të nëntëdhjeta me pasoja fatale që ka përjetuar ky regjion. Beogradi vazhdon me politikën e saj dyvektoriale,shpeshherë edhe shizofrene mes luftës së ftohtë të dy poleve – perëndimit dhe Rusisë.

Para pak kohësh në një tryezë që ndodhte në Pallatin Serbija,që kishte hapur kryeministrja Ana Brnabić, i mbajtur në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovëna do dalin këso vlerësime:

Se, Serbija dhe për ç'fardo kushti nuk guxon të lejonte pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuar,ngase kjo do të rrezikonte pozitën e saj gjeopolitike dhe do të hapte shumë problem. Dušan Proroković,nga Instituti për mardhenje politike ndërkombëtare “Nëse ta do pranoheshin ditën e hënë,të martën do na padisin në Gjykatën Ndërkombëtare për Drejtësi për gjenocid,të mërkurën do aplikojnë në NATO,të enjtën do pranohen në NATO,të premtën do të instrumentalizojnë qështjen e Bujanocit dhe Preshevës përmes strukturave të NATO’s”

Serbija dhe ka frikë se me Presidentin e ri Joe Biden do vdes plani për krijimin e Asociacionit si shtet paralel serb në Republikën e Kosovës. Serbija din fortë mirë se SHBA nuk do lejojnë lojën e Rusisë në fushën e saj të ndikimit – Ballkanin Perëndimor.Mu për këtë para pak ditësh, në takimin në Bruksel delegacioni serb kishte kërkuar me ngulm,që jasht rendit,të flitëj për asociacionin. Shansën e popullit serb e shofin që të përfitoj sado pak që është e mundur të një zgjidhjeje të favorshme për interesin shtetrorë dhe nacional në raport me atë që do diktonte politika amerikane.

Kosova nuk duhët marrë me nguti dialogun me Serbinë.Momenti që duhët pritur inguarimin e z.Biden President të SHBA,Është koha dhe momentumi që Kosova të bënë politikë të jashtme agresive ndaj Serbisë. Rusia gjithënjë iniconte politikën te Serbia që kjo të vepronte dhe ajo duke e mbështeteur fuqishëm.

Kosova bënë të kundërten,kongresisti Eliot Engel me znj.Olbrajt dhe D.Server me Lobin shqiptaro –amerikan ndërmorrën hapa t'i kundërvihen Serbisë në Komitetin për Politikë të jashtme,ne i përshëndesim dhe u japim përkrahje! Ç'farë analogjie apsurde kjo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat