Tash së fundi kanë filluar të dëgjohen prap "klithjet" per votimin e presidentit partiak

Opinione

Tash së fundi kanë filluar të dëgjohen prap "klithjet" per votimin e presidentit partiak

Nga: Agim Vuniqi Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 07:24
Agim Vuniqi

Korrupsioni, premtimet..., nga “kallashët” politikë si duket patën sukses, të gjithë iu përshtatën rregullave të reja, çdo gjë e keçe “bleronte”, edhe muçitjet ishin tjetërfare, ato vinin nga shtëpitë publike, kështu pavrejtur shqiptarët fillojnë të tjetërsohen, lakmia për pushtet, lakmia për para, ua hapi portat e kullave shqiptare fajdexhive, fallxhive, mujsharëve.

Shumica e shteteve të taborit socialist evrolindor e kaluan fazën e tranzicionit me shumë mund, të ngulfatur nga vala e krimit dhe korrupsionit. Si duket "demokracia" parlamentare për vendet e ish taborit socialist ishte drrasë kërcyese për të krijuar pasuri enorme.

Kosova ishte diç tjetër, zgjedhjet lokale dhe ato qendrore filluan dhe përfunduan, me premtime të papërgjegjëshme, me recitale, dhe garim i mujsharëve që përqafuan sistemin zgjedhor proporcional me lista të mbyllura, duke krijuar kështu nga servilët partiakë-pushtetarë, të pasurit ekskluziv.

Sistemi zgjedhor pas çlirimit ishte një debakël i vërtetë që u kushtojë shumë shtrenjtë shqiptarëve. Sistemi zgjedhor proporcional me lista te mbyllura krijoi shoqërinë e mbyllur, papëgjegjësinë institucionale, vjedhjen, korrupsionin, anarkinë. Krijoi brezin e politikanëve servilë, ngase të gjithë ishin të zhytur thellë ne vorbullin e krimit, duke vendosur bordet në ndërmarrjet publike sipas kriterit partiak, dhe kështu u përbuzë në skajshmëri kriteri i aftësisë dhe përvojës shumëvjeqare në punë. Edhe tash selitë partiake diktojnë çdo gjë: doganat, policinë, drejtësinë, burgjet, ndërmarrjet publike..., e çuditshme, apo jo? Dhe përsëri "vezirët" politik angazhohen ta ruajnë statusin e të paprekshmëve, edhe pse gishti tregues i korrupsionit të hapur drejtohet në ta. Tash së fundi kanë filluar të dëgjohen prap "klithjet" per votimin e presidentit partiak, apo presidentin e marreveshjes “Zajednica”. Edhe tash ata largojnë qytetarin sovran nga zgjedhja e drejtperdrejt e presidentit unik, dhe asnjëherë asgjë nga fjala e qytetarit, nuk ka referendum, dhe ashtu ata aludojnë të krijojnë shurdhmemecin votues.. Përçudshëm si mund të luajnë aq lehtë me jetën e qytetarit, me të ardhmen e tij.

Edhe këtyre ditëve u dëgjuan shumë fjalë për zgjedhjet, u zëvendësua retorika politike e pavarësisë me atë të zgjedhjeve reja "të lira", tingllojnë shumë keq këto fjalë, kur aq shumë u mësuam me fjalorin e përditshëm pavarësi, dhe në çdo tubim të çfarëdo karakteri: sportiv, kulturor, edukativo-arsimor, shkencor..., i referohej pavarësisë, edhe pse çdo gjë mbetë në fjalë. Korrupsioni, premtimet..., nga “kallashët” politikë si duket patën sukses, të gjithë iu përshtatën rregullave të reja, çdo gjë e keçe “bleronte”, edhe muçitjet ishin tjetërfare, ato vinin nga shtëpitë publike, kështu pavrejtur shqiptarët fillojnë të tjetërsohen, lakmia për pushtet, lakmia për para, ua hapi portat e kullave shqiptare fajdexhive, fallxhive, mujsharëve.

Bajlozët e UNMIK-ut, të siguruar me imunitet diplomatik, komandonin vendorët dhe micëronin ndihmat dhe donacionet e dedikuara për Kosovën, me ndihmën e vendorëve, ngase veprimet e tyre nuk u nënshtroheshin ligjeve vendore, por as gjykatave vendore. Si duket demokracia e instaluar në Kosovë, kishte tjetër përmbajtje dhe qëllim, nga të zgjedhurit u krijuan vartësite, duke bërë yrysh në log të “mejdanit”, hyçmet, uzurpim e plaçkitje. Si të kuptohet atëherë, vërtetë, domethënia e demokracisë parlamentare dhe sistemit zgjedhor, nëse është ashtu. Nëse ligji nuk zbatohet, dhe askush nuk përgjigjet para ligjit, atëherë garat zgjedhore dhe listat zgjedhore janë të pakuptimëta, ashtu si është i pakuptimshëm edhe zgjedhja e organit legjislativ ligjvënës, kuvendit. Lind pyetja nëse ata që kryejnë detyrat me përgjegjësi "shtetërore" nuk i dijnë detyrimet e veta, atëherë atyre duhet t'u jipet përshkrimi i detyrave të punës, përndryshe do të sorrollaten pa krye, duke mos ditur se cilat jane detyrat e tyre, për të cilat paguhen nga buxheti i konsoliduar i Kosoves, jo nga arkat partiake. Si asnjëherë nuk u shkon në mendje të mendojnë kush i paguan ata, anëtarësia partiake, arka partiake, apo ata paguhen nga tatimpaguesit qytetarë, dhe zakonisht është një logjikë shumë e thjeshtë kush të paguan atij i jep përgjegjësi, pra edhe detyrat e përditshme jane në interes të qytetarit votues, dhe atij që nuk voton, edhe ai është qytetarë, e jo në interes të partisë që përfaqësonë, duhet kuptuar edhe përgjegjësitë në atë nivel.

Si duket të moskuptuarit e demokracisë parlamentare, jo, partiake, ka thelluar jazin në mes të qytetarit dhe pushtetarit, dhe qytetari është krejtësisht i zhveshur dhe i pavlerë, ndërsa pushtetari ka monopolizuar çdo gjë, edhe mirëqenien e qytetarit. Të moskuptuarit e demokracisë parlamentare, apo mos dashja e të kuptuarit, do të mbetet zorrë qorre edhe për të ardhmen e Kosovës, prandaj, do të ishte shumë e arsyeshme të bëhen ndryshime “minore” në sistemin zgjedhor, ai proporconal me lista të hapura.

Sigurisht që do të ishin më me efekt po të shtohen kompetencat e kryetarit të vendit dhe ai të zgjedhet drejtpërsëdrejti nga qytetarët (kriza institucionale në Shqipëri për zgjedhjen e presidentit, është edhe një argument më tepër). Kryetari i zgjedhur kështu do të ruante autoritetin institucional dhe do të vendoste për shumë prioritete, duke mbikqyrur kështu kushtetushmërinë e vendimeve, ai do të ishte personi më i pranueshem, nga qytetarët. Kështu do të zvoglohej ndikimi, aq i madh i liderëve partiak, dhe nga aq shumë liderë partiak do të kishim njëshin, që do të përfaqësonte shumicën shqiptare dhe minortitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat