Lulzim Basha, modeli i diplomatit perëndimor!

Opinione

Lulzim Basha, modeli i diplomatit perëndimor!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 10:12
Qamil Gjyrezi

Liberalizimi i vizave për Shqipërinë ishte një arritje e madhe për ish-qeverinë e PD-së Berisha dhe në mënyrë të vecantë për Kryediplomatin Lulzim Basha.

Shqiptarët që mbas pavarësisë 1912, ishin të izoluar nga Europa. Vetëm në kohën e mbretit Zog, ata mund të lëviznin pa vizë në vendet europiane, me Italinë.

Vitet ‘20-30, shqiptarët lëviznin “pa viza”, drejt vendeve europiane.

Me një marrëveshje të materializuar me një vendim të Këshillit Ministror Nr. 247, datë 8 maj 1923, pagesat për vizat për udhëtime mes Shqipërisë e Italisë janë hequr reciprokisht, duke shënuar kështu rastin e parë të “lëvizjes së lirë” me kuptimin që i japim sot (Botapress 2010).

Shqiptarët kanë lëvizur pa vizë në SHBA

Në këtë periudhë shqiptarët kanë lëvziur pa vizë edhe në SH.B.A. Qeveria dënonte ashpër çdo shqiptar që pajisej me një pasaportë të një vendi të huaj. Ligji parashikonte gjobë të rëndë e nëse nuk kishte para për ta paguar atë, shkelësi i ligjit dënohej me 100 ditë burg. Por nga ky rregull kishte edhe një përjashtim. Fjala ishte për shqiptarët e Amerikës. Në vendimin nr. 506, datë 22 qershor 1922 thuhet “Qeverija shqiptare ka me i njoftun pasaportat të cilat nga ana e autoriteteve amerikane u janë dhanë shqiptarve të natyralizuem amerikan si mbas ligjve amerikane mbi kombësitë”. Në të njëjtën kohë qeveria ka urdhëruar zyrat e kufirit që nënshtetasve amerikanë që vijnë në Shqipëri t’u merret taksa e vizës për 10 dollarë (Botapress 2010).

2010-Kthimi i dinjitetit që dikur shqiptarët dhe pasaporta e tyre e kishin patur.

8 nëntori i vitit 2010 është ndoshta data më e rëndësishme në historinë moderne të shqiptarëve që nga rënia e komunizmit. Ishte dita kur Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të Brendshëm të BE miratoi liberalizimin, duke iu dhënë shqiptarëve të drejtën e lëvizjes së lirë, me pasaportat e tyre biometrike në 27 vendet e zonës Shengen. Merrnin fund kështu radhët e gjata nëpër ambasada që për 20 vjet me radhë kishin realizuar në Tiranë edhe një biznes miliona dollarësh, ku padyshim tregu i zi mbante pjesën më të madhe. Heqja e vizave u përjetua si një festë e madhe, si një çlirim. Por në të vërtetë ishte vetëm kthimi i një dinjiteti që dikur shqiptarët dhe pasaporta e tyre e kishin patur (Botapress 2010).

Lulzim Basha diplomati dhe politikani perëndimor.

Lulzim Basha ishte modeli perëndimor, që prezantoi në diplomacinë europiane kur ishte ministër i jashtëm. Deri në atë periudhë diplomacia e jonë përfaqësohej nga individë të lidhur me ish-diplomacinë komuniste mbas viteve 1944.

Mbas clirimit të vendit diplomacia e jonë ishte tipike komuniste, izolacioniste. Edhe mbas viteve 90-të, ishin këta modele diplomatësh të cilët përfaqësonin Shqipërinë në marëdhënjet me jashtë, me ndonjë ndryshim të vogël.

Me emërimin e Bashës si ministër i jashtëm perëndimi i besoi politikanit “antiestabilishment” që nuk kishte asnjë lidhje me të kaluarën tonë ish-komuniste të izolimit të madh nga perëndimi.

Lulzim Basha me një gjuhë diplomatike të re, me një stil të vecantë prezantoi para partnerëve tanë perëndimor europian dhe amerikan modelin e besueshëm për zhvillimin e demokracisë dhe marëdhënjeve me jashtë.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Nato dhe Liberalizimi i vizave erdhi si rezultat punës të ish-qeverisë Berisha, por një rol të madh ka luajtur Lulzim Basha si ish-ministër i brëndshëm dhe i jashtëm.

Të gjitha përpjekjet e ish qeverisë së PD-së dhe të ish-minsitrit të jashtëm Lulzim Basha u “shkatërruan” me ardhjen në pushtet të qeverisë së Rilindjes dhe Kryeministrit të dështuar Edi Rama edhe në diplomaci.

Me ardhen e Edi Ramës si kryeministër Shqipëria mori një goditje të madhe edhe në arenën ndërkombëtare.

Rilindja e oligarkëve, me politikat autoritare e izoloi edhe njëherë Shqipërinë në planin diplomatik.

Diplomacia shqiptare devijoi kursin pro-perëndimor me forma të cilat i humbën rëndësinë vendit në arenën ndërkombëtare europiane dhe amerikane.

Edi Rama dhe Rilindja kanë prezantuar modelin më të keq në këta 30 vite edhe në marëdhënjet ndërkombëtare.

Vendet e BE-së kanë tentuar të heqin lëvizjen e lirë për shqiptarët në këta 7 vite të Rilindjes. Qeveria e Ramës u mbushi Europën me drogë dhe azilkërkues duke shpoulluar Shqipërinë kryesisht me të rinjtë. Rama dhe Vucic vunë në diskutim edhe cështjen e kufijve të Kosovës.

Prandaj një kryeministër si Basha do të prezantojë një politikë të re të jashtme mbas 25 Prillit 2021 duke e drejtuar Shqipërinë edhe njëherë drejt perëndimit, larg shtetit autoritar izolacionist të Edi Ramës dhe politikës së tij të jashtme të dështuar dhe shumë të paqartë.

Vetëm një qeveri me Bashën kryeministër do të zhvillojë Shqipërinë ekonomikisht shtetin demokratik perëndimor, integrimin në B.E. dhe largimin e “modelit” të Edi Ramës.

Lulzim Basha me rastin e 10 vjetorit të liberalizimit të vizave shkruan në statusin e tij në FB: “Sot 10 vjet më parë, m’u plotësua një ëndërr.

Pas vitesh punë intensive e të vështirë Bashkimi Europian vendosi të heqë vizat e udhëtimit për qytetarët shqiptarë.Gjatë punës si Ministër i Brendshëm, bashkëpunova ngushtësisht me Bashkimin Europian, vendet anëtare, EUROPOL dhe organizma të tjerë të zbatimit të ligjit për të përmbushur 150 kushtet e vendosura që qytetarët shqiptarë të lëvizin të lirë. Me të njëjtin përkushtim dhe besim që punova për heqjen e vizave dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, do të punoj i bindur se së bashku do të bëjmë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.

Vetëm një poltikan me vizion dhe me modelin perëndimor si Lulzim Basha do ta integrojë Shqipërinë në BE dhe do ta largojë nga izolocioni ku e la Rilindja e Edi Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat