Me politika unike shpëtohet shteti dhe kombi

Opinione

Me politika unike shpëtohet shteti dhe kombi

Nga: Skënder Mulliqi Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 22:39
Skënder Mulliqi

Kosova po zbrazët secilën ditë e më shumë. Marrëdhëniet shoqërore janë duke shkuar nga radikalizmi, duke na bërë më dije kështu së Kosova po shndërrohet në një  vend të pamundur. Mungesa e komunikimit dhe mungesa e dëshirës për komunikim, ka influencuar në largimin prej reales, që mund të  këtë efekte katasrofale për shoqërinë e re të Kosovës. Ikja nga realiteti jo që është iluzion i keq , por është edhe i stopon i proceseve demokratike.

Kthimi në anën e errët , është tradhtia më e madhe që ia bëjmë  vetit, kur rrethanat historike për shqiptarët janë më të mira së kurrë më parë. Kosova pak është duke iu përshtatur rrethanave të reja të kalimit nga komunizmi në kapitalizëm liberal. Gjërat banale si produkt i sistemit të kaluar , shumë ngadalë po flakën, ose në disa segmente shoqërore e politike, kemi edhe kthim mbrapa , deri në polarizim.

Proceset e lëna mbrapa sigurisht së pak kujt i interesojnë në Kosovë. Njerëzve iu intereson përparimi, iu intereson jeta e lumtur dhe e civilizuar. Ndarjet shoqërore që po theksohen janë bërë si sëmundjet malinje. Kosovës i duhen mendje të shëndosha , i duhen njerëz më ide përparimtare. Na duhet një Kosovë unike , një Kosovë e përbashkët, jo e kategorizuar dhe ndarë në klasa. Mu për atë edhe Kosova po ngjanë në terren të zbrazët politik, ekonomik dhe social, sikur po ngjanë gjithnjë e më shumë në tokë , e cila nga plaçkitjet po shterohet. Dallimi ndërmjet atyre që po mbrojnë , dhe atyre që po e shkatërrojnë ka mbetur i vogël.

Shumica të cilët duhet ta mbrojnë kanë preferuar heshtjen! Fotografia e dy poleve të kundërta po bënë sikur nuk ekzistojmë. Nuk janë të mjaftueshme vetëm parullat  pro Kosovës, por është e nevojshme puna e ndershme e secilit prej nesh, duke i pamundësuar kështu hajnitë e kastave në pushtet. Sikur askujt nuk i ka mbetur ta mbrojë vendin e vet që ka rënë në dorë të grabitëseve. Me politika distrikteve nuk mbrohet sovraniteti, territorialiteti dhe kultura e një shteti dhe një kombi.

Mos të lejojmë që të na kalon  treni i fundit, pa provuar në ndryshime të mëdha të cilat shumë na duhen. Përfundimisht duhet  shtruar pyetjen vetit, pse gjithë kjo gjendje e pashpresë po na rrethon? Kur e bëjmë këtë punë, edhe më lehtë mund të vijmë deri të zgjedhja e problemeve .Nesër, ndoshta, edhe mund të bëhet vonë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat