Bujar Leskaj - njeri i letrave

Opinione

Bujar Leskaj - njeri i letrave

Nga: Vilson Haxhiraj Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 09:43
Vilson Haxhiraj

Leskaj, tashmë, është figurë e njohur publike,si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ministër në kabinetin Berisha dhe kryetar i KLSH. Postet publike i kanë dhënë mundësi, si çdo politikani tjetër, të testojë botërisht vlerat dhe aftësitë profesionale, talentin organizativ dhe formatin si shtetar. Kariera politike e pedagogut të fakultetit ekonomik të UT, Leskaj, nis në v.2005, kur si kandidat i PD në qytetin e Vlorës, garoj në një zonë bastion të PS, përballë kandidatit më të fortë të saj ,fitorja e të cilit llogaritej, thjesht,çështje proçedurash.Me një fushatë plot vrull, me risi në komunikim dhe organizim, Leskaj fitoj me një diferencë, që nuk linte rrugë për ankimim,duke provuar, se personaliteti dhe aftësitë menaxhuese të kandidatit, kanë përparësi ndaj simpative politike të zgjedhësve. Në skenën politike shqiptare po hynte një figurë , që do të linte gjurmë në jetën publike.

Më shumë se gjysmën e veprimtarisë shtetërore, z.Leskaj e ka ushtruar si drejtues i instucionit Kushtetues të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sentenca e njohur, “Institucioni ka fytyrën e titullarit” gjen ilustrim perfekt, në figurën e z.Leskaj, në krye të KLSH .Përmes një strategjie bazuar në ide progresive, ai do të trasformonte rrënjësisht, bazën ligjore të funksionimit të instucionit, cilësinë dhe rentabilitetin e punës, me synim të fundit, qasjen e veprimtarisë së KLSH, në përputhje me standartet profesionale ndërkombëtare të auditimit bashkëkohor. Një projekt ligj drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, hapi i parë në këtë rrugë të re, synonte të barazonte kompetencat e KLSH me të homologve të BE, në raport të drejtë, me detyrimet ligjore të institucionit ,si “gardian” kryesor në ruajtje të financave publike, prones publike dhe shtetërore.

Miratimi i tij,do të ishte një përballje e ashpër me maxhorancën socialiste në Kuvend. Do duheshin dy vite kohë, presioni me dorheqje i z.Leskaj dhe ndërhyrja BE, që kushtëzoj dhënien e 40 milion eurove,qeverisë shqiptare, me plotsimin e kërkesës së z.Leskaj, që projekti të miratohej. Më shumë se fitore personale, miratimi i ligjit përbënte sukses publik të dyfishtë. Veç qëllimit për të cilin u kërkua, Ligji Nr. 154/2014 ,dt.19. 02.2105,plotësonte edhe një prej kushteve të vendosura nga BE, në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Europës. Marrveshjet bilaterale me simotrat e KLSH në Europë, me klauzola dukshëm në dobi të palës shqiptare, mundësuan kualifikimet e vazhdueshme të të gjithë stafit të audituesve të KLSH në këto shtete,me standartet që zbatoheshin në BE. Ato u shoqëruan edhe me paisjen e KLSH me teknologji informacioni të lartë.

Ngritja e Bordit të Botimeve dhe botimi i revistës shkencore ”Auditimi Publik, ” organ i KLSH, ishte një tjetër risi konstruktive në jetën 87 vjeçare të KLSH. Një vit pas botimit, revista u njoh zyrtarisht nga MASH, si “Revistë Shkencore.” Pjesmarrja me shkrime, e kontabilistëve dhe finacierëve më të mirë të vendit ,rajonit dhe më gjerë, rritën reputacioni dhe cilësinë e revistës dhe i dhanë një dimension ndërkombëtar. Përmes revistës, KLSH ka marrë pjesë rregullisht në Panairin e Librit,me më shumë se100 tituj shkencor, disa prej të cilave, kanë autorësinë e titullarit,Leskaj. Këto trasformime, thellësisht pozitive ,shoqëruar me matjen rigoroze të performancës individuale të anëtarve dhe të stafit, çuan natyrshëm,në rritjen e cilësisë dhe efektivitet të punës.

Tregues i sintetizuar i performancës së re të KLSH, është denoncimi pranë organit të Prokurorisë, i shpërdorimit të vlerës 2,6 miliard euro të fondeve publike,prej administrate shtetërore. Në mbarim të mandatit, z.Leskaj e kish trasformuar instucionin e KLSH, në “Akademi të Financës dhe Auditit” dhe kish formuar një ekip audituesish të klasit të lartë. Ai linte pas një trashëgimi shkencore institucionale të vyer dhe reputacionin e merituar të “Njeriut të Punëve të Mëdha.” Në zgjedhjet presidenciale të v.1981,në Francë, në garën mes kandidatëve, Fransua Miteran dhe Zhiskar Desten, fjalori politik do të njihte dhe pranonte shprehjen,”njeri i letrave.”Autorja, shkrimtarja nobeliste, Fransuaz Sagan,do të deklaronte mbështetjen për kandidatin socialist, Miteran, me arsyetimin se “Ai ështe publicist, esseist, historian,studjues i artit dhe filozof,është njeri i letrave” .Vlerësimi “njeri i letrave” u bë sinonim i intelektualit të kulturuar,krijues dhe pjesmarrës aktiv në jetën publike, por dhe një ndër standartet ,që shoqëria franceze kërkonte nga një burrë shteti. Është lehtë të konstatosh në realitetin politik shqiptar,që deputetët tanë më të mirë, kanë qenë ”njerëz të letrave”.

Preç Zogaj, Besnik Mustafaj,Ben Blushi, Namik Dokle, Teodor Keko, Selami Xhepa dhe fare pakë të tjerë,(për fat të keq) shumica të përjashtuar nga partitë e tyre, kanë shënjuar historinë e re të parlamentarizmit shqiptar. Leskaj bën pjesë natyrshëm në “rracën e njeriut të letrave”.Ambicja e madhe pozitive e z.Leskaj, ka qenë gjithmonë në dobi të interesit publik. Ajo bazohet në arsimimimin serioz dhe kulturën e gjerë, fituar me vullnet dhe punë këmbëngulëse.Njohës i mirë i jurisprudencës dhe ekonomisë, me studime të thelluara në financë dhe përvojë nga bota akademike dhe politike, Leskaj ka ditur të qëndruar gjithmonë, në lartësinë e kërkesave intelektuale të kohës. Suksesi madhor në krye të KLSH, veç talentit organizativ, kish në themel njohjen e mirë prej tij ,të “letrave të shkencës”. Por.Leskaj është ,ndoshta edhe më shumë, “njeri i letrave civile".

Ai është autor i librave, ”Brenda dhe Jashtë Parlamentit”, “Muzat e Qëndresës”, “Deputetët e Vlores 1912-2009”, ”Mazurkat Historike të Polonisë,” dhe bashkautor i “Historiku i KLSH-së 1925-2012”. Në librat e tij, skrupuloziteti dhe racionaliteti i studjuesit ,ndërthuret natyrshëm me imagjinatën krijuese të shkrimtarit, duke i bërë ato, sprova të suksesëshme letrare. Mbështetës dhe promovues i talenteve të rinj, z.Leskaj është njohës i thellë i letërsise dhe arteve. Regjistrimi në UNESCO i iso polifonisë, si pasuri e njerëzimit ,një nga sukseset e pakta të shtetit shqiptar në këtë fushë, u arrit, kur z.Leskaj drejtonte Ministrinë e Kulturës. Publicistika e z.Leskaj,është një tjetër dimension intelektual, i personalitetetit të tij si “njeri i letrave."Ajo është kryesisht problemore, e lidhur me funksionin e tij si titullar i KLSH. Denoncimi i konçensioneve dhe PPP, ofruar nga subjektet privatë dhe pranuar nga organet shtetërore, pa analizë të rriskut, përbën thelbin e publicistikës së tij. Leskaj ka argumentuar me llogjikë ekonomike, pasojat negative afatgjata të PPP-ve, për financat publike dhe ka ofruar rrugët optimale të zgjidhjes ,në dobi të interesit publik. Qëndrimi i tij parimor, i prin reagimit të FMN dhe BERZH për këtë çështje delikate. Vëmëndja dhe ndjeshmëria e veçantë e z.Leskaj, për figurën e Ismail Qemalit, është reagim intelektual ,ndaj vlerësimit të mangët të figurës së “Flamurtarit të Atdheut.”

Nga pozita e shtetarit ,por dhe e qytetarit, z.Leskaj është përpjekur në mënyrë të organizuar, të plotësoj këtë boshllëk,veprim pa precedent, në realitetin shqiptar. Në vitin 2008 ,me cilësinë e Ministrit të Kulturës, Leskaj i akordoj Muzeut Pavarësia në Vlorë, statusin “Muze Kombëtar”shoqëruar me vendosjen e busteve të anëtarve të Qeverisë së Ismail Qemalit, në ambientet e Muzeut. Në jubileun e100 vjetorit të Pavarësisë , në Prishtinë , u vendos shtatorja e Ismail Qemalit, ngritur me kontributin finaciar të biznemenve vlonjatë. Shtypi i të dy vendeve, e vlerësoj ngjarjen, eveniment, një hap të parë serioz, drejt integrimit historik dhe kulturor mes Shqipërisë dhe Kosovës. Protagonisti i evenimentit, ishte Leskaj. Veprimtaria e Ismail Qemalit,mendësia e tij europianiste dhe zbatimi i ideve të tij në aktualitetin shqiptar, ishin motiv i formimit të ”Instutit të Studimeve Politike Ismail Qemal Vlora", nga një grup studjuesish, drejtuar nga z.Leskaj. Rituali i përvitshëm i përkujtimit të vdekjes së “Atit të Kombit,”organizuar nga ky Institut ,shoqërohet rregullisht me veprimtari shkencore, me pjesmarrjen e studjuesve dhe historianëve të njohur të vendit. Veprimtaria e z.Leskaj, si veprimtar i shquar atdhetar, studjues dhe krijues cilësor, drejtues me rentabilitet të lartë të instucioneve të shtetit, mbrojtës i interesit publik, e bëjnë personin e tij,më shumë se një bir të shquar të Vlorës, një aset të çmuar të shoqërisë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat