Rrënimi i demokracisë dhe papërgjegjësia ndaj qytetarëve dhe shtetit!

Opinione

Rrënimi i demokracisë dhe papërgjegjësia ndaj qytetarëve dhe shtetit!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:51
Ismail Muçiqi

Kosova është në bllokadë të rrezikshme ku institucionet e shtetit janë shndërruar në mekanizma improvizues, të cilët po e fundosin ardhmërinë e këtij vendi.

Përçarjet dhe urrejtjet kanë depërtuar thellë në të gjitha poret e jetës politike të këtij vendi. Sot Parlamenti nuk funksionon me kapacitetet e duhura, opstrukcionet ndërmjet grupeve parlamentare janë shndërruar në agjent ditor dhe po reflektohen edhe nëpër komisionet Parlamentare të Kuvendit, të cilat po dështojnë gjithnjë e më shumë me rastin e votimit të raporteve apo ligjeve të cilat duhet të kalojnë në Kuvend.

Për shkak të papërgjegjësisë, një numër i projektligjeve me muaj të tërë kanë mbetur të bllokuara pa u votuar dhe aprovuar për shkak të mungesës së kourumit dhe të opstrukcioneve të grupeve Parlamentare të dirigjuara nga liderët e partive politike.

Në mungesë të kourumit të deputetëve 6 muaj u zhargit votimi i ligjit për pakon emergjente për shkak të Pandemisë së Koronvavirusit.

As Lista Serbe nuk është destruktive se sa vet deputetët shqiptarë, të cilët po luajnë me ndjenjat e qytetareve dhe me fatin e vendit në këtë kohë të vështirë.

Kosova ka një Qeveri anemike të cilës i ka humbur rruga, vizioni dhe ideja për tu përballur me sfidat e kohës. Kjo Qeveri e arnuar me Ministra dhe zëvendës Ministra partiak pa përvojë menaxheriale pa kapacitete profesionale dhe institucionale për ditë e më shumë po e thellon krizën politike, ekonomike shëndetin e qytetarëve, degradimin e arsimit rritjen e numrit të papunësisë të gjeneratës së re mos liberalizimin e vizave, dështimin në politikën të jashtme problemin e të pa gjeturve dhe dështimin për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës që i bëri Serbia.

Në këtë gjendje të mjerueshme e sollën vendin partitë politike të përbëra nga klanet partiake, familjare, farefisnore, regjionale në krye me liderët me apetite të pa ngopura dhe me mendësi të sëmurë patologjike për ta mbajtur pushtetin.

Për të dalur nga kjo katrahurë, ekziston e vetmja mundësi që vendi sa më parë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe populli të zgjohet nga gjumi që duke ngritur vetëdijen me votë të lirë dhe demokratike t'i largojë nga skena politike këta, të cilët ia sollën vendit mjerimin.

Është momenti i duhur që të ndodhë aktivizimi qytetarë që me përkushtim të kryqen në propozimin e kudrave të reja për deputet në Parlamentin e Kosovës, të cilat janë të gatshme të marrin përgjegjësi për vendin të cilit iu ka zbehur imazhi edhe në arenën ndërkombëtare.

Në këtë drejtim-obligim moral politik dhe shoqëror, kanë edhe mjetet e informimit, një numër i të cilave si duke ende nuk e kanë lexuar dhe mësuar kodin e etikës dhe rregullativën bashkëkohore të informimit dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve.

Mjetet e informimit, të cilat punojnë dhe veprojnë me profesionalizëm duhet t'i bojkotojnë një numër të politikanëve dhe liderëve partiakë, të cilët për çdo natë sillën vërdallë nëpër ekranet televizive, duke i sjellë neveri popullit, i cili ka nevojë për lajme të mira, informata dhe raporte me karakter pozitiv dhe stimulues të cilat krijojnë relaks dhe e nxisin dhe e motivojnë për të ardhmen më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat