Krim është edhe mosluftimi i krimit, a është pushteti bartës i krimit të organizuar në Kosovë

Opinione

Krim është edhe mosluftimi i krimit, a është pushteti bartës i krimit të organizuar në Kosovë

Nga: Luz Tomaj Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 06:15
Luz Tomaj

Krimi është akt ilegal ose shkelje e ligjit, shkelje me të cilen lëndohet shoqërija ose anëtari i shoqërisë.

Mjerisht, çdo shoqëri respektivisht shtet, ballafaqohet edhe me krime apo kriminalitet. Prandaj, aktet e kundërligjshme, krimet definohen dhe sanksionohen me ligjet penale të secilit shtet. Shtetet, me ligje dhe akte tjera, përveç sanksionimit, përcaktojnë edhe masat preventive dhe institucionet për luftimin e krimit. Organizimi adekuat dhe funksionimi i institucioneve për parandalimin e krimeve është premtim I mbrojtjes së vlerave të shoqërisë.

Nga e Drejta e vjetër romake, rezultojnë shumë shkenca juridike, te cilat, me zhvillimin e shoqërisë njerëzore, i adaptohen kohës dhe zhvillimit të secilit shtet. Në mesin e tyre gjendet edhe e Drejta penale e cila është kuptim i gjerë dhe përfshinë shumë lëmi të veçanta. Në mesin e tyre gjendet edhe Politika kriminale e cila studion çështjet teorike dhe praktike dedikuar luftës kundër krimit apo kriminalitetit dhe masave të cilat preferohen të ndërmerren - masat preventive dhe represive.

Veprat penale

Me ligjin penal të shtetit, definohen tëgjitha veprimet e kundërligjëshme, të cilat kualifikohen si vepra penale. Shkurtazi, definohen veprat penale të cilat kryhen në dëm të individëve por, edhe ato të cilat reflektohen në dëm të pjeses apo mbar shoqërisë, respektivisht shtetit. Për kryerjen e çfarë do vepre penale, parashifet edhe sanksionimi, i cili mund të konsiderohet edhe si masë preventive e kriminalitetit.

Krimi i organizuar

Aktivitetet kriminale të planifikuara dhe organizuara, te cilat mbikëqyren nga individi apo grupi, në pozita të shtetit apo organizatave, me qellim të përfitimit material, konsiderohet dhe me ligj definohet si krim I organizuar. Në literaturen e kohes më të re, termi grupi shëndrrohet në termin shoqata kriminale. Për këtë term, I cili ishte përdor edhe në aktakuzat e Prokuroris speciale në Hagë, u bë një zhurm, nga se termi shoqatë tingëllonte shum rënd. Sidoqoftë, kjo formë e kriminalitetit paraqet rrezikshmeri të nivelit më të lart për shoqëri, për dallim nga krimet e shumta të drejtuara kundër individëve, si pjesë e shoqërisë.

Krimi në Kosovë

Ndon se, në aspektin juridiko-penal, nuk definohen krime, krimet më të mëdha, të shtresave pushtetare, që nga shpallja e pavarsisë, janë të shumta, nga të cilat do I veqoi vetem disa, të cilat I gjykon dhe do I gjykoj populli.

Shpallja, aq gjat e pritur e pavarsisë ndodhi por, procesi I formimit të shtetit nuk u rrumbullaksu. Sovraniteti nuk u shtri në veri. Bile bile, serbët as që e konsiderojn veriun si pjesë të Kosoves !! Mungoi dhe apsolutikisht mungon profesionalizmi dhe njohuria e nocionit të shtetit, mungoi ndërgjegjëja.

Subjektet politike, nuk zgjedhin as mënyra as mjete në betejat politike për marrjen e pushtetit. Ndodhi klanizimi I subjekteve politike dhe, vetvetiu ndodhi edhe kapja e shtetit, prandaj edhe emrat e bartësve të pozitave institucionale të shtetit jan të pazëvendsueshëm.

Për përmasat e gjenocidit serb mos të flasim. Turpi nuk paska skej. As sot e kësaj dite nuk u ndërmuren veprimet e prezentimit të gjenocidit në arenen ndërkombëtare, veprimet për përgjegjësin penalo – juridike të bartësve të gjenocidit madje as që iu parashtrua kërkesa Serbis gjenocidiale për kompenzimin e dëmeve të gjenocidit - vrasjet, dhunimet dhe pasojat e spastrimit etnik të Kosoves, veprime këto të cilat ishin deshtë ti prijn çfarëdo dialogu. Mosparaqitja e krimit është krim.

U cenu teritori I shtetit me “marrëveshjen” rreth kufirit me Malin e Zi, ishte aktual edhe tema rreth levizjes së kufinjëve me Serbin. O ju pushtetar, a iu bie në mend se populli është pronar I teritorit të shtetit. Nuk do ua falë veprimet e turpëshme dhe të dëmëshme.

Nga kapja e shtetit ndodh edhe krimi I organizuar apo korrupcioni. Gjendja ekonomike dhe sociale në Kosovë është e mjerueshme. Nga ky mjerim, përjashtim bëjn bartësit e institucioneve të shtetit - parlamentarët, qeveritarët ata të presidences dhe organet administrative. Falë klanizimit të subjekteve politike dhe kapjes së shtetit, funkcionon edhe lidhëshmerija - Ti mu unë ty. Në fakt, se kush do zgjedhet deputet, minister etj. Vendosin klanet e Ises, Hashimit-Kadriut, Ramushit, Fatmirit etj.

Institucionet hetimore apo të përndjekjes thua se nuk egzistojn. Shtrohet pyetja se a e hulumton donji institucion prejardhjen dhe kapacitetet e pasurisë së individëve të shtreses së gjërë politike, a mos vall posedojn edhe donji pjesë e cila nuk figuron në emer të tyre ose, ajo pjesë të cilen legalisht e posedojn a është adekuate me të ardhurat e realizuara.....?? Vite me radhë, pushtetarët premtojn rrespektivisht e gënjein popullin për liberalizimin e vizave. Liberalizimi nuk ndodh për shkak të kapjes së shtetit, për shkak të korrupcionit.

Mendoj se, në te dyja shtetet shqipëtare, populli nuk do ua bën hallall pushtetarve. As nji hap, asnji lëvizje, në sferat politike, nuk u ndërmuar në drejtim të afrimit të popullit në aspektin kombëtar, pavarsisht kufijve dhe ndarjeve në disa shtete në Ballkan dhe numrit të madh në diasporë. Mjerisht, edhe kontaktimet e bartësve të institucioneve të pushteteve shqipëtare, vazhdimisht, janë të turpëshme. Rames I bën kënaqësi takimi me Hashimin por nuk don me I pa me sy Vjosen, Ramushin, Albinin...

A ka gjasa të argumentojm se a jemi të zot e vetit apo të mbështetemi në mëshiren e tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat