Pak fjalë, për qeveritarët mujshar....

Opinione

Pak fjalë, për qeveritarët mujshar....

Nga: Petrit Dibrani Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 16:24
Petrit Dibrani

Mërgatën s’mund ta ndalësh, ata do vijnë. Ata po vijnë në Atdheun e tyre dhe do vazhdojnë të vijnë, përsëri dhe përsëri.

Çfarë po synon, pagesa e testis për virusin Sars - Cov - 2 Covid-19, s’po i’u mjafton?!

Edhe 14 ditë vetëizolim dhe të mos pranojnë vizita, kjo s’i arsyetim për pagesën e testit apo?!....

– Për ç’ka, po vijnë mërgimtarët?

– Për të vizituar, të afërmit e tyre dhe Atdheun, apo për të paguar testin!?

Ju, jeni delirant dhe injorant, pikë.

Delirantët ushqehen reciprokisht, me delir!

Ne qytetarët jemi në dijeni, se ju jeni të kapardisur dhe ngrefosur ndaj njëri tjetrit për poste zyrtare, tani edhe ndaj Mërgatës tonë shqiptare!

Kur vlerat e meritokracisë çrregullohen, atëher i bobëti pa asnjë vlerë, mundohet të sundoj mbi kontribuesit kryesor, mbi të dalluarit për çështje kombëtare, mbi Mërgatën.

Qeverisë në Kosovë po u errësohet vetëdija, po shkëputen nga realiteti, po kanë ndryshime të shpejta të gjendjes së humorit, që shpesh po shoqërohet edhe me fenomene psikotike.

T’ju kujtoj.....

Mërgata shqiptare është strumbullari i lëvizjeve kombëtare për liri, pavarësi, identitet dhe mirëqenie të shqiptarëve, mos harroni ju qeveritar mujshar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat