Mërgata dhe analistët e vetëshpallur, diletant!

Opinione

Mërgata dhe analistët e vetëshpallur, diletant!

Nga: Petrit Dibrani Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:43
Petrit Dibrani

Historia jonë kombëtare, fatet e saj në momentet kyçe të historisë i ka pasur tek intelektualët shumë të zotë që më shumë kanë qenë të detyruar të jetojnë jashtë trojeve etnike shqiptare në dhe të huaj. Kjo diktuar nga faktorët politik brenda vetë Shqiptarëve. Të mos harrojmë se vëllezërit Frashëri. Jeronim de Rada Luigj Gurakuqi e plot pinjollë të tjerë të Rilindjes sonë Kombëtare si dhe Ismail Qemaili Fan Noli apo Faik Konica Gjergj Fishta e shumë të tjerë, janë detyruar të jetojnë në dhe të huaj!

S’duhet kurrë të harrojmë;

Mërgata, çdoherë të anashkaluar edhe pse kontribuuesit kryesor për Liri, Pavarësi, identitet dhe mirëqenie të shqiptarëve.

Mërgata shqiptare, çdoherë në shërbim të Atdheut dhe çdoherë të anashkaluar!

Tani, mjaft më!

Gojës kapak, trupi rahat....

Goja me fjalor të pistë, e sjellë edhe reagimin me shuplaka fytyrës....

Mërgata, fyerjet s’do t’i duroj më.

Në dhe të huaj, të fyer, të anashkaluar, të përdorur, dhe të quajtur Gërraça.

Mjaft më!

Ata, të cilët nuk duan ta pranojnë kontributin e mërgatës, tani reagojnë pas një përleshje verbale, që pas shumë fyerjeve edhe shuplakat - pëllëmbët e dorës, po i meritojnë.

Nga fyerja, vjen përleshja verbale!

Kujdes, tani analisti ka mundësi të shkoj te Dentisti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat