Rrahja nuk është zgjidhje

Opinione

Rrahja nuk është zgjidhje

Nga: Kimete Berisha Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 19:08
Kimete Berisha

Femër jam, veç pasha Zotin (që s'ka më i madh se Zoti), pa ja llapangjeshë hundve, pa ja kthy shuplakën me shuplakë s'e kisha lënë, me ditë që kijameti ish bë...le t'është kush t'është, s'ma ndin kur është në pyetje karakteri.

Ku i ke duart? Shpurdh, qit shkelma, vetëmbroju, çloiz!

Mos u tut!

Duhet me t'ardh inat!

Për shtune e shtatëqind vjet s'kisha mujt ma me dal në rrugë 'e rrehne'!

Ftyrë është kjo!

(Unë hakmerrna edhe n'ngushllime, shumë jam e poshtër). Ta zëmë, nëse dikush ka harru me m'ngushëllu, e pres rastin me ja kthy, nuk e ngushëlloj, në drita t'syve e kqyri .

E llapangjeshja t'koritë, se gjë s'të gjen prej saj. Askush për një shuplakë nuk han burg.

Pra, veç koritesh, t' bjen një hije e keqe, hije e këllqit.

Një gazetar i njohur (po më vjen keq me ja përmend emrin), i ngrati (para disa viteve) kish pas qenë ulur te Ringsi në Shesh, afrohet njani dhe e pyet 'a je ti filan fiseteku',

gazetari i entuziazmuar që po e njohin gjinja, i përgjigjet: Po.

Edhe tipi pasi e merr konfirmimin prej gojës së tij, pa një pa dy, t'ja llapangjeshë nja t'nxehtë dhe ecë.

Se (nëse rrahja është e organizuar), pra kur duan me t'rreh e me t'bë gaz t'i çojnë do djem të rinj që s'i kap burgu.

Krishti ka thënë: Kur ta llapangjeshë dikush në faqen e majtë, ktheja faqen e djathtë dhe anasjelltas.

Unë nuk pajtohem me Jezusin, edhe disa herë ia kam thënë që nuk pajtohem me të.

Se, energjia është magnet. Ta zëëmë, unë tërheq veç dashni dhe mirëkuptim. As kurrë nuk e kam imagjinuar se do ta ndjej gjithë këtë dashni nga gjithë ky lexues-shok imi.

Por, kur vendos njeri m'u bë 'opasan' duhet me matë veten. Me hy hyn, po a mundesh me bajtë!

Se që i ka thënë djalit të tij një plak i mençur: 'Edhe po e pin duhanin e fortë, edhe po bunitesh''.

Nuk shkon!

Pra, Urrejtja e ka frymëzuar shuplakënr. Urrejtja e gazetarit ka qenë e sëmurë dhe luftënxitëse.

Për një moment, u kall Roma.

Trus bythën, se urrejtja nuk është shprehje e lirë, por dënohet me Ligj dhe censurohet.

P.S. Qe po të mësoj qysh duhet me urrejt, e mos me ja pa sherrin: Urrek individualisht, urreji gjinën një nga një, e jo Urrejte në Grup, Urrejtje me shukicë, Urrejtje ndaj 1 milionë mërgimtarëve përnjëherë.

P.S. Neve shuplakat na duken 'femërore', veç edhe floktë me ja pas ngreh edhe tamam si çikat e gjimnazit, kur çarten për një shikim e ua nxjerrin njana-tjetrës floktë me rrënjë.

Ne jemi rritur në një ambient ku të ka shti pushtuesi serb (nëse edhe për ty ka qenë pushtues', m'i rreh veten, m'i rreh prindin, m'i rreh vëllain.

Kjo çka ka ndodh sot nuk përmendet.

S'ka nevojë me qitë hallve.

Ju ftoj për pajtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat