Pa Amerikën shqiptarët do t'i ekspozohen një rreziku permanent nga fqinjtë 

Opinione

Pa Amerikën shqiptarët do t'i ekspozohen një rreziku permanent nga fqinjtë 

Nga: Agim Vuniqi Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 07:12
Agim Vuniqi

Një akt për të zyrtarizuar zhvendosjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem, dhe për qëllime të tjera, e tronditi botën. E inicuar si ligj nga Kongresi i 104-të i Shteteve të Bashkuara, hyri në fuqi efektivisht më 8 nëntor 1995 "E drejta publike 104-45". 

Historia legjislative e ligjit u prezantua në Senat si "S. 1322" nga senatori i SHBA Bob Dole më 13 tetor, 1995.

Komiteti i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesëve për Marrëdhënie Ndërkombëtare e kaloi në Senat më 24 tetor 1995 me vota (93-5), derisa në Dhomën e Përfaqësuesëve kaloi në favor (374-37) më 24 tetor 1995. E lënë pa u nënshkruar nga presidenti Bill Clinton u bë ligj më 8 nëntor 1995.

Pavarësisht nga kalimi, ligji mbeti i pazbatuar nga presidentët Clinton, Bush dhe Obama, Presidenti Donald Trump nënshkroi vendimin presidencial në qershor 2017, përpara se të njoftojë njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit, më 6 dhjetor 2017, dhe fillimin e zhvendosjes së ambasadës në Jerusalem. Ky hap ligjor i presidentit amerikan pasoi pas disa postimeve paralajmëruese ne Twitter dhe bisedave të drejtpêrdrejta me liderët arab, duke ua bër atyre me dije zyrtarizimin e vendimit të presidentit Trump për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem për të përmbushur premtimin e dhënë gjatë fushatës zgjedhore për pozitën e të parit në glob. 

Ky adresim i qartë mbështeti për muri botën arabe dhe shumicën e shteteve botërore, që u dëshmua me një votim kundërshtues. Sipas "CNN" vendimi i Presidentit të SHBA Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit u dënua nga 128 vende në një votim të Kombeve të Bashkuara të enjten.

Nëntë vende mbështetën vendimin e SHBA, 35 abstenuan dhe 21 të tjerë nuk morën pjesë në votim.

Turqia dhe Jemeni bashkë-sponsorizuan projekt-rezolutën që u bëri thirrje të gjitha vendeve të përmbahen nga vendosja e misioneve diplomatike në Jeruzalem.

Më vonë të enjten, një ftesë "Save the Date" u dërgua nga ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley në 64 adresat e 64 vendeve që nuk e mbështetën rezolutën për të marrë pjesë në një pritje në Shtetet e Bashkuara", për t'i falënderuar për miqësinë e tyre 

Çuditërisht Shqipëria me votën kundër SHBA stepi shqiptarët anë e këndë botës, sidomos komunitetin shqiptari amerikan, të cilët me postimet e shumta në "facebook" shprehën pakënaqësinë e tyre, duke vënë në spikamë lidhjet natyrore shqiptaro-amerikane në të kaluarën historike por edhe në të tashmen me pranimin e Shqipërisë në NATO dhe mbështetjen e pakursyer ushtarake dhe diplomatike të pavarësisë së Kosovës. Pa Amerikën shqiptarët do t'i ekspozoheshin një rreziku permanent nga fëqinjtë, duke ua rrezikuar seriozisht të ardhmen e tyre. Pse Shqipëria nuk ishte në taborin e shteteve mike të disa shteteve të BE-së është e habitshme, ndër to Polonia 38 milionëshe, vend anëtar i BE - abstenoi. Çekia me 10 milionë banorë, vend anëtar i BE - abstenoi. Hungaria 10 milionë banorë, vend anëtar i BE - abstenoi. Rumania 21 milionë banorë, vend anëtar i BE - abstenoi. Letonia, 2 milionë banorë, vend anëtar i BE - abstenoi. Kroacia, 4 milionë banorë, vend anëtar i BE - abstenoi. Ndër shtetet që abstenuan ishte edhe Bosna dhe Hercegovina. Duke marrë parasysh të gjitha këto fakte qeveria shqiptare u qortua, për shkak të mundësië se u ndikua nga Turqia, duke lëkundur besueshmërinë e SHBA për te, edhepse ajo ishte ndër vendet e pakta e cila përkrahu angazimin e përbashkët ushtarak të shteve të koalicionit me forcat komando shqiptare për çlirimin e Bagdadit nga Sadam Hyseini. E menduar se Shqipëria dhe shqiptarët janë partneri më besnik i amerikanëve në Ballkan dhe në Evropë, edhe për shkak të interesave të saj gjeostrategjike ka krijuar hamendësime të pazakonta. Le të shpresojmë që ky gaf i pamatur diplomatik i diplomacisë shqiptare nuk do të ketë pasoja në relacionet diplomatike në mes të dy shteteve dhe dy kombeve, të cilët i lidhë e kaluara e miqësisë së përbashkët natyrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat