Parabolat e shpresës, për të larguar 2021 zhgënjimin e tranzicionit!

Opinione

Parabolat e shpresës, për të larguar 2021 zhgënjimin e tranzicionit!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 09:16
Qamil Gjyrezi

Para një viti kam shkruar një opinion mbas një takimi me të rinjtë me titull : “Parabolat e shpresës, për të larguar zhgënjimin e tranzicionit”! Shumica e të rinjve kanë lindur mbas viteve 90-të dhe nuk ja kanë idenë sistemit diktatorial para demokracisë. Natyrisht barrën e madhe në këta 30 vjet e ka patur prindërit e tyre që kanë bërë maksimumin për ti shkolluar në Shqipëri dhe jashtë shtetit. Sot po e ribotoj opinion një vit mbrara mbas një takimi të Zotit Basha përsëri me të rinjtë që kanë studjuar jashtë shtetit. Ishte një takim me shumë vlera dhe shumë mesazhe dhe të rinjtë trajtuan tema që janë jetike për Shqipërinë e së ardhmes. Nuk janë vetëm studentët që studjojnë jashtë shtetit, por edhe ata që mbarojnë studimet në Shqipëri dhe Kosovë kërkojnë një vemendje të vecantë, duke lënë pas tranzicionin 30 vjecar dhe për të projektuar të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës për 30 vjecarin tjetër, për vitet 2050.

Gjatë një takimit të Lulzim Bashës me të rinj, studentë në universitetet më të mira të botës dhe sipërmarrës novatorë, studentët shprehën dëshirën e tyre për t'u rikthyer në Shqipëri, për të punuar për vendin e tyre. Niveli i këtij debati me të tillë studentë ishte shumë i lartë.

Sipërmarrësit e rinj të arsimuar jashtë, e kanë të vështirë mbijetesën sidomos në këta 7 vite të Rilindjes. Edi Rama e ka çuar vendin drejt dështimit të plotë me premtimet e tij të rreme, me politikat klienteliste, me ligje që favorizojnë bizneset pranë tij dhe i marrin frymën biznesit të ndershëm dhe nuk i lënë asnjë hapësirë sipërmarrësve të rinj. Prandaj, ndryshimi është ai që duan të rinjtë, është ai që mezi presin shqiptarët sot.

Parabolat e shpresës 2019-2020,dhe zhgënjimi i tranzicionit!

Para një viti Zoti Basha zhvilloi një takim me të rinjtë për tu njohur me problematikat e tyre në disa qytete të Shqipërisë.

Turi i shpresës me të rinjtë, që po zhvillon kryetari i PD-së Lulzim Basha këto ditë në qytetet e Shqipërisë do të ndikojë pozitivisht në të gjitha planet! Këto takime politike ndikojnë pozitivisht për të larguar mendimet negative tek të rinjtë, për të larguar zhgënjimin që i ka pllakosur, si pasojë e qeverisjes narko-trafikante të Edi Ramës! Brezi i ri, një pjesë e tyre kanë lindur gjatë trazirave të dhunshme të së majtës në vitin 1997-1998, që zhgënjyen, frikësuan dhe larguan edhe prindërit e tyre. Sot Rilindja okulte pjellë e së majtës së dhunshme po i zhgënjen gjithashtu thellë, largon në emigracion edhe fëmijët e tyre! Edi Rama po i largon kryesisht të rinjtë në rrugët e Europës ose po i detyron ata të përfundojnë në viktima të drogës! Prandaj turi i shpresës së Bashës po largon zhgënjimin që i ka pllakosur këta të rinj duke iu dhënë shpresë jo vetëm atyre, por edhe prindërve të tyre! Në bisedat jo-formale të përditshme me miqtë, duke pirë kafe, ata pyesin se sa i gjatë paska qenë ky tranzicioni në Shqipëri!? Për të kuptuar gjatësinë, vitet dhe gjerësinë, hapësirën që ka politika, njerëzit e zakonshëm me problematika të jetës së përditshme e kanë të vështirë! Ata përdorin logjikën subjektive që ka të bëjë me nevojat, fëmijët dhe të afërmit e tyre. Shteti është përgjegjësi kryesor për të krijuar të mira materiale dhe qetësi. Edi Rama është përgjegjësi kryesor për situatën e zhgënjimit për të gjithë! Njerëzit me sinqeritetin e tyre shprehen se boll pritëm 50 vjet komunizëm dhe 30 vjet demokraci, nganjëherë me dashje ose padashje e ngatërrojnë me simbolin e PD-së! Njerëzit kanë problematika të ndryshme ekonomike, sociale dhe psikologjike! Sot ata nuk kanë më problem veten ose kështu shprehen, por për fëmijët, të cilët duhet të ushqehen, shkollohen, kurohen, të blejnë rroba, biles edhe të modës, të paguajnë taksat, dritat dhe ujin. Diçka duhet të kuptojnë të gjithë, që 6 vitet e Rilindjes e ndërlikuan situatën në të gjitha planet duke sjellë zhgënjim dhe duke humbur shpresën për një të ardhme më të mirë! Ky është një realitet që duhet të ndryshohet patjetër nga të gjithë, mbasi do të jetë vonë dhe nuk do të ketë fuqi politike ose të mbinatyrshme që do ta ndryshojë!

Njerëzit shqetësohen, mbase e kanë të vështirë të kujtojnë fillimet me shpresë dhe sinqeritet në 1990-tën, ndryshimet në rritjen e tyre në planin personal dhe familjar në vitet e para mbas viteve ‘90-të, rritjen ekonomike mbas vitit 2005, liberalizimin e vizave etj. Njerëzit e kanë të vështirë të “harrojnë” gjithashtu vrasjet për çështje banale, për pazare trafiqesh me njerëz dhe drogë, apo të vrarët për çështjet e pronës që janë me mijëra! Prandaj shqetësohen për tranzicionin e gjatë me shumë ulje dhe ngritje, që në realitet kanë përballuar shumë ngjarje në planin personal, kombëtar, rajonal, europian dhe botëror, arritje dhe dështime, shpresë dhe zhgënjim njerëzor!

Në fillimet e tranzicionit, mendonim se gjërat do të ndryshojnë shumë shpejt në planin ekonomik, politik dhe demokratik! Në atë kohë edhe sot media kishte shumë më tepër mundësi të “manipulonte”, mbasi transmetonte mesazhe të cilat edhe neve që merremi me gazetari e politikë i keqkuptonim, jo më njerëzit e thjeshtë, që nuk duan t’ia dinë për këta punë! Martin Krygier në esenë politike “Parabolat e shpresës dhe zhgënjimit” në lidhe me tranzicionin në ish-Lindjen komuniste në vitin 2002 në nën temën “Mençuria e Çu-En-Lait” shkruan: “Ata të cilët imagjinonin se pas shembjes së komunizmit, do të ishte e lehtë dhe shpejt të ndërtohej demokracia, sundimi i ligjit, prosperiteti dhe barazia–të gjitha përnjëherë – ishin dënuar të zhgënjeheshin. 12 vjet janë një kohë e shkurtër për zhvillimin e institucioneve dhe çdo rregulli shoqëror pavarësisht se ato u shemben shumë shpejt. Kujto përgjigjen e Çu-En-Lait, kur e pyetën që të jepte vlerësimin për rezultatet e Revolucionit Francez: “Është shumë shpejt të flasësh”!? Imagjinoni edhe mbas 100 vjetësh Revolucioni Francez kishte lënë pasoja në botë dhe Europë dhe çlironte energji negative”! Dëmet e ish-komunizmit gjakatar 50-vjeçar ndihen edhe në ditët tona në planin ekonomik dhe psikologjik! Rilindja shkatërroi me qëllim të gjitha arritjet në planin politik, ekonomik dhe social në këta 6 vite! Zhvillimet me suksese dhe dështime të këtyre 30 viteve e obligojnë zotin Basha dhe PD-në të punojnë shumë për të krijuar shpresën për të ardhmen dhe për t’i dhënë fund qeverisjes së Edi Ramës dhe tranzicionit politik në Shqipëri!

Pas errësirës së Rilindjes, do të vijë drita e shpresës!

Qeveria e Rilindjes me kryeministër Edi Ramën, solli një situatë të zymtë, të pa shpresë në planin ekonomik dhe shoqëror. Ky ishte edhe qëllimi “masonik” i Rilindjes, për të qeverisur në terr, për të feshehur korrupsionin galopant të shtetit narkotarfikant, për të shuar shpresën për të ardhmen.

Me rastin e Krishtlindjeve Zoti Basha deklaroi: “Le të shohim me shpresë përpara, sepse siç thuhet edhe në librat e shenjtë, pas errësirës vjen drita. Si një familje e madhe të ndërtojmë me dhembshuri dhe kujdes për njëri-tjetrin të sotmen dhe të nesërmen tonë. Gëzimi i kësaj nate i mbushtë zemrat tuaja e Zoti na udhëheqtë drejt së nesërmes më të mirë e më të begatë për të gjithë shqiptarët. Gëzuar dhe Krishtlindje të bekuara”!

Jam optimist se Lulzim Basha do t’i japë qeverisjes së territ 7 vjecar Rilindas dhe do ti japi fund zhgënjimit të tranzicionit politik në Shqipëri, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë me dritë, shpresë për të gjithë, sidomos të rinjtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat