Durimit i vie fundi, por shpresa është e pa fundme do të thoshte populli

Opinione

Durimit i vie fundi, por shpresa është e pa fundme do të thoshte populli

Nga: Dedë Preqi Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 10:07
Dedë Preqi

Sa herë kemi të bëjmë me pushtetin dhe qeverisjet e pas luftës në Kosovë, asnjë qeveri e këtij vendi nuk i shkoi deri në fund mandatit të vet, sikur këtyre pushtetarëve ky lloj i veprimit nuk u heq në kantar fare dhe nuk u bënë përshtypje, se zgjedhjet e parakohshme dhe të shpeshta e kanë koston e vet të dyfishtë.

Kosova gjindet buzë një krize dhe sfide politike, e cila deshti apo nuk deshti, duhet të tregoj aftësitë e veta politike dhe strategjike, që të veprojë dhe të gjejë çelësin e vet të qeverisjes në këtë vend, me përpjekjen e zbulimit të njeriut fisnik dhe të veprës së tij atdhetare, që ti japë vendit të vet formën e shtetit demokratik ashtu sikur e meriton.

Populli është vetë fuqia dhe energjia e një shteti, që përqohet përmes përfaqësuesve të vet politik, të cilët përmes votës së lirë populli i vendos në Kuvendin e vet si deputet, apo si shtylla të shpërndarjes së energjisë politike, detyra e të cilëve është për të organizuar pushtetin dhe përmbushjen e nevojave qytetare në mirëqenjën e tij.

Të gjitha pushtetet e formuara deri më tani në demokracinë e Kosovës, përveç të presidentit historik Ibrahim Rugova, e morën nga një faqe të zezë në qeverisjen e vet, që asnjëri nuk arriti të përfundojë kohen e caktuar, që në pamje të parë u privuan vet nga përgjegjësitë e veta që u takonin, duke u zhveshur nga origjinaliteti me një pushtet që u shkon përdore për të plotësuar vetëm interesat e veta klanore e partiake.

Për këtë arsye nuk është vonë, që Kosova, të mos mbetët edhe më tej peng i njerëzve të tillë, por nga rrethanat e krijuara me rastin e zgjedhjeve të reja, ekziston një vullnet i mirë me energji vepruese nga rinia intelektuale e këtij vendi, për të dhënë potencialin e duhur dhe të fuqishëm në krijimin dhe forcimin e shtetit demokratik përmes një pushteti të zgjedhur nga vetë vota e popullit, për ta marrë timonin e kësaj shoqërie me duar të pastërta e të sigurta.

LDK, dhe LVV, në kohën e fundit e kishin shansin të harmonizojnë planin e tyre politik dhe strategjik për të udhëheqë shtetin e Kosovës, si dy parti me shumicë parlamentare, që njëra vjen nga presidenti historik Ibrahim Rugova, ndërsa tjetra vjen nga një udhëheqës i demostratave dhe i burgjeve të mundimshme të okupatorit serb, z. A.Kurti, por ndodhi ajo që dikush e ka pritë ndodhjen e një plasaritje të tillë.

Sëcili do të thoshte, ndoshta askush nuk do të vepronte aq realisht në asnjë pushtet në vendet e botës, por sëcili që do të vie nesër në pushtet për të qeverisur me dinjitet, duhet të merr parasysh rrolin e pushtetit dhe udhëheqjen e tij në mënyrë serioze, pa anashkaluar interesat e popullit dhe shtetit, duke mos abuzuar dhe me votën që ia ka besuar populli.

Popullit shqiptar i Kosovës, sytë i kanë në drejtim të atyre që këtë vend do e shpiejnë përpara, duke pasë parasysh përvojat e hidhura të pushtetëve të mëhershme, tipari i pushtetit duhet të merr formën e zotërimit të vet fuqishëm, jo për të krijuar ndjenjën e etjes për pushtet, por për të krijuar formën pozitive dhe ndjenjën që prodhon zotërimin e një pushteti të mirëfilltë, pa korrupsion dhe krim të organizuar, dhe i cili pushtet nuk e kthenë kokën mbrapa, apo shndërrohet në pushtet frikacak, për shkak të akuzave dhe paragjykimeve, duke e ruajtë dhe mbrojtë rojet e sigurimit në çdo hap në mesin e popullit të vet.

Prandaj, kjo dukuri nuk duhet të shtjellohet me magji, por me energji krijuese dhe bindje përmes shtetit ligjor dhe ushtrimin e një legjislacioni e pushteti të mirëfilltë, që në një kuptim më të thellë do të thotë, përmes një pushteti të qëndrueshëm, që e kupton më mirë thelbin e shtetit dhe rrethanat e tij, por edhe fatin e këtij populli të nëpërkëmbur në vazhdimësi.

Deri kur ky popull të nëpërkëmbët me abuzime të njëpasnjëshme, në fakt duke ia imponuar edhe kuptimin e jetës dhe gjallërisë së tij, i cili në realitet nuk duhet ti humbas shpresat e veta, por duhet të orientohet se ku duhet ti mbështesë ato shpresa, tani më sikur janë të thyera e të zhgënjyera disa herë nga mashtruesit dhe manipuluesit me pushtetin, duke e keqpërdorë për interesa të veta dhe duke e konsideruar pushtetin sikur pronë të vetën.

Ky popull e ka durimin e vet të fortë dhe elastik, bile shumë të qëndrueshëm, ndoshta si asnjë popull tjetër, ku përveq tjerash përballët akoma edhe sot me pasojat e luftës së fundit që ka shkakëtuar fashizmi serb, me çrast janë edhe dhjetëra varreza masive të pa zbuluara në Serbi, që konsiderohen me kufoma të shqiptarëve të rrëmbyer nga trojet e veta gjatë luftës së fundit në Kosovë, dhe Serbia heziton ti kthejë ato në vendin e vet, duke bërë çmos për ti humbur gjurmët e krimit.

Gjurmët e një drame psikike vazhdojnë edhe pas ca vjetëve dhe në mos qofshin aq intensive sa të përfundojnë në një çmendi, kur ato janë prezente edhe në ditët e sotme nga i njëjti burim i fashizmit serb, si gjurma të tulitura që dominojnë akoma në mentalitetin e udhëheqjes serbe, në krye me Aleksandër Vuçiqin, i cili në vend që të këndellet e të kërkoj falje dhe keqardhje për krimet e shkakëtuara gjatë luftës, vepron në të kundërtën, provokon dhe nxitë trazira të reja edhe sot në mes këtyre dy popujve.

Prandaj, ky popull (shqiptar) e ka durimin e thellë, edhe pse është i ngarkuar e i stërngarkuar mbi supët e veta, shpresat i ka të pafundme dhe të qëndrueshme, i beson fuqisë rinore e intelektuale dhe të ardhmës së tyre për ditë më të mira, sikur edhe këtij durimi i vie fundi, shpresa e këtij populli është e pa vdekshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat