Dr. Avdullah Hoti kandidat unik për kryeministër të Kosovës

Opinione

Dr. Avdullah Hoti kandidat unik për kryeministër të Kosovës

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 30 dhjetor 2020 Në ora: 12:51
Avdullah Hoti

LDK, dje, sot, nëser dhe përgjithmonë; Fe e Dhe ka Atdhe.

Dr. Avdullah Hoti, është provuar dhe promovuar si Kryemnistër i urtë, i aftë dhe i guximshëm i Republikës së Kosovës, si i tillë; gëzon mbeshtetjen, besimin dhe suportin e pakontestueshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, organëve, strukturave dhe të vetë lidershipit të shtepisë politike të presidentit historik Rugova.

LDK, dje, sot dhe gjithë ditën, obsesion sublim kishte lirinë dhe shtetin e Kosoves dhe jo pushtetin si fryt dhe privilegj, përkundrazi këtë të fundit vetëm si mjet dhe levë n'sherbim dhe në dobi të kombit dhe atdheut.

Lidhja Demokratike e Kosovës, lidere ekskluzive poltikëbërëse dhe shtetbërëse në trojet etnike shqiptare të Gadishullit Ilirik.

Lidhjen Demokratike të Kosovës, nuk e tundin dhe as lëkundin:

- Tsunami i legenit të Vetëvendosjes,

- Folkori politik i PAN-hajnisë, dhe as;

- Bataku kundërmues i mediave llumiste sorosiane në të zhytura në injorancë.

LDK,  e cila që mbi tri dekada ; kauzë, ideal dhe obsesion ka shtetin e Kosoves, duke konfirmuar mbeshtetjën ekskluzive për   kandidaturën e Dr. Avdullah Hotit, Kryemnistër, promovon koherencën dhe kohezionin autentik dhe unik të Rugovizmit si filozofi, frymë dhe veprim praktik.

LDK-në, nuk e nxjerrin nga shtrati unik & autentik i projektit nacional të presidentit historik Rugova ; Kosova shtet sovran dhe demokratik ; levizjet populiste anakronike, anarkiste dhe as alenaca majtiste sllavokomunist & egocentriste e fuzinuar nga boshti i së keqes  dhe infuzionet misterioze të ideologjisë ekstreme-majtiste dhe të islamit politik.

LDK, dje, sot, nëser dhe përgjithmonë; Fe e Dhe ka Atdhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat