O popull, zgjohuni se dreqi i ka kapluar, të gjitha subjektet politike!

Opinione

O popull, zgjohuni se dreqi i ka kapluar, të gjitha subjektet politike!

Nga: Petrit Dibrani Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 21:24
Petrit Dibrani

Zgjohu, o popull dhe mos vajto!

Zgjohu, o popull dhe reago!

Popull, keni shumë arsye për të reaguar dhe këta, mujshar për t’i ndaluar.

Ne, të ngujuar dhe pa punë, me gjendje më shumë se të rënduar, këta të dalldisur zghedhje çdo 6 muaj organizojnë dhe te ne vijnë vetëm vota të kërkojnë.

Kosova, nuk e ka mundësinë dhe as luksin, çdo 6 muaj zgjedhje të organizojë.

O popull!

Me paranë publike, po mbahen zgjedhje vetëm për përfitime politike.

Pas zgjedhjeve, popull mos u anko, po tani vepro dhe kundërshto.

Kundërshto se, taksat tuaja po përdoren dhe zgjedhje, çdo 6 muaj pa nevojë po organizohen!

Po shkruhet, po flitet dhe gjithçka për vota po gëlltitet.....

Të vrazhdë, të pangopur dhe s’i të dalldisur vrapojnë, vetëm që vota të fitojnë.

S’ka platforma politike!

Ka lidhje dhe takime, për vota dhe përfitime.....

Të dalldisurit në skenën politike, takohen në dreka për pazare dhe për poste e “talle”.

Popull reago;

“Nëse nuk reagohet, asgjë s’do veprohet”

“Nëse veprohet, gjendja mund të ndryshohet”

“Nëse ne reagojmë, mujsharët politik do fillojnë të ndryshojnë”

Me shpresë, për vetëdijesim.....!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat