Po do me i dalë punë Kosovës me Lajçakun

Opinione

Po do me i dalë punë Kosovës me Lajçakun

Nga: Xhavit Çitaku Më: 2 janar 2021 Në ora: 13:31
Miroslav Lajçak

Çasje krejt ndryshe dhe në kundërshtim me rregullat për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po e zhvilloni deleguari i Bashkimit Evropian Lajçak. Në të vërtetë, ndërmjetsuesi i dialogut Kosovë – Serbi sllovaki Lajçak prej se ka filluar këtë mision pothuajse në çdo deklaratat të tij qartë e haptas po ia mbanë anën vetëm njerës palë, asaj të Serbisë. Në prononcimin e tij të fundit ai e paska vënë në dyshim edhe pavarësinë e Kosovës, duke shtuar së edhe statusi i shtetit tonë do të jetë objekt në tavolinën e bisedimeve të të dy delegacioneve respektive. Siç dukët ai po mendon se si ndërmjetësuses është zgjedhur nga shteti i tij Sllovakia që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të cilën gjë e kundërshton edhe sot e kësaj dite , e jo BE ku vetëm pesë shtete të saj nuk kanë pranuar shtetësinë e Kosovës. Ndërkaq, dihet mirëfilli se roli i tij është asnjënjës dhe duhet të përfillë të gjitha propozimet e palëve në dialog dhe më pastaj të gjenden rrugët për arritjen e pëlqimit për temat e zhvilluara dhe në fund të nënshkruhen marrëveshjet, duke e dhënë kontributin edhe vetë Lajçak. Mirëpo, ai po e bënë të kundërtën dhe po favorizon vetëm Serbinë në kërkesën e saj se kurrë nuk do ta njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe së shpallja e pavarësisë së saj është e pa vlerë, për të cilën gjë duhet folur e debatuar sërish. Pra, ai po hap tema të reja, plagë të reja për Kosovën, të cilën gjë asnjëherë deri me tash nuk e kanë bërë përfaqësusesit më të lartë të Bashkimit Evropian të involvuar në dialog.

Lajçak me një diplomaci perfide po teston BE-në dhe ndryshimin e qasjes në dialog

Të rrezikohet të qenit shtet i pavarur i Republikës së Kosovës është diçka serioze që kërkon një mobilizim të të gjitha subjekteve politike për të ndalur këtë të keqe që po ia gatuan ndërmjetësusi i BE Miroslav Lajçak, që lirshëm mund të thuhet se po e bënë në koordinim me shërbimet sekrete ruse dhe të atyre serbe, por edhe të tjerëve që nuk ia dojnë të mirën shtetit tonë.. Rol të madh në këtë kundërshtim duhet ta këtë Qeveria, e cila nuk duhet që të kënaqet me një deklarat për shtyp se pala kosovare merr pjesë në bisedime vetëm për të nënshkruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse, në bazë të së cilës të dy shtetet do ta pranojnë njëra- tjetrën. Në fakt, Qeveria e Republikës së Kosovës urgjentisht duhet ta informoj Komisionin Evropian për sjelljet dhe deklaratat e të deleguarit të posçëm të BE dhe t’ia bëj me dije se nëse ai vazhdon me këtë lojë të rrezikshme, pala kosovare do të heq dorë të takohet më të.Organet e institucionet tona sikur janë mësuar të injorojnë shpeshherë deklaratat e dhëna nga të besuarit e institucioneve qofshin ato evrpoiane apo ndërkombëtardhe kur po nxihen ngusht atëherë po arsyetohen se valla nuk e kemi dit. Në të vërtetë, Lajçak me një diplomaci perfide po teston Bashkimin Evropian me deklarata të tilla ekstreme, ndaj të cilave për fat të keq ende nuk kemi një reagim adekuat për t’ia përkutuar atij rregullat që vlejnë në kuadër të dialogut. Me një sjellje të tillë emisari special i Bashkimit Evropian jo vetëm që nuk po po hap rrugë e mundësi për përafrimin e qendrimeve në mes të palëve, por ai po provokon edhe më shumë dhe po acaron situatën.

Pa involvimin e SHBA-së nuk mund të arrihet marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Jemi dëshmitarë se nga ardhja e Trump në krye të shtetit më të fuqishëm në botë SHBA, pos tjerash, Ballkani disi mbeti në përiferi të interesimit të kësaj administrate dhe me këtë u neglizhua edhe dialogu i filluar që shumë vite më parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në fakt, pak muaj para se të mbaheshin zgjedhjet, presidenti Trump ndërmjetësoi në arritjen e një marrëveshjeje shumë të rëndësishme ekonomike ndërmjet këtyre dy shteteve, por mbeti në mes të rrugës arritja e një marrëveshje përfundimtare e cila do të ishte e ligjerishme për të dy palët, apo thënë më mirë do të krijonte mundësinë për njohje reciproke ndërmjet dy vendeve. Duke parë se kur amerikanët fillojnë diçka dhe nuk e lënë pa e realizuar, evropianët menjëherë u aktivizuan dhe filluan përpjekjet e tyre për të dhënë kontribut në këtë drejtim. Megjithatë, që nga rifillimi dialogut Kosovë- Serbi po shihet se këto përpjekje janë të vakëta për shkak se nuk ka një dinamik që premton se do të arrihet ndonjë rezultat. Arsyetimi evropian është se kemi të bëjmë me pandeminë, që po merr jetë njerëzish, mirëpo kjo nuk mund të jetë ndonjë pengesë serioze për shkak se amerikanët në vlugun e infektimeve me këmbëngulësinë e tyre korrën rezultate në fushën ekonomike që i sjellë dobi vendit tonë. Ngadalësimi po bëhet edhe më evident për shkak të mënyrës së punës dhe angazhimit të ndërmjetësuesit të dialogut Kosovë- Serbi sllovakut Lajçak, i cili, në të vërtetë, nuk është asnjënjës në këtë aktivitet diplomatik.

Së këndejmi, lirshëm mund të konstatohet se pa involvimin e SHBA-së në në këtë proces zor se do të këtë diçka konkreterreth këtij dialogu të stërzgjatur.Megjithatë, ka shpresa se administrata e re amerikane, në krye të së cilës është demokrati, Biden, në njerën nga angazhimet e saj diplomatike në fokus të interesimit do të jetë edhe Kosova, përkatësisht ndërmjetësimi i saj direkt e indirekt në arritjen e një marrëveshje përfundimtare me shtetin fqinjë, Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat