Runa Zot prej Xhahilave!

Opinione

Runa Zot prej Xhahilave!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 3 janar 2021 Në ora: 17:03
Ismail Muqiqi

Para 40 viteve në një tubim të burrave të pajtimit në llap, pata fatin të marrë pjesë në cilësinë e Gazetarit dhe antarit të Këshillit të Pajtimit.

Pasi u arrit pajtimi ndërmjet dy familjeve të cilat ishin në hasmëri mes veti njëri nga pleqnarët e llapit mes tjerash tha..: “Runa Zot prej Xhahilëve.

Kur e pyeti njeri nga të pranishmit pleqnarin se çfarë kuptimi ka kjo fjala xhahilë ai iu përgjigj: “Xhahili është njeriu më i padijshëm (i mjerë). Por vazhdojë pyetja tjetër: A ka njeri më të keq se Xhahili?.. Pleqnari u përgjigj: “Më i keq dhe më i mjerë është xhahili që nuk e din që është xhahilë".

E përmenda këtë shembull të një periudhe të kaluar kur në mesin e popullit mbretëronte prapambeturia, varfëria, analfabetizmi, hakmarrja ndërmjet njerëzve dukuri këto të cilat i lanë plagë të rënda popullit shqiptarë.

Mjerisht edhe pse ka kaluar një epokë e gjatë, gjatë viteve të fundit në shoqërinë kosovare përkatësisht  nëpër partitë e ashtuquajtura politike, dhe në rrjetet sociale ka filluar të manifestohet profili njeri me botëkuptimin “xhahili”.

Kjo mendësi e njerëzve të padijshëm me plotë energji negative, me xhelozi të sëmurë po shkakton përçarje dhe urrejtje në mesin e popullsisë. Kjo dukuri paradoksale, denigruese e karakterit po e tregon sjelljen dhe fytyrën e vërtet të  disa personaliteteve të cilat janë futur në politikë më shumë duke i sjellë dëme raporteve ndernjerëzore.

Disa figura të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me parimet njerëzore, morale dhe tradicionale po defilojnë nga një parti në tjetrën ose mos të themi se brenda pak vitesh ata hynë dhe kaluan nga një parti në tjetrën, për të vetmin qellim interesin personalë dhe karrieriste.

Edhe më tragjike dhe e dhimbshme qëndron fakti kur disa figura të cilat kanë qenë një pjesë e një subjekti politikë më shumë se një decenie tani pas dështimeve në politikë, duke i tradhtuar dhe shkelur parimet programore të subjektit që më parë i takonin tani këta të mjerë përmes rrjeteve sociale dhe tu ashtuquajturave  mediume informative kanë filluar të flasin kundër bashkëpunëtoreve politikë shokëve dhe miqve për të cilët dikur më herët u këndonin këngë dhe poezi.

Përpjekjet e individëve të caktuar të cilët më parë ishin pjesë e partive të caktuara politike tani përmes shpifjeve dhe të pavërtetave po bëjnë përpjekje që ish-bashkëpunëtorët partiak dhe liderët të dikurshëm të tyre tani ti akuzojnë si bashkëpunëtorë të Serbisë, si tradhtarë të vendit dhe akuza më të ndryshme të cilat i shërbejnë vetëm armiqve dhe kundërshtarëve të Kosovës.

Kjo sjellje denigruese e disa oponentëve të cilët me gjuhën më të vrazhdë bëjnë akuza ndaj bashkëpunëtorëve të dikurshëm partiakë është bërë rutinë sahere që skena politike ka turbulenca dhe dështime të parimeve programore për të ardhmen e vendit.

Asnjëherë nuk ka qenë në traditën e shqiptarëve që ndaj shokut apo mikut me të cilin ka rrugëtua dhe punua dhe janë ushqye në sofra të përbashkëta më në fund  të harrohen të mirat për tu kthyer e mira me sjellje jonjerëzore ashtu si janë duke vepruar disa ish-politikan të dështuar.

Kjo po ndodhë edhe ndaj Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit të cilët në momentin e tanishëm e gëzojnë përkrahjen më të madhe të qytetareve.

Njerëzit e sëmur nga xhelozia patologjike të cilët janë të mjerë në politikë, por nga mendjemadhësia dhe egoja e tyre janë të dashuruar në pasqyrën e tyre, nuk po e dinë se sa më shumë të flasin keq apo e akuzojnë Albin Kurtin apo Vjosa Osmanin qytetarët e Kosovës aq më tepër janë duke e rritur simpatinë dhe respektin ndaj tyre.

Po të ishte niveli i duhur i vetëdijes qytetare dhe intelektuale, mjetet e informimit dhe gazetaria profesionale këtyre figurave përçarëse, karrieriste, manipulonte të dështuara në politikë nuk do duhej tu ipte hapësirë në mediumet përkatëse.

Në fund  po theksojmë se edhe pas 40 viteve botëkuptimi i fjalës “xhahilë” ka mbetur i pandryshuar, "xhahili mbetet xhahil".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat