Sllogani - Guxo - meritor për guximtaren Dr. Vjosë Osmani

Opinione

Sllogani - Guxo - meritor për guximtaren Dr. Vjosë Osmani

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 4 janar 2021 Në ora: 10:28
Vjosa Osmani

Vërtet, dikur, PDK-ja paska pasur një trinom slloganësh: "beso, guxo, fito!" Por, asnjërin nuk e ka përmbushur. Andaj, konsiderohet i pa qenë. Përkundrazi i ka zhgënjyer, duke mos realizuar asnjërin. Me slloganin "fito", është ngritur në pozitë, duke e pasur patericë LDK-në. Slloganet e saj emërmirë, i konvertoi në krimin e organizuar dhe hajninë zyrtare. Rrjedhimisht, i dështoi tërësisht!

Ndërsa Vjosë Osmani, vitin e shkuar - 2O19, slloganit "BESO", si kryesuese e listës zgjedhore të LDK-së, i dha përmbajtje, e lëndëzoi, duke i ndejtur besnik anëtarësisë, elektoratit të partisë dhe shqiptarëve mbarë. Në epërsinë e karrierës, kryetare e Kuvendit të Kosovës dhe Nënkryetare e LDK-së, zgjodhi sfidimin, sakrificën në mbrojtje të slloganit "BESO", tashmë, i reklamuar, i stenduar anekënd Kosovës dhe përmes kanaleve digjitale në tërë botën. Pëndryshe, lidërshipi i partisë kishte shkelur shenjtërinë e slloganit në fjalë dhe programin që e shoqëronte atë, duke u koalicionuar me bandën PAN.

Sllogani - GUXO - nuk është plagjiaturë, është një poezi kushtrim-frymëzuese e rilindasit fisnik, Ndre Mjeda, për të guxuar në çdo kohë e rrethanë. Sllogani - GUXO -, është meritor, autentik, për Vjosë Osmanin dhe mbështetësit e saj guximtarë. Sepse ajo ka guxuar të përballet me dy tabore destruktive dhe të rrezikshme, deri në tradhti kombëtare:

1) Koalicionin PAN dhe

2) Lidërshipin e LDK-së, përkatësisht, uzurpues të Logos të partisë të kryetarit Rugova.

Vjosa GUXOI t`i kundërvihet trinomit namkeq Hashimit-Isa-Skënderi, aprovues  dhe nënshkrues të:

1)  Demarkimit të kufirit me Malin e Zi, të njohur me "Demarkacion"; 

2) Krijimit të Bashkësisë të komunave serbe brenda Kosovës, alias "Zajednica";

4) Koalicionit PDK-LDK;

5) Emërimin e Hashimit president, përkundër porosisë-amanet të Presidentit Rugova, sepse "Hashimi është i rrezikshëm për Kosovën.

6) Korrigjimit të kufinjëve në çfarëdo varianti, të ashtuquajturit "shkëmbimi i territoreve", e deri ke ndarja e Kosovës, për çka bisedonin Hashimi, Vuqiçi, Rama, Batoni me kompani;

7) "Minishengenit, të biseduar në Nish, nga Rama-Vuqiç;

8) Kundër "lënies të Veriut Serbisë, zhbërjes të Gjykatës Speciale, faljes reciproke të krimeve, pajtimit serbo-shqiptar",

-  propozime të shpalosura nga Batoni, në TV "Dukagjini" dhe  "xhevahire" tjera, në këmbim të lirisë të presidentit Hashim. Pra, rrafsh Kosova!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat