Kakofonia e thirrjes për bojkotimin e zgjedhjeve

Opinione

Kakofonia e thirrjes për bojkotimin e zgjedhjeve

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 4 janar 2021 Në ora: 18:23
Ruzhdi Peçani

Një thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve në kohën kur këto do ndodhin,duke patur parasysh se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese tani kemi një Qeveri në detyrë është një kakofoni në vete.Ishte ky një adresim i bërë qytetarëve në veçanti të rinjëve në opinionin “Na priftë e mbara” nga Florim Zeqa,në Kosova Sot Online,1 janar 2021.

Dhe si arsyetim do marri “…në mungësë të një alternative të re politike,zgjidhja më e mirë do të ishte bojkotimi total i procesit zgjedhor.”Kjo thirrje si apsurd në vete! Dhe gjithë kjo, se na ua dashka që “intelektualë dhe veprimtarë” tanë të zgjohen nga amullia që i ka kapluar që moti e të na servirin alternative të re politike,ngase pa ta nuk bënë!

Respekt për autorin,por diçka sikur nuk shkon.Vlerësimi se duhët pritur ndoj inisiativë të re politike,përkundër se tani më kemi një inisiativë të re nga znj.Vjosa Osmani sikur nuk u shkon përshtati oponenteve politik në Kosovë! Kemi një arsyetim pakësa iracional, se insiativa po kështu kishim dhe më parë dhe shtron pyetjen “ku është sot LDD e Nexhat Dacit (LDK), NISMA e Fatmir Limajt (PDK ),ku ëhtë sot grupi i PSD-stëve të Shpend Ahmetit (LVV),ku është sot ALTERNATIVA e Mimoza Kusarit (AKR)!?”. Një analizë e tillë nuk shkon ngase shumë ngjarje dhe ndodhi varen se kur ndodhin në kohë dhe hapsirë.

Dhe, se kjo Inisiativë politike e znj.Vjosa Osmani do të mbetet si një “patericë “e një partie është paragjykim dashakeq,autori nuk do duhej të binte në mesin e atyre që kanë averzion ndaj kësaj inisiative dhe vetë znj.Vjosa Osmani.

Adresimi apo thirrja për një bojkot total është iritim apo insinuate? Po të jetë insinuatë do thotë diçka që do sillte defetizëm tek zgjedhësit.Nisma politike e znj.Vjosa Osmani jo vetëm që po inkriminohet nga partia që larguan LDK, po kjo vërehet se ndaj kesaj inisiative politike,kur edhe nxorrën sloganin “GUXO” është duke bërë një ekspansion enorm ndaj kësaj inisiative politike!

Dua të besoj se ky nuk ishte qëllimi i autorit të shkrimit,se nuk ka të bëjë me konformizëm!

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tani më ka dhënë verdiktin dhe zgjedhjet do ndodhin dhe me këtë mund të themi “Na priftë e mbara”,pra me zgjedhje,jo “Na priftë e mbara”me bojkotim total të zgjedhjeve.Në këto rrethana tani zgjedhësit e rinjë,në veçanti ata që do votojnë për herën e parë u duhet inkurajim për të dalur sa më shumë në zgjedhje,të vendosin për veten e tyre,të ardhmën e tyre dhe vendit,të votojnë për një qeveri të fortë dhe të qëndrueshme nga e cila do kërkojmë përgjegjesi këtu duhët të qëndroj poenta e zgjedhjeve.

Dhe duhët besuar tek të rinjët tanë,tek ata që votojnë për herën e parë që sillet diku rreth 153.000,do shfrytzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të përbushin obligimin qytetarë me dalje në këto zgjedhje.Duhët të besojmë në ta dhe t'u japim shtytje dhe kurajo shpirtit të tyre opozitarë ngase e duan ndryshimin.

Duhët mbështetur të rinjët tanë me mesazhin se paradigma e ndryshimeve në Kosovë do ndodhi se e gjitha është në mendësinë dhe dorën e tyre! Dhe tani t'u themi Na p r i f t ë e m b a r a!

Këtë reagim e bëra ne facebook ngase të bësh reagim në gazetat dhe portalet në Kosovë,paksa nuk mirëpriten ,se mund të preken ndoj gazetarë apo bashkëpuntorë që kanë.Kështu faleminderit facebook që për postimet nuk keni një redaksi apo pronar në Prishtinë, që do hudhte në shportë apo të na bënte cenzurë për postimet e shkrimeve,reagimeve dhe kështu mund të shprehim mendimet tona,lirinë e fjalës,por gjithëherë kur ato janë konstruktive pa përmbajtje animoziteti dhe denigrimi ndaj një individi apo grupi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat