Serbia çdo ditë e më afër së vërtetës së hidhur për të

Opinione

Serbia çdo ditë e më afër së vërtetës së hidhur për të

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 6 janar 2021 Në ora: 17:47
Ruzhdi Peçani

Në vitin që lamë pas Beogradi zyrtar do e ketë mbyll me shumë pa parashikushmëri për vitin 2021, duke mos hapur asnjë kapitull për në rrugën e saj drejt Unionit Evropian. Ky është lajm i mirë për ne në Kosovë dhe jo vetëm, por për Serbinë jo! Publicisti dhe politikani V. Jankoviq,do thotë “po ofrohet moment i së vërtetës për Vuçiq - momenti i njohjes së Kosovës”, konsideron se në Kosovë nuk ka ndrojtje dhe dramë, ngase topi, si thotë ai, po rrokulliset drejt cakut të vet, dhe ky është “moment i së vërtetës” për presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, është momenti i njohjes së Kosovës de fakto.

Kështu viti 2020, nuk do jetë një vit që për shumë gjëra do të mbahet mend në Serbi, pos Covid-19 dhe mos hapjes të asnjë kapitulli në bisedime me BE. Kjo që nuk u hap asnjë kapitull duhej të ishte brengë dhe për Beogradin zyrtar, të cilët nuk e kanë këtë brengë, po edhe për Evropën e cila nuk tregoi një vëmendje të theksuar për ngjarjet që ndodhën në 2020 e cila dhe i mundësoi liderit serb të jetë më larg Brukselit.

Në Serbi nuk ka demokraci, po as liri të medieve. Nuk vërehet asnjë shenjë se mund të vinte gjerë te një dialogu të brendshëm për këtë. Gjithnjë dhe më tepër ka ngritje tensioneve dhe shqetësimeve në opinionin serb. Dhe presidenti i Serbisë,në vend se të qetesonte sado pak gjendjen ai nga dita në ditë edhe më tepër hudhte vaj në zjarrin. Dhe opozita nga ana tjetër pa vetëdije, po binte në grackat e veta të përditeshme. Përderisa në ndërkohë Vuçiq bën atë që dëshiron me shtetin i cili, së paku ka deklaruar se është pro integrimeve euro – atlantike. Kështu mu në këtë fushë presidenti serb po bie në këtë provim. Mu sikur në trarin luhatës, ky ishte sa pak në dashuri me Brukselin, pastaj me rusët, pastaj sa me kinezët dhe tërë kohën do flirtonte me SHBA, dhe në fund, si para katër vitesh, favoriti i tij u gjunjëzua para se të përfundonte vrapimi. Bashkimi Evropian mu për aryse të këtij trari nuk duhet të kishte më mirekuptim dhe konsideratë ndaj një njeriu, i cili sillej si një adoleshent që nuk ka arritur pjekurinë për kohën dhe pozitën në të cilën gjendet. Ajo që është e pakuptuar, po dhe nonsens, është se çka do duhej të ndodhte më që Brukseli të kuptonte se BE nuk u fle në zemër jo vetëm presidentit të Serbisë, po dhe Qeverisë me partnerët e koalicionit. Po të mos kishte frikë Vuçiq nesër do të nënshkruante që Serbia të bëhej guberni e Rusisë, apo zonë industrial kineze. Evropa këtij njeriu i lejoi që Serbinë ta bëjë shtet sipas masës së tij dhe të sillet ashtu si u sollën diktatorët komunist gjatë luftës së ftohtë në Evropë.

Mund të themi se, me mos hapjen e kapitujve Brukseli sikur i dërgon një mesazh Beogradit, këtë duhet parë, po ajo që duhet thënë se është se BE duhet të marrë qëndrim të fortë dhe të ashpër ndaj pushtetit serb në Beograd, nëse Serbia vërtet aspiron të bëhet shtet i bashkësisë së shteteve evropiane dhe traditës moderne. Në serbi nuk ka njerëz të cilët pushteti nuk u ka dhënë epitete duke i konsideruar si tradhëtar,argat të paguar nga jasht, jopatriot dhe jo serb.

Të kujtojmë se përfaqësuesit serbë në OKB votuan kundër rezolutës në të cilën kërkohej nga Rusia që sa më shpejt të ndërpriste “okupimin e përkohshëm” të Krimes, gjysmëujdhesës ukrainase që kishte aneksuar në 2014. Me këtë Serbia mjegulloi dhe më tepër marrëdhëniet me Brukselin. Kjo shënon një avantazh për Kosovën, fatmirësisht gjatë votimit nuk mbeten të përmbajtur. Në ndërkohë për Vuçiq mbretëronte bindja në Serbi, se në lëvizjet diplomatike nërkombëtare tregohej i zgjuar dhe shumë i mençur.

Nga ana tjetër, në Serbi vinin zërat që tani nuk duan t'i dëgjojnë. Jo vetëm Vuçiq dhe rrethi i tij dhe më tej shpresonin në fitoren e Donald Trump, jo vetëm ai, por dhe të gjithë në Serbi pritnin se çfarë do jetë verdikti i Gjykatës Supreme për këtë në SHBA. Dhe këtë se Gjykata Supreme ka hedhur padinë, në të cilën kërkohej anulimi i rezultateve të votimit në katër shtetet federale – Xhorxhi, Miqigen, Pensilvani dhe Viskonsinë dhe tani të dëshpruar, për Joe Biden nuk duan as t'u përmendët.

Ajo që tmerron Serbinë është lobi shumë i fuqishëm shqiptar në SHBA, kjo nga burimet e veta që kanë dhe sipas Sputnik. Joe Biden,konsiderijnë se nuk do ta shfrytëzojë presidentin serb Vuçiq, siç bëri Trump gjatë promovimit të tij, po sikur e kanë ndërdije se kur është fjala për Kosovë, Uashingtoni do të angazhohet në zgjidhjen e problemit në mënyrën që bie ndesh me dëshirën dhe ambicjen e Beogradit. Dhe kur kësaj i shtohet edhe qëllimi që SHBA dhe BE të riparojnë marreddhënjet, fushëmanovrimi i Serbisë shkon dhe kufizohet me ngushtim. Përse vie frika nga znj.Madeleine Albrigh,  Vuçiq sigurisht se do të tentojë të manovrojë duke blerë kohë, po përshtypja merret se në orën me rërë, rërë ka mbetur shumë pak.

Cili është opinioni i qytetarëve në Serbi, nga ta ekziston mendimi se “Po, Kosova kaherë është tjetër shtet. Po është pjesë e Serbisë, përse politikanët kërkojnë leje për të hyrë, po që kanë ushtrinë, etj…A. V. këtë e din se kur të njohë Kosovën publikisht, do ta humb karrigen dhe BE toleron atë derisa të realizon premtimin”.

Një beogradas „Konflikt i ngrirë? Po unë nuk dua të jetoj në Serbi nën tension të përjetshëm dhe me patriot të vetëquajtur që çirren Kosova është Serbi nga banesa komfore të tyre në Beograd. Dhe nuk dua të dërgoj miliona në Kosovë për të mbajtur status quo. Përderisa të jetë kështu, do të ketë të tillë edhe më shumë nga rrathët kriminal. Kosovën e kemi humbur kur NATO hyri në Kosovë,në kohën kur Slobodan Milosheviq dhe Sheshel ishin në pushtet dhe sot nxënësit e tyre.”

Vladeta është radikal në pyetjen për Kosovën ”mos e dhëntë zoti të shpërthej lufta do fshihesha në birën e miut dhe ne fukarenjët do shkonim për të vdekur për Serbinë dhe klasë tjetër këtë kohë do e shfrytzonin që të pasuroheshin dhe pas lufte, po këta do na thonin se jemi budallenj. Kështu ndodhë në çdo luftë. Fukarenjët shkojnë në luftë dhe vriten e bijtë e disa baballareve qëndrojnë në kafiteritë.

Se do të ndodhë një rikthim i fuqishëm i partnerëve tanë strategjik tregon edhe vizita qe ndodhi nga MPJ e Gjermanisë. Zyrtarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, drejtoreshë zyrtare për Evropën Juglindore znj. Suzane Shic dhe e ngarkuara për marrëdhëniet me shtetet e Ballakanit Perëndimor ka deklaruar në Beograd, në takim me presidentin A.Vuçiq, se është në interes të Serbisë që të ketë përparim në bisedimet me Prishtinën "bisedime për vetëveten për hyrjen në EU".

"Kuptojmë se kjo nuk është e lehtë, por besojmë se edhe Serbia kupton tani se pavarësia e Kosovës më nuk mund të zhbëhet. Poashtu, nuk duhet harruar se më 20 janar në SHBA do të jetë një administratë tjetër, e cila sigurisht bisedimeve do t'u japi një shtytje tjetër", ka deklaruar Suzane Shic për Dojçe vele.

Kjo ka theksuar se shkëmbimi i teritoreve për të cilën është folur një kohë “nuk është në rend dite”.

Shic ka vlerësuar se bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës ka komplikuar situata politike në Kosovë, që e presin zgjedhjet e jashtëzakonshme.

"Megjithatë në verë ishin disa takime të nivelit politik, parasegjithash të nivelit të ekspertëve, në të cilat takime, si kemi dëgjuar, të dy palët ishin konstruktive”.

Sipas saj, qenësore është që dialogu të sjellë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila duhet të jetë "politikisht e zbatuar nga të dy shtetet" ashtu që kjo "u mundëson Serbisë dhe Kosovës përspektivën t'i bashkohen EU dhe kontributit për një stabilitet rajonal".

Në bisedime me Serbinë Kosova duhet të shfrytëzojë avantazhin e krijuar me boshllëqet që ka Serbia duke i konvertuar në përparësi. Kosova nuk do duhej të vazhdonte bisedimet kur është fjala për grupet e eksperteve përderisa kemi Qeverinë në detyrë. Deklaratat e zt.Lajçak se “marrëveshja gjithëpërfshirëse nuk mund të arrihet pa biseduar çeshtjen e statusit”, janë të rrezikshme. Qeveria që do të pasojë, duhet hequr nga zhargoni fjalën status, fokusimi të jetë për njohje reciproke të dy vendeve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat