Shteti i Kosovës në udhëkryq, a do të barten në pako të gjitha problemet e Kosovës edhe në vitin vitit 2021

Opinione

Shteti i Kosovës në udhëkryq, a do të barten në pako të gjitha problemet e Kosovës edhe në vitin vitit 2021

Nga: Ragip Guraziu Më: 7 janar 2021 Në ora: 09:29
Ragip Guraziu

Viti 2020, që po e lëmë mbrapa tash e pak ditë, ishte viti më i rëndë për qytetarët e Kosovës, jo vetëm për pasojë të pandemisë, por edhe të politikës së pa përgjegjshme që e prodhoj krizën e pa riparueshme institucionale, me një Qeveri dhe Kuvend që nuk patën as një vit të plotë jetëgjatësie. Si rezultat i atij koalicioni jo funksional të zgjedhjeve të vitit 2019, koalicionit të parë dhe të dytit, si rezultat i atyre shpresave të rreme ka qenë viti 2020 ka qenë viti më i rëndë, viti më degradues në secilin aspekt për shoqërinë dhe për shtetin tonë. Ky vend po udhëhiqet nga qeveria e dytë, tash qeveri në detyrë, e koalicionit të shpresave të rreme, të cilët vetëm hallin e qytetarëve nuk e kanë.

Viti 2020 ishte i pa përngjeshëm për liderët tanë politik, që u dëshmua arrestimi i tyre, krerët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, që festuan vitin 2021 në Hagë. Po ashtu viti që mbeti pas ishte vit në të cilin filluar të përballemi me COVID 19, dhe për çdo ditë na vdisnin nga 15 deri në 20 qytetarë në ditë si rezultat i moskujdesit të duhur ndaj pandemisë COVID 19.

Kryeministri Hoti pa mandat legjitim vendimmarrës në AKI, kompetencat i kalojnë U.D. të Presidentes Vjosa OsmaniPor jo vetëm. Çdo ditë na ndodhnin edhe plaçka nëpër banka të ndryshme, nëpër qendra tregtare, po rritej kriminaliteti, po rritej zhvatjet në dëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në anën tjetër e kishim edhe një degradim të skajshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës si rezultat i këtij mashtrimi dhe kësaj keqqeverisjeje që ka dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019., e që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese po e përfundon turpshëm një mandat 7 mujor pa asnjë kujtim pozitiv, por vetëm me dështime dhe mashtrime. Rreziku ekziston që problemet e njëjta të na bartën edhe në këtë vit në të cilin posa kemi shkelur, por optimizmin nuk duhet ta humbim dhe duhet të lutemi për më të mirën: Ishalla nuk do të përsëriten problemet dhe pasojat e vitit të kaluar, edhe në këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat