Dështoi grusht shteti në SHBA?!

Opinione

Dështoi grusht shteti në SHBA?!

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:29
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Derisa në Kosovë pati sukses grusht shteti i përgatitur nga Richard Grenell, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa për rrëzimin e qeverisë Kurti, sot në Amerikë dështoi grusht shteti për të penguar ndërrimin e qeverisë së re të SHBA në krye me Joe Biden.

Kjo së çfarë ndodhi sot në Amerikën demokratike nuk është parë në qind vjetëshin e fundit. Ndërrimi i pushteteve në Amerikë gjithmonë është bërë sipas rregullave demokratike dhe fer duke ia uruar detyrën njëri-tjetrit.

Por sot nuk ndodhi kështu në prag të ndërrimit të pushteteve për në Shtëpinë e Bardhë u bënë protesta të mëdha të fuqishme të simpatizuesve të Presidentit humbës Donald Trump. Demonstruesit si nëpër filma u kaçarritën ndërtesë së kapitullit për të hyrë brenda. Ishte rrëmujë e madhe. U angazhua edhe garda kombëtare, ushtria dhe policia. Pati përleshje midis protestuesve dhe organeve të sigurisë të cilët reaguan ashpër ndaj protestuesve. Pati edhe të lënduar, por edhe të plagosur me armë zjarri.

Diçka e këtillë nuk ka ndodhur në historinë më të re të Amerikës.

Mediat siç CNN etj, këtë protestë e quajtën si tentim për grusht shtet i cili edhe dështoi që ishte paraparë për certifikimin e zgjedhjeve në të cilat bindshëm fitoi demokrati Joe Biden.

Kjo që ka ndodhë sot nuk është aspak e çuditshme e ka emrin. Donald Trump është ky emër, sepse ky njeri ç'prej se ka ardhur në detyrën e Presidentit me 2016 është sjellë me arrogancë si brenda po ashtu edhe jashtë vendit. Brenda vendit pati trazira, protesta raciste të cilat nuk i shkojnë për shatat demokracisë Amerikane. Solli vendime të ndryshme të cilat gati se të gjitha iu rrëzuan nga Gjykatat federale.

Por as në arenën ndërkombëtare Donald Trump nuk tregoi ndonjë sukses, më shumë ai i prishi urat e bashkëpunimit me shtetet tjera se sa i ndërtoi. Shumë marrëveshje ndërkombëtare i hodhi poshtë, sidomos ishin shqetësuese ftohja e marrëdhënieve me Evropën e sidomos me z.Angela Merkel. Kurse nga ana tjetër më shumë preferonte të takohet me diktatorët sikurse është rasti me Kim Un te Koresë së Veriut.

Për të gjitha këto trambulenca politike të Trump por edhe për shumë të tjera ai i humbi zgjedhjet e 4 nëntorit 2020 bile bindshëm, sepse amerikanët u bindën se nuk e duan edhe më tutje një presidenti arrogant i cili e bërë rrëmujë jetën politike në Amerikë.

Amerikanët me të drejtë votuan për demokratin Joe Biden, një veteran i moçëm në politikë dhe një bashkëpunëtori i ngushtë i presidentëve të mëparshëm si George W Bush (i vjetri) dhe Georga W Bush (i riu) por lidhje të forta pati edhe me Presidentin Clinton dhe B.Obama nga të cilët ka një përvojë të çmueshme në udhëheqjen e shtetit më të fuqishëm të botës.

Joe BIden është edhe njëri nga figurat e fuqishme, krahas Clintonit dhe z.Olbrajt, i cili dha kontribut të fuqishëm në çlirimin e Kosovës.

Ani pse Donald Trump i humbi zgjedhjet bindshëm ai as se si të bindet se zgjedhjet i ka te humbura, ai fitores së Joe Biden që nga 4 Nëntori 2020 po i bën bisht fitores së Bidenit me deklarata të ndryshme kontraverse për mos njohjen e rezultatit .Ai beri shumë ankesa gati në çdo shtet të Amerikës por të gjitha Gjykatat dhe qeveritë e këtyre shteteve i hodhën poshtë si të pa baza.

Të gjitha këto lajthitje, dredhina të papjekura të Donald Trump, bile edhe duke bërë presion, çka nuk është zakon në Amerikane për ndryshimin e rezultateve të zgjedhjeve në dobi të tij. Kjo mund të këtë ndodhë se ndoshta Richard Grenell ia ka mësuar leksikonet që Hashim Thaçit me co. për të ndikuar politikisht.

Sjelljet e këtilla të Donald Turimp duhet të kenë pasur ndikim edhe në protestat e sotme të simpatizuesve të tij për tentim për grusht shtet i cili dështoi, por ku pati shumë të plagosur me armë të forta por edhe me armë zjarri.

Përgjegjësia kryesore për këto protesta me rastin e ndërrimit të pushteteve në Amerikë bie mbi vet Presidentin në ikje Donald Trump për shkak të mos pranimit të rezultatit zgjedhor i cili e solli në pyetje sigurinë kombëtare të SHBA.

Joe Biden tha sot se Presidenti në ikje Donald Trump është përgjegjësi kryesor për këto protesta, ani pse sa për sy e faqe i dënoi ato në Twitter, por nevoja ishte aq serioze sa që Trump sot ishte dashur të gjendet në Kapitol për qetësimin e protestuese të cilën gjë nuk e bëri.

Përgjegjësia siç tha Joe Biden bie mbi Trump i cili do të jap llogari para gjyqësisë Amerikane herë do kur, sepse ishte në pyetje cenimi i sigurisë kombëtare të SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat