Të rinjtë dhe dilema e votuesve në prag të zgjedhjeve në Kosovë

Opinione

Të rinjtë dhe dilema e votuesve në prag të zgjedhjeve në Kosovë

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 8 janar 2021 Në ora: 20:36
Ruzhdi Peçani

Tani më zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale në Kosovë po ndodhin, më 14 shkurt do hapen të gjitha vendet zgjedhore, vlerësohet se vetëm një numër jo i vogël i të rinjve do hezitojnë tua mësyjnë kutive. Numër i madh i tyre nuk kanë interesim për politikën, po dhe ata që do votonin janë skeptik se ndryshime të mëdha mund të ndodhin.

Atëherë cili do jetë numri i të rinjëve të moshës 18 dhe 30 vjeç që do dalin në vendvotime, kjo mbetet si një e panjohur para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Si duket një hulumtim preciz për këtë mungon, po sipas gjykimit të zgjedhjeve të vitit 2019 ky nuk do jetë një numër i madh. Përderisa në nivelin e BE për këtë grup moshë ishte afro 42 %, për në Kosovë,për këtë, muingon një analizë.Të dhënat flasin se në këto zgjedhje numri i atyre që votojnë për herë të parë duhet të jetë afro 183.000,numri i zgjedhësve në 2019 ishte 1,942.000.

Arsye e mosdaljes,sipas një analize qëndron në atë, se partitë politike nuk kanë formuluar politika të cilat në rend të parë u përkasin temave me rëndësi për të rinjtë, dhe atë se mungon forma apo stili i komunikimit që do ishte i afërt me të rinjtë. Kjo, para se gjithash reflektohet tek temat si arsimimi, pozita e studentëve apo provimi i matures,punësimi,korrupsioni,nepotizmi,sistemi i brisht i gjyqësorit dhe jo vetëm.

Politikanët në tërësi flasin se të rinjtë janë qenësorë, janë ardhmëria, po në të vërtet këto si gjithmonë ishin fjalë boshe politike të cilat nuk joshin gjeneratën e re të këtij mileniumi në një nivel më të thellë. Po nuk ndodhi kjo, atëherë këta do të injorojnë zgjedhjet, sikur që injorojnë dhe shumë ndodhi shoqërore. Kështu ndodhë një rreth i mbyllur: duke parë se politika nuk merret me temat dhe problematikën e tyre, të rinjët injorojnë zgjedhjet, dhe partitë politike,duke ironizuar se nuk ka të bëjë me një grup relevant të votuesve, injorojnë të rinjtë.

Migrimi si porosi

Kështu qëndrojnë shumë arsye pse rinia duhet të jetë nën thjerrzën e Partive politike. Nataliteti në vend viteve të fundit shënon rënje. Njëkohësisht shkalla e papunsisë e të rinjëve mjaft e lartë.Në veçanti që nga 2013-2017 Kosovën kanë lëshuar afro 800.000 apo 43.36% të popullatës,vetëm në dhjetëvjetshin e fundit nga Kosova kanë migruar mbi 200 mijë veta. Nga 1.2 mln. të qytetarëve resident ,që llogariten të aftë për punë,të punësuar janë 350.000,papunësia ka arritur në 30%

kështu 160.000 qytetarë të aftë për punë presin punësim,të dhëna këto nga Agjencia e statistikave të Kosovës.Këta pjesa dërmuese të rinjë.

Numri më i madh nga ata, që marrin rrugën e migrimit,shkojnë në Gjermai me shpresën se do gjejnë jetë më të mirë. Për dallim nga vitet e shkuara,tani arsye parësore nuk është vetëm papunësia dhe skamja,po deshpërimi në shtetin e Kosovës,ndjeshmëria se nuk kemi një sistem i cili vlerëson dhe shpërblen arsimimin , profesionalizmin dhe punën,pse jo edhe një mosbesim me aversion ndaj elitave politike.

Rinia kanë humbur besimin se gjërat mund të shkojnë drejtë një prosperiteti dhe të një mirëqenie. Në Gjermani dhe shtete tjera evropiane,nga ku shumica bëjnë jetë të vështirë se në atdheun e tyre,megjithatë mbeten me shpresë se do bëhet më mirë,për dallim në Kosovë që shpresa është e humbur. Çështja e migrimit dhe papunësisë,vlerësohet,se është e minimizuar nga autoritete e vendit,këtë e shpreh edhe kryeshefi i ASK z.Shala.

Dalja në zgjedhje vetëm si obligim qytetarë – asgjë më shumë!

Numër jo i vogël i të rinjëve që do dilnin në zgjedhje këtë do t'a bënin pa një entuziazëm.”Këtë do e bëjë vetëm si obligim qyretarë”thot Donati 19 vjeç,dhe nuk beson se diç në jetën e tij do ndryshonte pas zgjedhjeve,të njejtin mendim ndanë edhe Lyra 19 vjeçe student në UP „Pak e besoj se zgjedhjet që do ndodhnin do ndryshojnë në thelb jetën time,ngase shumica e politikanëve shume premtojnë,po nga përvoja e deritashme na kanë bërë të kuptojmë se në praktikë nuk do zbatojnë pasi të marrin mandatin.”Po dhe më ashpër këtë e formulon Noli (19 ): “Unë politikanëve nuk u besoj dhe nuk ua vë veshin në atë se çka thonë.” Po, megjithatë thotë se do të dilte në zgjedhje.Paulina (19) studente dhe punon në një bisnes privat.Për të ekonomia dhe dhe arsimimi janë tema boshte,por “…të them sinqerisht nuk priti ndryshime…”

Punsimet politike

Ligji i parë që do duhej të merrej dhe aprovohej në një Kuvend të ri do duhej të ishte Ligji për menagjimin profesional të ndërmarrjeve, të heqen bordet ngase kosiderohen se janë puro politike, kështu vendi i punës të merret në bazë të një konkursi publik. Një iniciativë e tillë ishte marrë edhe në Kroaci,24.4.2012.

Ne kontaktet me shumë miq në facebook kam marrë mendime të ndryshme lidhur me mosdaljen e të rinjëve në zgjedhje.Mosha e re nuk dalin në zgjedhje ngase konsiderojnë se të gjithë politikanët janë të njejtë,ngase secili që do vishej me petkun e shtetarit,do vjedhi mu si pararendësit.Kjo është një arsye për mosdalje.Shumë nga ta shprehen se politika nuk u intereson. Ka dhe nga ata që dalin,po arsyeja është që të zgjedhin të keqen më pak të dëmshme, disa nga ta që të dëmtonin një fletëvotim kështu ata shprehin revolten.Disa nga ta, dalin ngase janë të ndikuar nga familja dhe bëjnë obligimin qyteter. Një përfundim mund të ishte se të rinjtë nga revolta,zhgënjimi,inatet apo ndjesisë së revoltës ndaj mospërgjegjësisë së politikanëve. Secila nga këto arsye nuk është e mirë!

Të rinjët,thënë mësipër se nuk u intereson politika. Ky është një problem në shtetin tonë.Ne kemi një rini të shëndetshme,të arsimuar dhe që duan vendin. Të rinjët tanë duhet inkurajuar që në mënyrë të pavarur të marrin vendime politike dhe të fillojnë të merren me politikë. Në skenën politike në Kosovë,ka frustrim,ngase këto 20 vite kishim vetëm dy opcione politike dhe përherë shofim fytyra të njejta.Për të ndryshuar këtë,është domosdoshëmri aktivizimi i gjeneratës së re. duhët të jetë domosdoshmëri që të votohet për programet e subjekteve politike të cilat plotësojnë kërkesat e zgjedhësve.

Nuk duhët lejuar që të vjetrit të vendosin për ne të rinjtë,thonë të rinjët. Politika në shumëçka ndikon në të rinjtë dhe jetën e tyre.Të rinjët e diplomuar a do kenë vende pune pas diplomimit,çfarë do jenë kushtet e hapjes së bisnesit,si do menaxhojnë bisnesin dhe cili do jetë profiti i tyre dhe sa duhet dhënë shtetit,të gjitha këto janë vendime politike që do ndikonin në kohë afatgjate në jetën e të rinjëve.

Kredië që japin bankat, subvencionimet, kreditë për blerjen e banesës dhe këto bëhen me vendime politike.

Qëndroni akoma në atë se politika nuk u intereson?

Po nuk planifikoni që të shkoni në kërkim të një jete më të mirë jashtë vendit,atëherë delni në zgjedhje dhe jepni votën tuaj për ndryshimin. Kështu do merren vendime për vendet e juaja të punës,pagat e juaja,kreditë dhe për jetën tuaj. Politika ka rëndësi për ju,dhe shumë,po nuk ishit të mirë të informuar.Po dolët në zgjedhje,mund të riktheni Qeverinë e shpresës,më të fuqishme dhe të pacënuar.Kështu e gjitha është në dorën tuaj. Mos e bëni atë, që më vonë të thoni se sërish do na vjedhin,se dikush nuk e meritonte mandatin e deputetit apo ministrit dhe nga ana tjetër nuk kishit gatishmëri të dilnit në zgjedhje dhe të shprehni mendimin tuaj. Po nuk dolët në zgjedhje, të tjerët do vendosin për ju. Kam paragjykimin se çfarë mendoni, vota ime dhe ashtu nuk nuk mund të ndryshoj asgjë. Po,sikur të gjithë do mendonim kështu se vota jonë nuk është qenësore, zgjedhjet nuk do kishin kuptim fare.

Kështu mund të thuhet se ajo Parti politike,apo koalicion parazgjedhor, që do arrine të joshi,me programet dhe bindjet e tyre përmes kontakteve debateve vizive dhe rrjeteve sociale, shumicën e këtyre votuesve që votojnë për herë të parë,fitoren e kanë të sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat