Emrat që patjetër duhet të vijnë në krye të LDK-së, analisti e ‘zbulon’ se si partia e Isa Mustafës mund të vije në krye të shtetit

Opinione

Emrat që patjetër duhet të vijnë në krye të LDK-së, analisti e ‘zbulon’ se si partia e Isa Mustafës mund të vije në krye të shtetit

Nga: N. H Më: 9 janar 2021 Në ora: 12:22
Lidhja Demokratike e Kosovës

Në rrjetet sociale së fundi ka nisur një fushatë kundër anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit deklaroi se shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Agim Veliut, nga kryeministri i atëhershëm, Albin Kurti, ishte e ngjashme si një strategji në lojën e shahut.

“Ne kemi diskutuar në një mbledhje lidhur me kompetencat e kryeministrit. Në atë mbledhje kanë qenë të pranishëm Besnik Bislimi, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Lutfi Haziri, Avdullah Hoti dhe unë. Në mbledhjen e shtatë kemi diskutuar për këtë situatë hipotetike. Mirëpo nëse kryeministri e shkarkon një ministër pa na njoftuar… është thënë se nëse vjen puna deri aty, duhet të ndërpritet bashkëpunimi”, ka sqaruar Abdixhiku.

Madje, ish-ministri Abdixhiku ka thënë se shkarkimi i Veliu nga ana e Kurtit ka qenë një kurth i qëllimshëm që të rrënohet qeveria dhe të rritet popullaritet.

E, lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot”, ka folur njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, Faton Mehmeti, për “Bota sot”, është shprehur se Lumir Abdixhiku, por edhe Kujtim Shala duhet të kërkojnë reforma brenda partisë, për të ardhur në krye të LDK-së, pasi që, sipas Mehmeti, një kërkesë e tillë vjen nga elektorati.“Besoj se Lumir Abdixhiku dhe Kujtim Shala po lozin lojën e njohur; kur dihen dy persona, fiton i treti. Këta vetëm po bëjnë ‘sehir’, por po presin momentin për të ardhur në krye të partisë. Megjithatë, nëse pas zgjedhjeve, që pritet të del e treta Lidhja Demokratike e Kosovës, Abdixhiku dhe Shala nuk kërkojnë reforma atëherë kjo nuk u falet”, ka deklaruar Mehmeti.

 

Tutje, ai ka deklaruar se gjenerata e re e këtij subjekti patjetër duhet të flasin me zërin e qytetarëve.

“Gjeneratat e reja në Lidhjen Demokratike të Kosovës duhet të flasin me zërin e qytetarëve dhe jo të zaptuesve të partisë. Abdixhiku dhe Shala, pa hartuar edhe disa figura të reja të tjera, rrezikojnë të bëhen vegël e Isa Mustafës nëse nuk kërkojnë reforma, të cilat reforma i kërkon elektorati i kësaj partie”, ka deklaruar ai.

Krejt në fund, analisti Mehmeti ka theksuar se e hapi parë që duhet bërë në këtë parti është largimi i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Këto reforma do t’i sjellin ata në krye të partisë. Hapi parë është largimi Isës dhe komplet kryesisë, të vjen në shprehje fryma e ndryshimit. Por, këtë ndryshim duhet kërkuar, pasi zor se Mustafa jep dorëheqje. Është kërkese e anëtarësisë që Abdixhiku, Shala, por edhe kthimi i Vjosës, për ta kthyer Lidhjen Demokratike të Kosovës në parti të parë”, tha krejt në fund, njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të kandidojë Avdullah Hotin për kryeministër të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur javën e kaluar kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë.

“Ne javën e kaluar kemi diskutuar lidhur me punën e qeverisë. Kemi vlerësuar se qeveria ka bërë punën mirë, ka arritur ta rikthejë Kosovën në arenën ndërkombëtare. Kemi vlerësuar që qeveria ka punuar mirë në luftën kundër pandemisë. Po ashtu, kemi vlerësuar se programi i rimëkëmbjes ekonomike. Vlerësimet tona janë se qeveria nuk ka ra për shkak të mos punës, gjithë kjo ka ndodhur jashtë fajit të qeverisë. Kjo ka ndikuar që edhe sot ne ta konsiderojmë se Hoti është kryeministër i kësaj qeverie në vazhdim. Do të vazhdojë të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhje”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat