Diaspora të votojë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në shtetet perëndimore

Opinione

Diaspora të votojë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në shtetet perëndimore

Luan Dibrani Nga Luan Dibrani Më 10 janar 2021 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Shumë qytetarë nga diaspora pritet të votojnë në zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 14 shkurt 2021, edhe se kjo mundësi ishte dhe është shume  e  cunguar dhe jo  e avancuar ligësisht  nga institucionet e Kosovës.

Mërgatës duhet t`i mundësohet që të votojë në misionet diplomatike të vendit, por një gjë të tillë ia pamundëson ligji aktual për zgjedhjet, procedurat burokratike e zbehin interesimin për pjesëmarrje te bashkatdhetarëve në votime edhe zgjedhjet  paraprake!!!

Mundësia e tyre e vetme për të votuar është ajo përmes postës apo udhëtimeve te organizuar me autobus e mjete tejet të kushtueshme dhe te vështirësuara.

Të drejtën për t’u regjistruar si votues, në këto zgjedhe nuk e kanë edhe ata qytetarë që nuk kanë shtetësinë e Kosovës, qe e kanë humbur me kushtëzime nga shteti ku janë të strehuar.Nga ky prizëm dihet se ka shumë qytetar qe janë te privuar nga e drejta për votim, me çka është mirë qe KQZ-ja t’iu mundësoj votën edhe kësaj kategorie të qytetareve në emigracion.

Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit ankohen për vështirësitë që u dalin për të votuar në këto zgjedhje të Kosovës,prandaj kërkojnë të votojnë në ambasada dhe konsullata.

Po, ky do të ishte avancim me i drejtë i votës se tyre .

Për shkak të procedurave burokratike,në fakt mërgatës tonë i mohohet praktikisht e drejta e votës nuk ka vullnet politik për votën e mërgatës, ka shumë premtime e pak realizime.

Mos të harrojmë që vota e diasporës e ka potencialin të ndërrojë komplet skenën politike ne Kosovë.

Me se miri këtë e treguan zgjedhjet paraprake me keqpërdorimin , dhe maleverzimet qe u bën nga e cila shkuan afër 6 muaj duke i numëruar e sternumruar votat për tip Fatmir Limajt etej ! E për ta lehtësuar këtë proces,duhet t`u mundësohet votimi në përfaqësitë diplomatike,është obligim i institucioneve të Kosovës që të gjejnë mënyrën më të mirë e cila do t’ua mundësonte mërgimtarëve të votojnë në këto zgjedhje ne emisionet diplomatike te Kosovës në shtetet e perëndimit.

Organizimet e këtij procesit të votimit në misionet diplomatike të Kosovës, do të lehtësonte shumë këtë proces për mërgimtarët dhe do të mundësonte pjesëmarrje më të madhe të tyre në zgjedhje.

Republika e Kosovës do të duhej që me urgjencë të bëjë ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme në legjislacionin zgjedhor dhe të mundësojë organizimin e procesit zgjedhor në përfaqësitë diplomatike të domosdoshme.

Forma paraprake për mes postes ishte e paarritshme nga se dihet se ne çfarë favori gjendet sot posta e Kosovës në gjendje të Pandemisë.

KQZ –ja duhet te bëjë ndryshime përmes Kuvendi të Kosovës, organi më i lartë dhe përfaqësues legjislativ ai që është kompetent për t’i bërë këto ndryshime.

Diaspora Shqiptare duhet të jetë e regjistruar në KQZ, e cila do ishte konkurronte në zgjedhjet nacionale dhe lokale me kandidatët e vet.

Organet dhe institucionet qendrore të Kosovës nuk janë preokupuar fare me këtë projekt delikat dhe me rendësi, as me regjistrimin i popullsisë së fundit në Kosovë qe mbeti mjaft komplekse dhe konfuze.

Në regjistrimin e fundit të popullsisë në Kosovë ,ajo ngeli pa miliona banorë që iu mohua, prandaj ajo po i kushton Kosovës edhe me numër të përgjysmuar…

Sot ”Diaspora Shqiptare”sipas statistikave të lartshënuara ka me miliona njerëz jashtë vendi pa kurrfarë përfaqësimi në organet e Kosovës as në Parlamentin e Kosovës!?.

Por me këtë politikë që ndiqet tani në “Shtetin tonë te pavarur të Kosovës” së përgjakur dhe të shtrenjtë qe e paguam ,ne të Diasporës. Prapë po ia lëmë kohës se apo del ndonjë forcë politike t’u ndalë hovin “Qeverive paraprake të Kosovës”apo për ndryshe do ta qoj popullin edhe ma thellë në qorrsokak duke u nxitur shpërngulja, skamje dhe mjerimi…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat