Çka paske kujtu ti Napoleon? Albin Kurti nuk të ndalon të bëhesh i Madh!

Opinione

Çka paske kujtu ti Napoleon? Albin Kurti nuk të ndalon të bëhesh i Madh!

Nga: Kimete Berisha Më: 12 janar 2021 Në ora: 17:39
Kimete Berisha dhe Albin Kurti

Çka paske kujtu ti Napoleon?

M'i shkarravit muret e stacionit të policisë, e ata me ta leju ty, se paskan mbet shkret policia që me t'leju t'y m'u frustru, në mënyrë që me provu ti m'i shëru komplekset e t'ua!

Demek ti i Madh, i paarritshëm, dhe i i urren autoritetet shqiptare!

Kompleksi i 'Napoleonit' nuk ka shërim. Bindu.

Ti je tradhtar.

Një tradhtar, që me pasion e tradhton shokun e vet, i bindur se tradhtia të bën të Madh.

E pse nuk u bëre i Madh pra?

Kush po të ndal!

Albin Kurti nuk të ndalon të bëhesh i Madh!

Ku ke pa ti që mashtruesi e i pabesi m'u bë i Madh!

S'ka shans.

Nëse mbjell therra-korr therra.  Paske kujtu ti, me mbjell therra e me korr karanfila!

Është e kot ta ngjyrosësh me bojë të kuqe-trëndafilin e kuq (ka thë Osho).

'E kot është edhe t'ia pikturosh këmbët gjarprit'.

As arrestimi s'të shëron nga kompleksi.

Kot e ke.

Të garantoj me jetë se kurrë s'do të bëhesh i Madh!

Policisë sonë, i lumtë.

Policia nuk duhet me leju që m'i kalu miu nëpër mustaqe.

Shko shkarravite stacionin e policisë në Leposaviq, në daç me ta pranu që je kaq i Madh!

Ose hajde te banesa ime e bardhë vizatoje p. e maces!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat