Vasfije Krasniqi Goodman është krenaria jonë, meriton të jetë ambasadore nderi e Kosovës

Opinione

Vasfije Krasniqi Goodman është krenaria jonë, meriton të jetë ambasadore nderi e Kosovës

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 13 janar 2021 Në ora: 08:22
Vasfije Krasniqi Goodman

Sinqeriteti i guximshëm i Vasfije Krasniqi Goodman është shumë më i dobishëm në rrafshin mbarë shqiptar dhe mbarë njerëzor, se sa indiferentizmi, hipokrizia dhe oportunizmi i udhëheqësve të derisotëm në Kosovë në 21 vitet e kaluara në Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Ata që nuk dëshirojnë të komunikojnë me Vasfije Krasniqi Goodman, kanë problem me veten e tyre, me mendjen e tyre, me mentalitetin negativ të tyre, me karakterin e moralin në krizë të tyre, kanë problem me edukatën individuale, familjare, shoqërore e njerëzore të tyre dhe me mangësinë e civilizimit të tyre.

Vasfije Krasniqi Goodman nuk ka bërë asnjë turp. Turpi u takon atyre që nuk i mbrojtën dhe nuk i ndihmuar nënat dhe motrat tona shqiptare të mos përdhunohen nga serbët.

Turpi u takon serbëve ardhacakë e kanibalistë që i kryen ato akte mizore. Turpi u takon serbëve të egër, shtazarakë dhe primitivë, pa identitet kombëtar e gjuhësor dhe pa kulturë njerëzore.

Turpi u takon atyre partive dhe udhëheqësve shqiptarë ne Kosovë, që për 21 vite në liri dhe pavarësi, me mediokritetin dhe prapambeturin e tyre mundohen ta fshehin e mbulojnë këtë krim makabër serb ndaj nënave dhe motrave tona shqiptare.

Turpi u takon atyre partive dhe udhëheqësve shqiptarë në Kosovë, që për 21 vite si udhëheqës të shtetit e të pushtetit, nuk u angazhuan që kriminelët serbë të identifikohen, të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.

Partitë tona politike dhe udhëheqësit e shtetit e të pushtetit në Kosovë në 21 vitet e kaluara në liri dhe pavarësi, u dhanë pas ambicies për pushtet, pas vëllavrasjes për pushtet, pas pasurimit të paligjshëm dhe korrupsionit, duke u bërë milionerë të pasluftës dhe duke i lënë anash nënat dhe motrat tona të plagosura rëndë në shpirt e në zemër, duke i paragjykuar dhe anatemuar me pa të drejtë, në vend që t’i ndihmojnë dhe t’ua zbusnim plagët e rënda shpirtërore.

Vasfije Krasniqi Goodman është heroikja dhe trimëresha e gjallë shqiptare e Kosovës, është heroikja dhe trimëresha mbarë shqiptare dhe është heroikja dhe trimëresha mbarë botërore e tërë femrave të përdhunuara.

Vasfije Krasniqi Goodman është krenaria jonë kombëtare, është guximtarja dhe trimëresha jonë shqiptare, është krenaria shqiptare, është krenaria mbarë kombëtare dhe botërore për mbrojtjen e dinjitetit femëror kundër përdhunimit.

Vasfije Krasniqi Goodman është zëri vullkanik shqiptar kundër Serbisë kriminale e nazifashiste, shtazarake dhe kanibaliste, është zëri i fuqishëm i demaskimit të krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur në Kosovë, është zëri kumbues në ndërgjegjen e secilit njeri normal dhe me moral e karakter të shëndoshë.

Vasfije Krasniqi Goodman pati guximin edhe pse e lënduar moralisht e psiqikisht, ta bëjë demaskimin dhe denoncimin publik ndaj kriminelëve përdhunues serbë, demaskimin dhe denoncimin publik që nuk e bëri asnjë parti politike dhe asnjë udhëheqës i derisotëm në Kosovë në 21 vitet e kaluara në liri dhe pavarësi.

Të gjithë ata, kushdo qofshin, të cilët janë munduar dhe po mundohen ta fshehin këtë krim të rëndë të Serbisë ndaj nënave dhe motrave tona shqiptare në Kosovë, kanë bërë dhe po bëjnë mëkatin më të madh ndaj Zotit, mëkatin më të madh ndaj nënave e motrave tona dhe ndaj njerëzimit.

Ky krim tmerrues që e kryen ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë ndaj nënave dhe motrave tona shqiptare në Kosovë, është dashur dhe duhet të demaskohet dhe të dënohet me tërë forcën dhe mënyrat ekzistuese.

Ky do të ishte veprimi më i efektshëm dhe satisfaksioni më i mirë për t’ua zbutur sadopak nënave dhe motrave tona shqiptare këtë plagë të madhe shpirtërore, që do ta bartin me vete gjer në momentet e fundit të jetës.

As Hashim Thaçi me PDK-në, as Isa Mustafa me LDK-në, as Ramush Haradinaj me AAK-në, as Fatmir Limaj me NISMA dhe as Behgjet Pacolli me AKR-në, nuk u denjuan dhe nuk bënë asgjë konkrete për mbrojtjen dhe mbështetjen e 20 mijë femrave shqiptare të përdhunuara në mënyrë makabëre nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbinë në agresionin gjenocidal e vrasës në Kosovë në vitet 1998/99, dhe nuk këmbëngulën e nuk bënë asgjë që kriminelët serbë për këto krime të kryera të dalin para drejtësisë.

PDK, LDK, AAK, NISMA dhe AKR nuk kanë të drejtë morale dhe njerëzore që edhe sot pas 21 viteve, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen 14 shkurtit të vititi 2021, ta kërkojnë votën e popullit për ta mashtruar sërish popullin.

O sot, o kurrë, votuesit e Kosovës udhëheqësve dhe kandidatëve të këtyre partive, ditën e votimit, në vend të votës, këtyre dyfytyrëshave duhet t’ua japin shuplakën e fuqishme dhe mësimin jetësor, se kësi udhëheqësish matrapazë e hileqarë nuk i nevojiten Kosovës.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e meritojnë të jenë fitues të zgjedhjeve më 14 shkurt 2021, sepse aktualisht janë shpresa e vetme për ardhmërinë e lumtur të Kosovës, sepse janë shpresa e vetme që do të sjellin ndryshim pozitiv në Kosovë.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e kanë detyre kombëtare shqiptare që pas zgjedhjeve Vasfije Krasniqin Goodman ta emërojnë ambasadore nderi të Kosovës, e cila me angazhimin dhe guximin e saj do të dëshmojë dhe kryejë punën demaskuese të krimeve të Serbisë në Kosovë, më mirë dhe më shumë se tërë funksionarët e derisotëm të Kosovës.

Në WEB faqen e “Bota Sot” në lajme aktuale të datës 11 janar 2021, patëm rastin të lexojmë tekstin me titull “Alarmon Vasfije Krasniqi: Po iu thuhet njerëzve të mos flasin me mua! “. Vasfije Krasniqi ka bërë postimin e saj në rrjetin social Twitter, ku thuhet:

“Disa njerëz nuk po më flasin tashmë.

Vasfije Krasniqi është një nga figurat më të guximshme në sferën publike të Kosovës, gëzon simpati gjithpopullore për shkak të guximit për rrëfimin e saj të hapur për dhunën seksuale të përjetuar në kohën e luftës.

Ajo sfidoi tabunë e krijuar që ka mirëmbajtur stigmën e të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë.

Me këtë rast Vasfije Krasniqi Goodman, thotë se, “Unë kur fola në Kosovë, kam nisur të kuptoj se si të mbijetuarat keqtrajtohem. Nëse na thuhet të mos flasim, dhe disa njerëz të caktuar, dhe tash njerëzve po u thuhet të mos flasin me mua”, shkruan në postimin e saj.

Ajo ka bërë edhe “hashtager”, “Të punojmë së bashku” dhe “Kjo nuk duhet të jetë për ego-n”, thuhet në fund të këtij teksti në “Bota Sot”.

O vëllezër shqiptarë, kushdo dhe kudo qofshi, vënia gishtin kokës dhe turpërohuni për qëndrimin t’uaj të padrejtë ndaj guximit, fisnikërisë, mençurisë dhe urtësisë së motrës sonë Vasfije Krasniqi Goodman !

O vëllezër shqiptarë, kushdo dhe kudo qofshi, mos bëni mëkate ndaj Zotit dhe ndaj Vasfije Krasniqi Goorman.

O vëllezër shqiptarë, mendoni me mendje të shëndoshë dhe me zemër, e mos lejoni që Vasfije Krasniqi Goodman të anatemohet e paragjykohet, sepse nuk keni aspak të drejtë.

O vëllezër shqiptarë, Vasfije Krasniqi Goodman për guximin e saj trimëror e lakmues duhet ndihmuar dhe mbështetur nga të gjithë ne.

O vëllezër shqiptarë, guximi demaskues i Vasfije Krasniqi Goodman duhet respektuar dhe ndihmuar nga të gjithë ne, që krimet serbe ndaj femrave shqiptare të ndëshkohen dhe jo të mbulohen, fshehën e të amnistohen.

O vëllezër shqiptarë, krimi duhet të demaskohet dhe kriminelët duhet të ndëshkohen, në mënyrë që të mos përsëritet.

O vëllezër shqiptarë, vrasjet, masakrat dhe dhunimet serbe ndaj shiptarëve janë shekullore, ndaj dhe përgjigja jonë ndaj këtyre krimeve duhet të jetë e fuqishme për t’i parandaluar dhe ndërprerë tërësisht.

O vëllezër shqiptarë, indiferentizmi, hipokrizia dhe oportunizmi ynë ndaj krimeve serbe, lënia e kriminelëve serbë të shëtisin lirshëm dhe të mos dalin para drejtësisë, nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë.

Të gjithë jemi dëshmitarë dhe po shikojmë se, pas të gjitha mizorive që Serbia i ka kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë, edhe sot hapur po i kërcënohet Kosovës dhe po u kërcënohet shqiptareve.

O vëllezër shqiptarë, jam ndje shumë keq, që nuk pata mundësi të lexoj, apo dëgjoj pas kësaj deklarate alarmuese të Vasfije Krasniqi Goodman, qoftë edhe një reagim nga institucionet qeveritare apo shoqatat joqeveritare në Kosovë, në mbështetje të Vasfije Krasniqi Goodman.

Kjo sjellje indiferente ndaj Vasfije Krasniqi Goodman duhet të dënohet nga të gjithë ne, jo me fjalë boshe siç kemi vepruar gjer tani, por me veprime konkrete e te guximshme për tu thënë stop njëherë e përgjithmonë padrejtësive ndaj femrave shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat