Mos abuzoni me mërgatën, ata me ju e ndajnë zemrën dhe kafshatën

Opinione

Mos abuzoni me mërgatën, ata me ju e ndajnë zemrën dhe kafshatën

Nga: Dedë Preqi Më: 13 janar 2021 Në ora: 12:03
Dedë Preqi

Në Kosovë, sikur po kundërmojnë disa rryma të këqija dhe të gërditshme politike, që po e prishin frymën dhe klimën demokratike të këtij populli. Të vetëdijshëm se, kur flasim për mërgatën tonë shqiptare, së paku ata nuk e meritojnë të fyhen apo në një mënyrë të anashkalohen nga përgjegjësitë dhe obligimet që kanë ndaj atdheut të vet, duke ditur se janë pjesë e këtij populli dhe njerëz të këtij vendi.

Mërgata shqiptare nuk do të kufizohej vetëm me çështjen e një të vërtete, e cila do ti siguronte kushte dhe mirëqenje vetëvetës, apo familjes së vet, pothuaj të gjitha transformimet materiale dhe shpirtërore të vendit tonë në Kosovë, lidhën me periudhat pas emigrimit të njerëzve tanë në punë të përkohshme në vendet perëndimore.

Numri i mërgimtarëve shqiptarë është shumë i madh dhe gjendja faktike e numrit të tyre, që jetojnë jashtë Kosovës, është e pa çartë, sepse në zyrat e qeverisë së migracionit të Kosovës, mungojnë të dhënat e sakta edhe nëse diçka gjindet e shënuar, kjo administratë e ka lënë anash këtë çështje dhe shumë pak është interesuar për këta njerëz të mërgatës.

Edhe në kohën e pushtuesit serb, një çështje e tillë ka mbetë peng e mos interesimit qeveritarë, e cila e ka anashkaluar me një çëllim të caktuar, poashtu edhe mas çlirimit të vendit tonë, mërgata shqiptare nuk e ka zënë vendin e vet të merituar, apo me një fjalë tjetër, janë vënë në lojë shpeshherë dhe sa herë që janë mbajtur zgjedhjet e lira në vendin tonë.

Në kohën e pushtuesit serb, dihet fortë mirë nëpërkëmbja që iu është bërë bashkëatdhetarëve tanë nga diaspora, të cilët gjysma e tyre nuk kishin mundësi të arrijnë me vite të tëra, që ta vizitojnë atdheun e tyre dhe familjarët, sepse ishin njerëz të ikur në rrethana të ndryshme politike, të cilët ia mësyen botës për ti shpëtuar edhe më të keqës.

Okupatori serb përdori dhe veproj me metodat më përfide ndaj popullatës shqiptare, ndaj punëtorëve, ndaj nxënësve dhe studentëve, duke i malltertuar dhe burgosë shumicën e tyre, sidomos studentëve ua kishte frikën, sepse ata ishin garda më e fuqishme dhe revulucionare e gjitha kohrave të demostratave.

Okupatori i kohës ua kishte frikën edhe mërgimtarëve shqiptarë, të shpërndarë në gjitha vendet e perëndimit, të cilët ishin të informuar fare mirë nga shpiunat dhe agjendët e kohës, se diaspora shqiptare po e luan një rrol të veqantë dhe konstruktiv, me organizimet e tyre dhe demostratat para Ambasadave dhe përfaqësive të huaja në gjitha vendet evropiane e botërore.

Okupatori serb punoi me një mjeshtri të rrallë, sa që të fshihet nga mendja e shqiptarëve dhe kujtesa e tyre historike, ideja se shqiptarët do kthehen ndonjëherë në vete, që ti zgjedhin problemet e veta, apo të arrijnë deri te pavarësia e tyre, duke menduar se me ndjekjen e dhunshme dhe mërgimin e shqiptarëve nëpër botë, do t’ia arrijnë çëllimit, që Kosova të deshqiptarëzohet dhe ta ndryshojë fizionominë e saj në tërësi me ardhacakët serb dhe malazez në trojet dardane.

Mirëpo, shqiptarët edhe pse të shpërndarë në gjitha vendet e botës, nuk ndejtën duarkryq, të cilët e muarën rrugën e mërgimit me dhunë, apo të detyruar nga nevojat ekonomike dhe sociale, ndonse të larguar me qindra e mija kilometra, kjo hapësirë gjeografike nuk mundi t‘ua ndalë vullnetin dhe dashurinë për atdheun dhe njerëzit e tyre.

Ndërsa në anën tjetër, që do të ishte shumë e rëndësishme, sepse shqiptarët, jo vetëm që ishin një fuqi punëtore, por ata u bënë urë lidhëse e shtetit të tyre, në mes shteteve tjera evopiane e botërore, të cilët me aktivitetet e tyre të vazhdueshme e njoftuan botën, Kosova nuk mund të nëpërkëmbët dhe të jetojë e robëruar, ky popull e do lirinë dhe demokracinë, sikur kombet tjera të botës demokratike.

Diaspora shqiptare gëzimin më të madh të saj e përjetoj me daljen e UçK-së, në front dhe ndërhyrjen e forcave të NATO-s, në Kosovë, kundër ushtrisë dhe hordhive barbare të Serbisë, me çrast shumë bij dhe bija e flijuan jetën edhe nga diaspora shqiptare.

Për mërgatën tonë, nuk mjaftojnë vetëm fjalët dhe informimet e zakonshme, por ky komunitet shqiptarë e ka agjendën e vet për të gjitha veprimet e meritat e saj, duke i arkivuar dhe ruajtur pothuaj të gjitha shënimet e ngjarjeve të një rëndësie historike e kombëtare.

Dhe brenga e saj më e madhe është sot brezi i ri në Kosovë, të cilët bredhin rrugëve pa punë dhe pa ndonjë përspektivë, që të sigurojnë një mirëqenje në jetën e tyre. Poashtu, çfarë do bëhët edhe me brezin e ri, që rritet në diasporë largë vendit të vet, në këto rrethana, a do të ishte përgjegja e tyre e dyshimtë, që nesër si të kthehen në atdhe.

Kush po abuzon me mërgatën

Mërgata shqiptare si çdo herë është krahu më i fuqishëm që iu dha ndonjëherë atdheut, dhe çdo herë e më shumë ajo është e pranishme me sakrificat e veta dhe dashuria e saj për vendin e vet shkon edhe më largë se përtej ekzistencës fizike, dhe përmes kësaj dashurie e gjeti kuptimin më të thellë në qenien e saj shpirtërore, duke mbetë gjithmonë besnike.

Edhe atëherë kur mbahen zgjedhjet në Kosovë, mërgata shqiptare në bazë të Kushtetutës së Kosovës, e ka të drejtën e vet të votimit, e cila edhe pse qëndron largë atdheut të vet pjesëmarrja e saj është e ligjore, sikur gjithë qytetarët tjerë në vend, që të shprehin vullnetin dhe verdiktin e tyre zgjedhor me votën e lirë qytetare.

Kushtet (përmes telefonatave) të cilat kohën e fundit i ka paraqitë KQZ-ja, ndaj mërgimtarëve për të votuar në Zgjedhjet e ardhshme të 14 shkurtit të këtij viti, janë kushte, të cilat më shumë e kanë anën diskriminuese ndaj mërgatës, se vullnetin qytetar të saj, apo dikush po frikësohet se, do të degradohet prej diasporës, apo me votën e tyre « pro », dhe » kundër », mund ti shembët pushteti.

qeveria e Kosovës, gjegjësisht KQZ-ja, nuk duhet të i përserisë të njëjtat gabime me mërgatën e vet shqiptare, sëcilës shpesh herë po i hynë në hak, duke i anashkaluar, apo duke i inskenu modele dhe kushte të veqanta, në një mënyrë, duke e lënë shumë herë jashtë proceseve të rëndësishme. Pjesëmarrja e mërgatës është shumë e rëndësishme në proceset zgjedhore, por edhe në raste të tjera vendimmarrëse për Kosovën, kur dihet se numri i mërgimtarëve arrinë një shifër të madhe, të cilët do kishin mundësi të votojnë edhe përmes metodave bashkëkohore, sikur që është posta dhe metodat elektronike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat