Albin Kurtin s’mund ta ndalë askush?!

Opinione

Albin Kurtin s’mund ta ndalë askush?!

Prof. Dr. Binak Maxharraj Nga Prof. Dr. Binak Maxharraj Më 14 janar 2021 Në ora: 09:01
Albin Kurti

(Albin Kurti është tmerri dhe ferri për kundërshtarët e tij, ai nuk u frikësohet fare cubave dhe horrave te komprimituar te pushtetit por vazhdon si uragan të ecë përpara deri në fitore. Ky është Albin Kurti, të cilit populli i beson sepse vetëm ky është i zoti të bëjë ndryshime te mëdha për popullin e vetë duke e largu të keqën nga ky vend).

Në fushatën zgjedhore Albinin nuk e ndalë as era, as shiu, e as stuhia. Nuk e ndalë asnjë zerzele, që i del përpara. Albini është digë dhe ortek i fortë për PDK-në, Pronto mafien dhe SHIK-un. Por edhe shumë më i fortë për LDK e pabesë e cila të tradhton dhe të lë në gjysmë të rrugës. LDK kësaj krijese amorfe më askush nuk i zë besë, sepse ka mbetur parti e krroçave dhe krroçanave. Të gjithë këtyre subjekteve Albini ua ka mbledhë betë, është betuar së do t’i mundë tmerrësisht në këto zgjedhje. Albini është bërë uragani qe s’ka kush e ndalë.

Të gjitha partitë si në kor e akuzuan se nuk është proamerikan. Por një gjë dihet se Albin Kurti është më proamerikan se sa Thaçi, Veseli, Ramushi, por shumë herë është më pro amerikan se sa Isa Mustafa. Të cilët në emër të proamerikanëve të rrejshëm ia futën thikën pas shpine vendit të vet, bënë grusht shtet në qeverinë Kurti, për ta sjellë klanet e krimit të organizuar dhe korrupsionin përsëri në pushtet.

Por, mos harroni se Albin Kurti i cili e injoroi presidentin Trump dhe veglën e tij Grenell që të shkojë në Shtëpinë e Bardhë sipas direktivës së binomit Thaçi –Mustafa ku përfundimisht do t’i jepet grusht sovraniteti të Kosovës nën trysninë e gagjorres Grenell. Por ndodhi e mira që Hashim Taçit ju prishë aeroplani në qiell dhe nuk arriti kurrë më të shkojë në Shtëpinë e Bardhë sepse më pastaj ia ndërruan rrugën për në Hagë, kurse Trump, Grenell dhe Vuçiq mbeten me gishta n’gojë.

Por, Albin Kurti së fundi na doli edhe më proamerikan se vet presidenti i SHBA Dolald Trump i cili për interesa të veta, bash sikur Hashim Thaçi, tentoi me 6 janar 2021 të bëjë grushtet shtet në Kapitol Hill derisa aty po certifikohej qeveria e re në krye me Joe Biden. Dhe vërtetë atë ditë jo që u dridh Kapitoli por u dridh e tërë Amerika, sepse ndërtesën e demokracisë botërore e kishin mësy militantët dhe militantet e Presidentit Trump. Turma ishte e madhe e cila e theu kordonin e policisë dhe u fut brenda duke demoluar çdo gjë që u vinte për dore. Ishte ky një vandalizëm i tipit Trump. Pati shumë të lënduar por edhe pati katër të vrarë. Ky ishte një tentim për grushtet shtet, ishte një kryengritje si e quajti Nancy Pelosi. Këtu presidenti Trump e plagosi demokracinë e shenjtë amerikane nga e cila i kishte sytë e gjithë bota.

Dhe vazhdon Albini të ecën nëpër fushatë gjithandej Kosovës. Gjithkah shkon e nderojnë i përkulën. Atë nuk mund ta ndalë as LDK. LDK dhe Isa Mustafa tani nuk janë asgjë ndaj LVV dhe Albin Kurtit. Dhe Albini vazhdon fushatën, ka arritur në gjysmën e rrugës. Albinin nuk mund ta ndalë më askush, bile as Cubat e Kosovës. As kupola e krimit të organizuar, që betohet se do ta mundë. Dhe do t’i mund të gjithë, sepse kjo është koha e tij e jo e cubave të Kosovës.

Albini nuk është vetëm por me shumë shokë te idealit dhe të dijës, por ai e ka pas fuqinë më të madhe, fuqinë e popullit, i cili e do dhe e respekton. Kjo fuqi e popullit i beson Albinit, sepse vetëm ky është i zoti të bëjë ndryshime të mëdha, duke e largu të keqen nga ky vend.

Fuqia e Albinit është e madhe, është vullkan hala i pa shpërthyer, por kur të shpërthen i fshinë të gjitha, e pastron terrenin që e fëlliqën të tjerët hajnat, të padijshmit, të korruptuarit.

Pra, ky është Albin Kurti, që do t’ju nxjerrë nga ferri, në të cilin ka rënë Kosova nga Pronto mafia dhe kupola e krimit të organizuar nga Klani mafioz i Isa Mustafës, i cili gati se e fundosi këtë parti.

Albin Kurti është tmerri dhe ferri për kundërshtarët e tij, ai nuk u frikësohet fare por vazhdon si uragan të ecë përpara deri në fitore.

Është në rrugë të mirë që edhe kësaj radhe LVV me Albin Kurtin të del e para në zgjedhje, sepse Albin Kurti është njeri i pakorruptuar në krahasim me të tjerët, qëndrimet e tij janë ta qarta, është i pathyeshëm dhe së si kryeministër, do të luftojë për shtet e jo për pushtet. Din dhe mundet t’i dalë zot vendit, para baticave dhe zbaticave, që do t’i dalin përpara. Është i betuar para zgjedhësve, se do ta shkatërrojë kastën mafioze, kupolën e krimit. Nuk lëshon pe për asnjë katramë, kur është në pyetje shteti dhe sovraniteti territorial i vendit.

Horrat, cubat e shtetit dhe të pushtetit janë të frikësuar nga Albin Kurti, atij po i frikësohen edhe në ëndërr, po u diftohet. Mu për këtë shkak gjuajnë shigjeta helmuese kundër tij, por të pa dobishme, sepse Albin Kurti është i futur thellë në zemrën e popullit, të cilin e shohin si shpëtimtarin për ndryshime të mëdha, që i duhet vendit, për ta nxjerrë nga llumi, që e futën horrat e pushtetit që disa vite më radhë.

Amerika nuk përzihet në fushatë, e as që e thotë se e do ose nuk e do këtë ose atë, për kryeministër. Kjo është çështje e votuesve, çështje e popullit të Kosovës. Amerika do të bashkëpunojë shkëlqyeshëm, me secilin do kandidat për kryeministër, të cilin e voton populli. Amerika e do atë kandidat, që e voton populli, atë kandidat, që punon për shtet e jo për ta shkatërruar shtetin, duke e vjedhur dhe plaçkitë.

Dhe jam shumë i bindur se qeveria e re Amerikane ne krye me Joe Biden do ta respektojë reverin e re ne krye me Albin Kurtin sepse qeveria e re e din se Albin Kurti është me proamerikan se sa Isa Mustafa me klanet e tij mafioze.

Vetëm më Albin Kurtin për kryeministër mund të çmontohet shteti i kapur nga mafia dhe qysh tashti klanet mafioze te korruptuara i ka kapë tmerri i ardhjes së Albin Kurtit në pushtet, sepse duhet të japin llogari para popullit të cilin duke e vjedhë dhe plaçkitë e sollën në këtë gjendje te mjerueshme

Votojeni Albin Kurtin për kryeministër, nëse doni që Kosova më në fund të marrë frymë lirshëm dhe lirshëm ta shijoni lirinë, që deri tani ishte liri e cunguar. Votojeni Albin Kurtin, sepse vetëm ky është në gjendje ta çmontojë këtë shtet të çimentuar nga horrat, cubat pushtetarë të pandershëm, hajna dhe rrenca. Me Albin Kurtin do të këtë me shumë vende të punës, më shumë investime, më shumë mirëqenie ekonomike, sociale dhe shëndetësore. Me Albin Kurtin do të shkëputet zinxhiri i ikjeve nga shteti.

Votojeni Albin Kurtin sepse është ardhmëria më e këndshme për popullin e lënë në mjerim nga hajnat të cilët ua rrëmbyen lirinë e shumë pritur, por edhe ardhmërinë e shumë dëshiruar.

Me fat me Albin Kurtin si Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës. Ky njeri nuk do të ju zhgënjejë…

Votoni, votojeni Albin Kurtin sepse është ardhmëria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat