Zgjedhjet dhe ndarja nga vitet e mbrapshta

Opinione

Zgjedhjet dhe ndarja nga vitet e mbrapshta

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 14 janar 2021 Në ora: 09:09
Ruzhdi Peçani

Kosova ka narativën e vulosur dhe që fillon nga parlamenti, me deklaratat politike, ashtu si që është në shumë vende jodemokratike dhe shoqërive jo shumë të sigurta.

Më 17 shkurtë 2008 Kosova u shpallë shtet i pavarur dhe demokratik! Po si do e benim shtetin,apo mjaftonte se e shpallëm? Tani mund t'a bënim si donim,ishim të pavarur,dhe ia filluam t'a bënim shtetin,mu si ajo loja “një kuti ti, nja unë”.

Përse 12 vjetësh i mbrpshtë? Ja pse,për këto që ndodhën ka mbetur në kujtesën e qytetarëve:

Për privatizimin e egër,jo sipas modelit Slloven,po sipas “modelit tonë autokton”,

Privatizimi e ndërmarrjeve duke i shkallmuar njeherë e pastaj me pazare të lira “aksham pazar hesapi”,

Vazhduam me gllabërimin e tokave publike,edhe këto “aksham Pazar”,prej 1,0-150 euro/ari

Kapjen e instiutucioneve katërciprisht duke filluar me Universitetin dhe të gjitha fakultetet,institucioneve shëndetsore,institucioneve të pavarura,ndërmarrjeve publike dhe bordet e tyre,institucionet arsimore nga parafillor,fillor dhe të mesëm dhe jo vetëm,

kishim një shëndetësi të brishtë gjerë në mungësë të barnave esenciale dhe materiali esencial,

të vetmit në regjion pa Ligjin për sigurimin shëndetsor,

kishim një sistem arsimimi universitar me cilësi jot të kënaqshëm,sa që në shumë fakultete do heqeshin akreditimet në disa disciplina të studimit në fakultete,

avokati i popullit në shumë raste do reagonte për shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut,

kujdes jo i duhur ndaj pensionistëve

moskujdesi ndaj të rinjëve,që thirreshin se”këta janë e ardhmëria e vendit”,

kujdes i pamjaftuar ndaj veteranëve dhe luftëtarëve të UÇK-së,

ndodhi të dhimbëshme kur afro 50 veteranë dhe luftëtarë dhe invalid të luftës së UÇK,në mungesë të trajtimit mjeksor dhe rrethanave ekonomike-sociale,do vetëprivohen nga jeta,

numri veteranëve të luftës së UÇK,duke bërë shkelje ligjore,do fryhet enorm me ata abuzues,

kishim apo ndodhën dhe shkelje të Kushtetutës nga vetë Presidentët e Republikës,

sa të dëmshme ishin marrëveshtjet e nënshkruara për asociacionin në 2013 dhe kjo në 2015 që ishte ndesh me 23 nene të Kushtetuesës që dhe sot rëndojnë Kosovën,të nënshkruara nga Ministëri i Punëve të jashtme dhe Kryeministri

bisedimet në Bruksel me Serbinë duke thënëse naishin si teknike e që qartazi ishin nga fillimi 2010 puro politike,të stërzgjatuara gjerë devalvim,

idetë dhe konceptet për gjoja korigjim kufijsh,shkëmbim teritoresh me rrjedhë gjerë në ndarje,

teritori të Kosovës,partite politike dhe Qeveria pa një platformë dhe të përçara,

në Kosovë nuk kishim më parti politike po kasta politike,

nuk kishim viteve të fundit demokraci por politokraci

më 21 mars 2018 do votohet ratifikimi i marrëveshtjës së demarkacionit me Mali e Zi duke i dhënë 2850 ha,që kurrë nuk do këthehen,atëqë flasin politikanët, për një korigjim,është vetëm retorikë,

ishte një dhjetëvjetësh me një korrupcion enorm,kjo në veçanti tek niveli i laretë qeveritar,që nuk dinte ndalur që do shkonte gjerë në krim të organizuar,

sistem gjyqësor dhe prokurial jo efikas me interferime nga shteti,pjesërisht të korruptuar,

zbrazja e Kosovës po vazhdonte,dëshprim i madhë i të rinjëve se një ditë do bëhet mirë,brenda viteve 2013 – 2017 nga vendi janë larguar për në perënim 800.000000 veta apo 43.36% të popullates,sot afro 160.00 veta të aftë për punë presimn punsim,

gjendja ekonomike-sociale e qytetarëve nga dita në ditë më e rënduar,

papunsia shkon në 30%,

nga arsyet e përmendura liberalizimi shumë i premtuar kurrë nuk erdhi,premtimet se do kemi liberalizim ishin vetëm fjalë boshe politike,

qytetarët e Kosovës për fajet e kastave politike mbetën në geto sot e kësaj dite,

në maj 2020 ndodhi nëpërkëmbja dhe tradhetia e votës që ndodhi më 6 tetor 2019 me rrëzimin e Qeverisë dhe atë në kohë të pandemisë Covid-19

Aktgjykimeve gjyqësore nga të cilat frigoheshim, ngase gjëja ,se Haga mund të na shkruaj historinë, nuk vlejnë asgjë. Ministrat në Qeveri dhe presidenti i Republikës, këshilltarët e tijë, do talleshin,ngase të akuzuarit për krime lufte nuk do paraqesin asnjë problem,qensore është të jesh atdhetar thonin, kështu do ishte nëse Parlamenti do ju pranoj si të tillë,përkundër që vetë Parlamenti kishte formuar Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale,si Gjykatë e Kosovës,që do vepronte në Hagë.

Kosova në një kohë do duhej patjetër të sqaroj dhe të thotë përse nuk do arrinte të bëhej dhe nuk është shtet i së drëjtës dhe sundimit të ligjit, i një arsimimi të mirëfillët bazik, nuk është vend me universitete cilësore dhe të dëshiruara, nuk është vend i administrimit public të organizuar dhe të mirëfillët, nuk është vend në të cilin njerëzit këthehen, nuk është vend i patentimeve dhe inovacioneve, nuk është vend i një klime të mirë për ndërmarrësi, nuk është vend i meritokracisë. Në botë, këso çfarë shteti ne bëmë nuk vlerësohet,çfardo që flasin politikanët tanë do flasin dhe deklarojnë nuk ia vlen. Nuk është kjo vetëm përgjegjesi e ish Presidentit Thaqi po dhe atyre që kishte përreth patjetër edhe atyre që i kishte vënë në pozita të larta shtetërore.

Atëherë kur Kosova do arrinte që më të mos krahasohej me vendet më të pazhvilluara në këtë rruzull tokësor, kur njerzit pushojnë së besuari në tregimet dhe përrallat e politikanëve,atëherë kur do kenë bindjen se heronjët tanë politikan nuk ishin ekskluziv,se mbrojtësit tanë ishit të vetmit të guximshëm,kur të ndalojmë së besuari në gënjeshtrat që na u servuan këto njëzet vite nga të gjitha qeveritë dhe e tërë elita politike, Kosova do jetë ndryshe nga kjo që tani është duke u (vetë) treguar të tjerëve,miqëve dhe partnerëve tanë strategjik,edhepse na njohin mjaftë mirë.

Sa e dëmshme dhe e pafalshme, që kishim kaq shumë gabime përgjatë njëzet vjeqari,në veçanit nga viti 2008,gabime dhe përgjegjësi që bien mbi të gjtha Qeveritë.Dëmi është më i madh ngase i shkaktuan të gjithë ata që ishin nën betim dhe betoheshin në këtë shtet

Dhe së fundmi,këto ditë janari në prag zgjedhjeve, partitë politike të koalicionit të kësaj Qeverie, tani në detyrë, do ngarendin në kapjen e institucioneve duke emruar drejtor si në Doganë,ATK,Policinë e Kosovës,Inspektoratim e Policisë,QSKUK dhe emrime në konzullatën e Kosovës në Zvicërr.Të gjitha këto në stilin ”kap çka mund të kapet”!

Dhe përkundër të gjithave këto tani,qytetarët do shtronin pyetjen se si këto parti politike do kërkojnë votën,do premtojnë akoma hapjen e 200 mijë vendeve të punës,se do luftojnë korrupcionin dhe krimin e organizuar? Po, dhe po ndodhë njëra prej tyre,para pak ditësh,premton se pagat mesatare do jenë 800 euro,me sloganin “Rimëkëmbje”ky slogan si një pohim se çdo gjë që shkatrruam do rimëkëmbim,”se pas breshërit del dielli”,tjetra se së shpejti, mos në janar, do vie liberalizimi,kjo akoma nuk ka nxjerrë slloganin po një zyrtar i lartë i kësasj partie në Qeveri do u drejtohet qytetarëve dhe opnentëve politik “se të gjithë ata që janë kundër sajë, janë kundër këtij shteti”.Do i kapërdijë këto elektorati? Do thonë jo më! Çka është boll,është boll !

Tani me që jemi në prag të zgjedhjeve,14 shkurti po ofrohet,qytetarët nuk do tregohen budallenjë,nuk duhët votuar politikanët e shkallës më të egër dhe politikanë të korruptuar.Mjaft na janë kokorisur për ndershmërinë e tyre,ndershmërinë e kishin verbale dhe jo në veprime. A ishte kjo morale? Sigurisht se jo! Atëherë përse qytetarët të vazhdojnë të mbeten peng të një politike të mbrapsht! A nuk e kthyen politikanët këtë vend në një moçal të madh natyral me përplotë grabitçar? Dhjetëvjetëshin që e lam pas ishte një mashtrim kontinual i madh që ndodhte dhe margjinalizim i të gjithë të uriturve në këtë vend.

Dhe tani po duan qytetarët të kenë një Qevri të ndryshimit dhe shpresës,më të fuqishme dhe të pacënuar duhët daluar sa më shumë.Kështu e gjitha është në dorën tonë.Po nuk dolëm në zgjedhje të tjerët do vendosin për ne.Kam një paragjykim se ndonjeri do thotë se vota ime nuk ndryshon asgjë.Po sikur të gjithë të mendonim se vota jonë nuk është qensore,zgjedhjet nu do kishin kuptim fare. Në ditën e zgjedhjeve del dhe me kokën tënde t'a hedhësh votën për ndryshimin,ndarjen nga vitet e mbrapështa që kishim, që patjetër duhët të ndodhi,voto ata që ti mendon se meritojnë!

Të kuptohen këto zgjedhje si një plebishit – na duhët ndryshimi! Disa hera kemi patur zgjedhje të parakohëshme,po i quanim të jashtëzakonshme.Q'është e vërteta zgjedhjet më 14 shkurt duhët të jenë të jashtzakonshme ngase shkohet me kauzën e ndryshimit,ndarjës e të mires nga e keqja,fillimit të një epoke të re,vizioni të ri për një sitem demokratik më të avancuar dhe më të civilizur,për një mirëqenie ekonomike dhe avancimit të shtetit dhe një mënyre të re të qeverisjes.

Dalja në zgjedhje është rruga drejt katarzës!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat