Lufta kundër varfërisë, komunizmi kur jeton varfëron dhe vret!

Opinione

Lufta kundër varfërisë, komunizmi kur jeton varfëron dhe vret!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 14 janar 2021 Në ora: 10:50
Qamil Gjyrezi

Shqipëria ka kaluar diktaturën komuniste më të egër para viteve 90-të ku qëllimi i ish-diktatorit Enver Hoxha  ishte sundimi nëpërmjet varfërimit të popullit, që e konsideronte turmë në shërbim t ëish-diktaturës. Sot Rilindja neo-komuniste, po përdor të njëjtën strategji në përmbajtje, por ka ndryshuar formë duke qeverisur me mënyra misterioze, të cilat i varfërojnë cdo ditë dhe cdo orë të gjithë  Shqiptarët.  

Shqipëria po varfërohëet dita ditës dhe Rilindja dhe ministrat e Edi Ramës po pasurohen dhe bëjnë qejfë, cdo minutë dhe cdo orë. Sistemet misterioze, oligarkike si i Rilindjes me ideologji neo-komuniste nëpërmet varfërisë arijnë të kontrollojnë qytetarët e vet, sundojnë mbi varfërinë. Komunizmi në Shqipëri, jeton akoma dhe mistrat Rilindas janë përafqësuesit më tipik, të ish-komunizmit, varfëro dhe qeveris, dmth sundo! 

Cështë varfëria? 

Varfëria është material dhe sjell varfërinë mendore dhe shpirtërore. Varfëria është gjendja në të cilën mungon një sasi e caktuar jetike e pasurisë materiale ose të të hollave. Varfëria absolute apo skamja i referohet mungesës së nevojave themelore të njeriut, të cilat zakonisht përfshijnë ushqimin, ujin, higjienën, veshjen, strehimin, kujdesin shëndetësor dhe arsimimin. Varfëria relative përkufizohet si pabarazi ekonomike në vende apo në shoqëri në të cilën jetojnë njerëzit. Në pjesën më të madhe të historisë, varfëria është konsideruar gjerësisht si e pashmangshme, pasi mënyrat tradicionale të prodhimit ishin të pamjaftueshme për ti dhënë të gjithë popullsie një standard komod të jetesës. Pas revolucionit industrial, prodhimi masiv në fabrika e bëri pasurimin gjithnjë e më të arritsëm. I një rëndësie shumë të madhe është modernizimi i bujqësisë, në mënyrë që të sigurohet më tepër ushqim për të popullatën. Ofrimi i nevojave themelore në një vend nga ana e shtetit mund të kufizohet nga fenomene të të tilla si korrupsioni, ivazioni fiskal, borxhi dhe kushtëzimi i kreditimit si dhe nga largimi i profesionistëve jashtë vendit. Strategjitë themelore për rritjen e të ardhurave zakonisht përfshijnë lirinë ekonomike, sociale, dhe ofrimin e shërbimeve financiare. 

Ulja e varfërisë është një objektiv i madh dhe çështja për shumë organizata ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore.  

Rilindasit vjedhin të varfërit dhe të varfërit njeri tjetrin! 

Rilindja në këta 8 vite ka vjedhur njerzit, të varfërit duke sjellë një situatë pasigurie në Shqipëri. Si pasojë e varfërisë së tejskajshme njerëzit vjedhin njëri tjetrin. Në këta 8 vite ka patur shumë vjedhje të pasurisë së njerëzve, nga individë që nuk kanë asnjë mundësi për të siguruar jetesën minimale për një familje me nivel mesatar ekonomik. Ky kontigjent ose vjedh pasurinë e tjetrit, komshisë ose merret me drogë dhe përfundojnë në burgje, si rezlutat i varfërsië dhe papunësisë.  

Nevojat e Masllow dhe thëniet e Laertion! 

Piramida e Masllow , psh. e futë sigurinë në shkallën e dytë të nevojave të njeriut. Ne kemi mjaftë zbulime shkencore, pra nga Neuroshkenca që sigurinë e venë në vend të parë të nevojave njerëzore. 

Varfëria sjell edhe pasigurinë njerëzore dhe ul sigurinë e imunitetit njerëzor.  

Kur në Shqipëri ka familje që ushqehen vetëm një vakt, si mund të flitet për siguri njerëzore dhe imunitet njerëzor fizik dhe mendor!? Mbi 200.000 mijë familje në Shqipëri ushëqehen vetëm njëherë në ditë. Kryeministri aktual Rama, tallet dhe deklaron, se në kohën e pandemisë ushqehuni vetëm dy herë në ditë. Për vete dhe minstrat e tij ushqehet me byftek Nysreti që kushton 100.000 mijë lek dhe prandaj nukm ka nevojë të ushqehet për një javë, merr shumë kalori dhe energji! Dikur dikush e pyeti filozofin Laertion, se cila orë ishte më e mirë për të ngrënë! 

Dhe ai u përgjigj! 

Nëse je i pasur, kur të duash!  

Nëse je i varfër, kur të mundesh! 

Prandaj deklaron Edi Rama që ushqejuni  vetëm dy vakte, se ai dhe miqtë e tij hanë kur të duan, biles edhe në Dubai! 

Prandaj Edi Rama dhe miqtë e tij i mbajnë shqiptarët të varfër, që ata të ushqehen vetëm një vakt, se vetëm atëherë kanë mundësi për të ngrënë!! 

Vetëm ndryshimi i qeverisë, do të ulë varfërinë dhe rrisi sigurinë! 

Ndryshimi i qeverisë së Edi Ramës me miqtë e tij me 25 Prill, është i domosdoshëm!  Së pari për të larguar varfërinë dhe për të rritur sigurinë njerëzore dhe kombëtare! 

Vetëm një qeveri me kryeministër Lulzim Bashën që punon për njerëzit  24 orë në ditë, do ta ndryshojë këtë situatë dramatike psikologjike dhe sociale në favor të njerëzve në Shqipëri! 

Një kryemistër si Edi Rama, pauses i ideologjisë dhe metodave enveriste, që qeveris nga kompjuteri dhe bunkeri i Surrelit, do të sjelli vetëm varfëri dhe pasiguri  për të gjithë! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat