Anton Çetta fole një fjalë, një hile rreth teje po sillet vërdallë

Opinione

Anton Çetta fole një fjalë, një hile rreth teje po sillet vërdallë

Nga: Dedë Preqi Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:33
Dedë Preqi

Fole një fjalë profesor Antoni, nuk je mësuar asnjëherë me heshtë, pse tani po hesht, edhe pse heshtja e jote po thotë shumë, sidomos kohën e fundit, kur rreth teje po sillet një hile vërdallë, të cilën as ti nuk e ke menduar sa ishe gjallë.

Profesori Anton Çetta, një figurë fisnike dhe intelektuale, një figurë e njohur dhe prijës i pajtimit të gjaqëve në Kosovë e më gjerë, ka lënë pas vetës edhe gjurmat e veta të kësaj natyre, të cilat nuk mund ti mohojmë, apo anashkalojmë, që kanë një domethënie të vlerës njerëzore e kombëtare.

Prandaj, njerëzit e tillë sikur profesor Antoni dhe shumë të tjerë që ka Kosova, të cilët pajtuan me qindra gjaqe dhe ndalën me qindra gjakderdhje shqiptare, nuk duhet të futën në fjalorin politik, por me këto pikpamje këta njerëz duhet të quhen shenjtër, apo pejgamber të popullit dhe kombit vet.

Një dukuri brengosëse brenda nesh po ndodh, nëse institucionet tona bien në hall, se ku ta gjejnë një vend të përshtatshëm për vendosjen e një figure publike, e një figure të veqantë unifikuese, duke e merituar së paku të merr dy-tri metra tokë nga vendi i vet, e jo më shumë, ku do vendoset shtatorja e tij e bronzuar.

Profesori Anton Çetta e ka marrë domëthënjën e vet, që nga hapat e parë që ka inicuar ti bashkojë shqiptarët përmes pajtimeve të gjaqëve në Kosovë, i cili veproi së bashku me karvanin e pajtimtarëve të tjerë, me Zekira Canën, dom Lush Gjergjin, Mulla Xhevat Kryeziun, Latif Berishën dhe shumë studenta e veprimtarë të tjerë, të cilët do quheshin pajtimtarët e paqës të kombit tonë.

Pushteti është hallka kryesore e veprimëve dhe si i tillë edhe përgjegjësia bie nga kjo instancë njerëzore, edhe nëse ndodh të mos e merr këtë përgjegjësi një pjesë e saj, atëherë këtu kemi të bëjmë me një çrregullim shoqëror, ose me një organizim të pushtetit të gabuar, që kërkon të korigjohet, apo të përmirësohet një ditë, sepse është çështje e domosdoshme dhe përgjegjësi morale e kombëtare.

Është diçka e pa shpjegueshme me përgjegjen e Institutit Albanologjik të Kosovës, i cili sikur e anashkalon pranimin e shtatores të profesor Antonit, në oborrin e këtij Institucioni, kur edhe vet profesori ishte pjesë e kësaj qelize të rëndësishme institucionale e arsimore, por dhe diçka më tepër, që nënkupton për brezat e ardhshëm, të cilët prej këtyre njerëzve të kombit, do të nxjerrin mësim të shtrenjtë dhe historik.

Shtatorja e Anton Çettës, nuk i takon oborreve katedrale, edhe pse e kanë dhënë pëlqimin e tyre, duke mos bërë në këtë rast një krahasim me figurën e presidentit historik dr.Ibrahim Rugova, sepse përsonaliteti i Rugovës, i takon jo vetëm një oborri fetar, por edhe çdo oborri familjar dhe çdo pëllembe e tokës së Kosovës.

Prandaj, në brendinë e kësaj çështje nuk duhet të gjejmë shkas dhe dyshime të njerëzve që kanë hile dhe ligësi në shpirtin e tyre, të cilët mundohen të dëmtojnë dhe minimizojnë tolerancën tonë ndërfetare në Kosovë, që është shembëlli më i mirë ndërnjerëzor se çdo vend tjetër në botë.

Të gjitha shtatoret dhe figurat historike e kombëtare, të cilat kanë lënë gjurmë në memorjen e këtij populli, duhet të ruhen dhe të vendosen në vende të merituara, poashtu edhe shtatorja e orëakullit dhe pajtimtarit të madh e Anton Cettës, të mos anashkalohet, por të gjejë vendin e vet ku i takon, dhe ai vend do të ishte oborri i Institutit Albanologjik, ku ai veproi deri në frymën e fundit.

Krijimi i neglizhencave dhe zvarritjeve të rasteve të tilla e tërheq njeriun e shoqërisë tonë pa dashur në rrjedhat e pa natyrshme, vlera e të cilave është e lidhur ngushtë dhe direkt me elementin e kësaj shoqërie, sikur që është toleranca dhe mirëkuptimi ndëfetar, për të mos krijuar konfuzion të pa nevojshëm në mesin tonë që është shembulli më i çmuar i një bashkësie njerëzore dhe bashkëkohore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat