Vjosa Osmani deklason LDK-në e krahut të Isa Mustafës, e përforcon atë të Dr. Ibrahim Rugovës

Opinione

Vjosa Osmani deklason LDK-në e krahut të Isa Mustafës, e përforcon atë të Dr. Ibrahim Rugovës

Luan Dibrani Nga Luan Dibrani Më 15 janar 2021 Në ora: 11:35
Vjosa Osmani

Zonja Vjosa Osmani shpeshherë quhet grua e hekurt me vizion të Ibrahim Rugovës. E para e shtetit te Kosovës njihet si një përkrahëse e madhe e President historikë të Kosovës,Dr. Ibrahim Rugova.

Vjosa Osmani- është një patriote, intelektuale dhe një grua me vizion me parime kombëtare që tejkalon përmasat partiake dhe arrin të lidhë vizionin e Rugovës me atë që Kosova dhe qytetarët e saj duan dhe e meritojnë.

Ajo si parakusht ne rrugën e vet politike ka luftimin e kriminelëve. Kriminelet dhe korrupsioni nuk mund të luftohen nga të korruptuarit prandaj, krimin dhe korrupsionin mund të luftohen nga njerëz me duar të pastra siç është Vjosa Osmani.

Ajo ka krijuar një reputacion shumë te mire pran qytetareve te Kosovës nga e cila po mobilizohet me listën e saj qytetare ne garat e zgjedhjet parakohshme të 14shkurtit 2021.

Mobilizim dhe përgatitja e saj për ndryshim po paraqitet duke e pa shtetin tonë në rrezik. Populli nuk duhet te hezitoj dhe nuk duhet tu falet asnjë sekondë atyre që deri sot e shkatërruan shtetin tone ne ekonomi ,kulturë , shkence etj dhe të ardhmen e fëmijëve tanë“.

Në sondazhin e bërë nga shume mediume po del se , Vjosa po fiton me kundrejt rrugës se Mustafës me klasën politike te mplakur te devijuar nga rruga e Dr Ibrahim Rugovës..

Përveç kësaj, janë bërë edhe qindra komente, nga të cilat shumica janë pro Vjosa Osmanit me pozicionet e saj si pasardhëse e rrues se Ibrahim Rugovës .

Emër i madh i duhet LDK-së me orientim te rrugës se Presidentit historik Ibrahim Rugova e kjo i përket vetëm Vjosa Osmanit.

LDK-ja me orientimet e Isa Mustafës do të vazhdoj rënien e saj, pasi elektorati i ri, por edhe ai më besnik i LDK-së, dëshiron ndryshime në këtë parti dhe në gjithë Kosovën,Prandaj ky ndryshim dhe kjo kurorë i takon bartëses dhe ndjekjes se rrugës se Rugovës vetëm Vjosa Osmani. Nga kjo shihet se Vjosa Osmani deklason LDK-në e krahut të Isa Mustafes me rrugën e Dr.Ibrahim Rugovës nga e cila pritet qe deri ne 50 % ta rrudhe krahun e Isa Mustafes me rastin ndarjes se rrugëve politike me iniciativën qytetare me sloganin “Guxo“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat