Ramushi e ka shndërruar partinë e tij në thes të gabelicës!

Opinione

Ramushi e ka shndërruar partinë e tij në thes të gabelicës!

Nga: Dibran Demaku Më: 15 janar 2021 Në ora: 13:56
Dibran Demaku

Nëse anëtarët dhe simpatizantët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës deri më sot janë krenuar me Liderin e tyre(Rambon)nga sot e tutje ata duhet të ndihen të turpëruar!Dhe jo vetëm të turpëruar,por edhe të fyer!Të fyer me foton që Lideri i tyre ka nxjerrë sot në publik!

Kush kishte menduar më parë se Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj(i vetëquajturi Rambo)një ditë do ta pranonte në zyrën e tij të njohurën(?)Lindë(Morinën)dhe duke i buzëqeshur do ta bënte anëtare të partisë së tij!

Pas kësaj zgjedhjeje të Liderit të tyre(anëtarët e devotshëm të AAK-së,ata me kredibilitet)do të duhej të jepnin dorëheqje nga partia,të cilën Rambo e ka shndërruar në thes të Gabelicës!

Pas këtij rasti(skandaloz)Rambo e paska vulosur edhe fatin e vetë:nga sot e tutje çdo deklaratë e tij(edhe ajo dëshira e tij për t‘u bėrë president i vendit)do të merret si humor(hajgare)dhe vështirë se dikush do të ia japë kokrrën atij.(Me këtë veprim ia paska bërë një të mirë vendit dhe popullit)?!...

Për ata që nuk e kuptojnë se çfarë është thesi i Gabelicës një sqarim:Kur ishim fëmijë vinin nganjëherë lypsare të komunitetit rom(pa dashur që komuniteti në fjalë të fyhet) dhe kërkonin lëmoshë.Nënat tona u jepnin miell që u qëllonte nëpër maxhe.Dikush u jepte miell elbi,dikush miell gruni e dikush miell misri.Meqë lypsaret kishin vetëm një thes me vete,të gjithë me miellrat që merrnin i fusnin në një thes!Që nga atëherë ka mbetur edhe shprehja:Si në thesin e Gabelicës,mos u bë thes i Gabelicës etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat