Marrëveshje koti

Opinione

Marrëveshje koti

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 15 janar 2021 Në ora: 18:26
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Marrëveshje me vetveten, kjo është hipokrizi, ngase marrëveshja presupozon palët të cilat mungojnë, dhe në këtë rast kemi vetëm NJË: LVV-në, nga dy eksponentët; Kurti & Osmani!

Pozitën e Kryeministrit për z.Kurti, i cili s'do të jetë kandidat për deputet dhe konform saj as për Kryeministër sipas gardianit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës përmes Aktgjykimit i cili ndalon z. Kurti të jetë pjesë e Legjislativit dhe bartes i funksioneve shtetërore të mandatuar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës, siç është Kryeministri!

Marrëveshje koti!

Marrëveshja për Presidentin është "Marrëveshje pa hanxhiun", ngase nuk është target i vetëm pushtetit dhe as i vetëm opozitës, por i Parlamentit, ngase Presidenti në bazë të Kushtetutës, është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës, dhe jo vetëm vullnetin pushtetit imagjinar të LVV-së, para procesit zgjedhor për Parlament.

Marrëveshje koti!

Të dy eksponentët e LVV-së, Kurti & Osmani, e dinë mirë se asnjëri prej tyre s'do të bëhen as Kryeministër dhe as President, por këtë akt mashtrimi e lajthitje, e përdorinë si lak (kurth) për turmat të cilat udhëhiqen nga instinkti i tufës dhe gëlltisin çkado që u servohet.

Vazhdon lavazhi i trurit ndaj të ekspozuarve të mjerë, qytetar të Republikës së Kosoves të cilët t'vetmin pushtet kanë, të drejtën e votës në ditën e votimit, dhe të cilen u'a grabisin mashtruesit përfid të profilit të Chavezit, siq është bolsheviki Kurti dhe zonja Osmani!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat