Roli i sigurimit privat në shoqëri moderne! 

Opinione

Roli i sigurimit privat në shoqëri moderne! 

Nga: Armend Halimi Më: 15 janar 2021 Në ora: 19:07
Armend Halimi

Që nga paslufta në Kosovë sektori i sigurisë ka marr një dimension tjetër. Në të kaluarën (para vitit 2000), ka qenë e betonuar mendësia se siguria është vetëm çështje shtetrore. 

Bota demokratike prej kohësh sigurinë për veq se e trajton si nevoj, edhe si shpërndarje përgjegjësie shoqërore për ruajtjen e saj. Në këtë rrafsh, pamvarësisht fuqisë shtetrore apo zhvillimit (përjashtimisht vendeve ende me sistem diktatorial apo komunist), krahas institucioneve shtetrore për ruajtjën e sigurisë, operojnë edhe kompanitë private të sigurisë. Ky evulucion mbi sigurinë, nuk duhet parë vetëm si mundësi biznesi për sektorin privat, por edhe si nevoj e gjithëmbarshëme shoqërore. Është kështu ngase pamvrësisht forcës se sektorit publik të sigurisë (policisë), nevoja shoqërore për siguri (mirëqenie) është me kërkesa të parreshtura në mënyrë permanente. Andaj, sektorin publik dhe privat të sigurisë duhet parë si përgjigje ndaj këtyre kërkesave, kjo duke qenë kjart kompetencat mes këtyre dy sektorëve. Gjersa sektori publik ndër detyrat e shumta ka mbarvatjen e rendit dhe sigurisë me masa parandaluese dhe shtërnugeuese, sektori privat duke qenë përherë prezent thuajse me shtrirje të përgjithshëme në vende dhe kohë për veq me pika statike edhe ato patrulluese, është asistencë e madhe për vetë sektorin publik, ngase me kohë identifikon, për aq sa kanë mundësi (kompetenca teknike dhe fizike) parandalon dhe raporton aktivitetet dhe personat e dyshimtë apo keqbërës. Për veq kësaj, ky sektor përdallim institucioneve publike të sigurisë, për veq tjerash edhe kompenson dëmet klientit nën përgjegjësinë e marrur apo kontraktuar. Prandaj, duke pasur parasysh këto, roli i sigurimit privat është i madh, gjë edhe që duhet trajtuar të tillë. 

Sa i përketë anës profesionale, tani më çdo puntor sigurie i sektorit privat kalon nëpërmes një filtri të përgaditjës profesionale. Me anë  të ndjekjës së trajnimeve (në qendrën e trajnimit GFS Training Center, si institucion i liçencuar), çertifikohet dhe liçencohet për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Pas kalimit me sukses të kësaj faze, puntori i sigurisë private ka të kjart detyrat, kompetencat dhe autorizimet me baza ligjore (Ligjin për Shërbimet Private të Sigurisë),  dhe si i tillë konsiderohet person zyrtar. 

Për avancimin e kësaj fushe, janë të mirëseardhura ndryshimet ligjore, me çka edhe do të bëhet e mundshëme përgjigja akoma më efikase ndaj kërkesave të klientëve për siguri, ngase ekziston potenciali dhe vullneti për ecjen paralel me vendet e zhvilluara. 

(Autori është Menaxher/instruktor i Qendrës së trajnimit dhe çertifikimit të fushës private të sigurisë #GFS Training Center L.L.C)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat