Si erdhi deri te vrasja e Ahmet Krasniqit? Ja çka duhet të tregojë Bujar Bukoshi

Opinione

Si erdhi deri te vrasja e Ahmet Krasniqit? Ja çka duhet të tregojë Bujar Bukoshi

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 15 janar 2021 Në ora: 19:14
Bujar Bukoshi dhe Ahmet Krasniqi

Rifat Haxhiu, sipas prononcimit të tij por edhe siq e përshkruan në librin;

VJESHTA SHQIPTARE/

Sipas prononcimeve të Rifat Haxhiut kishte tendencë që kjo vrasje të kalojë në heshtje për t’u mos u bërë e madhe nga persona të pa përgjegjshëm në Qeveri, bile vet Kryeministri Bukoshi, me arrogancën e tij indiferent karshi me ne, por megjithate ushtarakisht, analfabet në Artin Ushtarak, kishte kërkuar edhe këte duke pyetur Rifatin se:

”A e vranë shumë a pak”? Ishte e pa imagjinueshme që një kryeministër parashtron pyetje cinike për ministrin e parë të luftës, që ishte ministër në qeverinë e tij, por me insistimin e Haxhiut dhe Xhafer Shatrit, lajmi e muar botën në të gjitha mediat kombëtare e ndërkombëtare, për vrasjen e ministrit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës Ahmet Krasniqit në mes të Tiranës.

Shtrohet pyetja pse s´iu dorëzua dekreti (vendimi) i Qeverisë Ministrit Ahmet Krasniqi për emërimin e tij në krye të ministrit të mbrojtjes nga ana e Bukoshit, por vetëm gojarisht iu kishte bërë e ditur emërimi, pse dhe kush tentoi ta heshtë vrasjen e tillë, duke e paraqitur si vrasje e rëndomtë e një qytetari të thjeshtë, por jo të një ministri të Qeverisë të cilën ai e drejtonte.

Bujar Bukoshi duhet të tregojë këte, nga kush merrte urdhëra dhe po qe se ishte i kërcënuar nga kush vinin ato kërcënime, a vinin nga persona të caktuar individ apo organizata ushtarake?

E pa kuptimta e atij atentati dhe vrasje makabre do mbetet si një hije e keqe dhe mjegull me re të zeza Tiranës zyrtare e sidomos ekzekutivit të të gjitha mandateve, për mosangazhim në hetimin e rastit dhe zbulimin e akterëve potencial.

Të gjitha qeveritë me radhë, jo që s´bënë përpjekjet minimale që të hetojë këtë vrasje të shëmtuar dhe makabre duke i sjellë urdhërdhënësit dhe dorasit para drejtësisë së shtetit shqiptar, por ato u pezulluan pas një kohe relativisht të shkurtër dhe rastin tragjik në fjalë e mbuloi turpi i kohës dhe pluhuri i harresës.

Për aktin e kryer, Qeveria socialiste e asaj kohe 98´, bëri të kundërtën, pezulloi hetimet dhe e mbylli rastin, me të cilin bëri një veprim të pa kuptueshëm dhe antiligjor, në këtë mënyrë mbrojti krimin dhe kriminelët duke iu dhënë alibi për të vepruar të lirë edhe në të ardhmen.

Shtrohet pyetja se kujt është përgjegjësia dhe pse u veprua në këtë mënyrë? Cili ishte roli i SHIK-ut dhe Fatos Klosit (Veteran i UÇK-së) i cili në shumë paraqitje mediatike e injoroi, anashkaloi vrasjen makabre, duke deklaruar se nuk di asgjë, a është kjo e vërteta të cilën Klosi e plason në opinionin publik, gjithësesi jo?

A është dashur Fatos Klosi të dijë një pregatitje atentati të llojit të tillë, apo është bashkëautor i tij, kjo mbetet të shihet në të ardhmen. Megjithatë shtetit shqiptar i bie një hije e keqe me re të zeza për aspiratat dhe pretendimet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, në njërën anë, a në anën tjetër s´bënë hapat minimal për ta hetuar, zbuluar krimin e organizuar e sjellur para drejtësisë urdhërdhënësit dhe kriminelët e kolonel Ahmet Krasniqit.

Historia do e vlerësojë si një turp të pa presedan këtë vrasje makabre dhe do e klasifikojë si vrasjen e shekullit, pas vrasjes së Azem Hajdarit. Shtrohet pyetja e thjeshtë a kanë lidhje këto dy vrasje njëra me tjetrën!? Me sa unë marr vesh në historikun e saj përgjigjja është po, ja pse mendoj kështu:

Në opinion është lansuar një propagandë e pa skrupullt se: ”Disa pjesëtar të FARK-ut kanë marrë pjesë në revoltën e 14 shtatorit 1998 para kryeministrisë në Tiranë”, duke u bërë bashkëpjesëmarrës në ”Grushtin e Shtetit” siq e quajnë mediat me orientim të majtë shqiptar dhe disa opinionistë dhe grupe të caktuara në Kosovë të përafërt me të majtët.

Protagonisti i këtij shkrimi ka hulumtuar dhe kontaktuar persona nga ministria e rendit të shtetit shqiptar dhe ka gjetur një pjesëtar i cili ishte prezent para kryeministrisë në detyrë at kohë, duke bërë orvatje që të ruhet objekti dhe masa e gjërë t´mos depërtojë mbrenda godinës.

Nga xhirimet filmike shihet dhe vërtetohet kjo që e pohoj unë, ushtarë të uniformuar me amblemë të UÇK-së, por as të FARK-ut, s´ka pasur në turmën e masës së revoltuar para objektit dhe përreth kryeministrisë.

Sa i përket amblemave të FARK-ut, të tilla s´kanë ekzistuar gjatë tërë luftës dhe këte e ka spjeguar profesori Nazmi Musa, se çka i kishte thënë kolonel Ahmet Krasniqi kur e ka pyetur se pse eprorët e karrierës hyjnë në Kosovë me amblema të UÇK-së.

Për të qenë edhe më konkret dhe bindës me këte që them dhe deklaroj hulumtoni dhe gjejeni përsonin e apostrofuar i cili ishte në detyrë më 14 shtator 1998 para kryeministrisë së shtetit shqiptar i cili quhet Urim Gjata, për ta marrë opinionin e tij në lidhje më këtë ngjarje.

Vallë a mos i kishte dhënë alibi kjo propagandë se FARK-u në krye të cilit ishte kolonel Ahmet Krasniqi kishte simpati ndaj PD-së dhe udhëheqësit shpirtëror Salih Berishës, pjesëmarrës i revoltës për tentim ”Grusht Shteti” dhe për këte Krasniqin e mbajnë përgjegjës dhe duhet mënjanuar fizikisht, pra likuiduar në atentat të planifikuar dhe pëgatitur mirë, kjo pyetje i dedikohet Fatos Klosit?

Ministri Krasniqi i vrarë, në murgun e Tiranes me tull nën kokë, skenë tragjike e dhimbshme dhe nënqmuese për te, për ne dhe familjen, ai nuk ishte Pablo Escobar!!!/ Vazhdon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat