Dy tirani politike që kërkuan ta merrnin presidencën e Shteteve të Bashkuara

Opinione

Dy tirani politike që kërkuan ta merrnin presidencën e Shteteve të Bashkuara

Nga: Spartak Ngjela Më: 15 janar 2021 Në ora: 21:51
Spartak Ngjela

Dy tirani politike kërkuan me të gjithë mjetet që të mund merrnin presidencën e Shteteve të Bashkuara, duke filluar që nga viti 1928 e deri më vitin 1933.

Tani, në vitin 2021, po e kërkon me kryengritje edhe tirania moderne ruse, Putin.

l.

Tirania e parë ruse, ishte ajo e Stalinit në Moskë, e cila, që nga viti 1929 e deri në vitin 1941 vuri në lëvizje gjithçka që të vendoste në Uashington një president komunist; por nuk e arriti dot qëllimin e saj.

Tirania e dytë ishte tirania hitleriane, e cila nën programin anti-komunist dhe anti-semit, me liderin e vet nazist në Amerikë, dhe partinë naziste, aty u mbështet në një të ashtuquajtur "vëllazërim" amerikano-gjerman, duke shfrytëzuar emigracionin e gjerë gjerman në Shtetet e Bashkuara.

Pasi i ndoqën me ethe zgjedhjet e vitit 1932, nazistët u revoltuan kundër zgjedhjes si president të Franklin Delano Roosevelt në këtë vit. Por, gjatë inagurimit të presidentit Roosvelt, në janar të vitit 1933, grupet naziste kërkuan që, me një plan të strukturuar, të rrëzonin qeverinë amerikane me një grusht shteti. Grushti i shtetit u shkatërrua plotësisht.

Por, historia përsëriti vetveten, sepse në janar të këtij viti, Donald Trump, me ndihmën e tiranit të Rusisë, Vladimit Putin, me një lëvizje të tipit neonazist, në 6 janar 2021, bëri grusht shteti për të rrëzuar qeverinë e ligjshme amerikane të Joe Binden-it, njëlloj si nazistët amerikanë të vitit 1933. Kryengritja u shkatërrua para Kongresit Amerikan.

ll.

Gjithsesi, tani gjithçka po shkon drejt shkatërrimit të grusht-shtetit të datës 6 janar 2021. Por, ajo që duhet përmendur është fakti që, kryengritja e 6 janarit, nuk ka më forcë, dhe grushti i shtetit që mendonte avancim nga liderët e tij, në favor të Trump-it, me rastin e inaugurimit të presidencës Biden në 20 janar të këtij viti, po duket i vdekur.

Sot, Uashingtoni është i blinduar me forca ushtarake, forcë kjo që arrin deri në 20 mijë ushtarë dhe oficerë që mbrojnë Kongresin Amerikan në Kapitol Hill.

Po Trumpi çfarë po bën?

Ai është i turbullt se Dhoma e Përfaqësuesve e rrëzoi me Impichment.

Tani çështja është në senat për t 'u gjykuar në lidhje me akuzën që i është bërë Trump-it për nxitës të kryengritjes në 6 janar 2021. Dhe kjo kuptohet se e ka paralizuar çdo plan çmendurie që kërkon të vendosë në Uashingtoni një president të pavotuar.

Amerika e mposhti edhe grusht-shtetin e dytë historik, në ecurinë demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat